POLITIKE

“Politika ka bërë hapa pas!” – Gazmend Oketa: Është bërë më e korruptuar dhe e lidhur me krimin!

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Prill 2026, 17:46

“Politika ka bërë hapa pas!” – Gazmend Oketa:

Ish-ministri demokrat i Mbrojtjes, Gazmend Oketa u shpreh kritik ndaj politikës shqiptare, duke theksuar se ka bërë hapa pas në zhvillimin demokratik. I ftuar në News24, ish ministri theksoi se politika është bërë më e korruptuar dhe më e lidhur me botën e krimit. 

Ai e cilësoi parlamentin si të mbushur me “një klasë injorante e servile”, duke theksuar se përgjegjësia kryesore bie mbi kryeministrin, por edhe mbi opozitën, jo vetëm për faktin që sot ndodhet në opozitë, por edhe për marrëveshjet dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Sipas tij, një gabim i madh ka qenë trajtimi i çështjeve të pronës dhe liberalizimi i universiteteve, duke krijuar mundësi për një pjesë të elitës politike që të privilegjojë servilizmin politik mbi meritokracinë.

“Mendoj që Shqipëria nuk është ajo që pritej, është vend që akoma diskuton zgjedhje e lira apo jo të lira. Fatkeqësisht që mjafton të hedhim sytë nga parlamenti aktual për të kuptuar sesa hapa pas ka bërë politika, sa e korruptuar dhe sesa e lidhur është bërë me botën e krimit. Parlamenti është mbushur me një klasë injorante e servile, ku përgjegjësinë kryesore e ka kryeministri por edhe opozita.

Jo për faktin që sot është në opozitë, por për marrëveshjen e 2008, ndryshimet kushtetuese, gabimin më të madh që gjykoj se ka bërë pas trajtimit të çështjeve të pronës që është liberalizimi i universiteteve, pajisja me karton e cilido injoranti, që rrugën më të shkurtër e kanë anëtarësimin në partive politike, servilizmin politik dhe ja ku e kemi produktin. Ja ku jemi sot. Unë besoj se Shqipëria ka përfituar nga anëtarësimi në NATO, qoftë për shkak të perceptimit të cilitdo që sovraniteti i Shqipërisë nuk preket. “, u shpreh ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?