POLITIKE

"Pritet një sasi e konsiderueshme raketash!" Ministri i Mbrojtjes në Kosovë: Po ndërtojmë ushtri me standarde të NATO-s

M.B. Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 09:03

"Pritet një sasi e konsiderueshme raketash!" Ministri i Mbrojtjes

KOSOVA- Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri me kapacitete të plota është duke u bërë më shpejt seç ka qenë e planifikuar, sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ai konfirmon se numri i pjesëtarëve të FSK-së tashmë ka kaluar 4.300 dhe se, brenda vitit të ardhshëm, pritet të arrijë mbi 5.000. FSK-ja është në proces të transformimit në ushtri që nga viti 2018. Në fund të tranzicionit, më 2028, ajo parashihet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë - prej tyre 5.000 aktivë, të tjerët rezervistë.

“Objektivat tona po realizohen më shpejt seç ka qenë e planifikuar fillimisht - gjë që tregon përkushtimin tonë ndaj zhvillimit të FSK-së”, thotë Maqedonci.

Sipas tij, forca ushtarake është duke u ngritur sipas standardeve të NATO-s - aleancës 32-anëtarëshe, ku Kosova mëton të anëtarësohet. Ai thotë se pjesëtarët e saj janë duke u trajnuar në akademitë ushtarake të NATO-s dhe duke zbatuar doktrinën e saj. Për më tepër, shton Maqedonci, “të gjitha blerjet tona ushtarake realizohen nga vendet anëtare të NATO-s”.

“Ky është një standard, i cili garanton pajisje cilësore dhe përputhshmëri të plotë me sistemet e aleancës”, thekson ai.

Sa i përket mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, ministri vlerëson se Kosova ka kapacitete shumë më të avancuara, krahasuar me disa vite më parë. Për shkak të ndjeshmërisë së informacionit, ai nuk jep detaje se çka prej armatimit posedon vendi, por, mes tjerash, përmend “një flotë të dronëve Bayraktar” dhe “sisteme të tjera të fluturakeve pa pilotë”.

“Ne kemi prokuruar sisteme të ndryshme nga vende të ndryshme dhe disa prej tyre janë të përafërta me Javelin-in”, thotë Maqedonci, duke iu referuar sistemit kundërajror amerikan, i cili ka aftësi të avancuara kundër mjeteve të blinduara.

Vitin e kaluar, Kosova ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve të tillë dhe Maqedonci thotë se, aktualisht, është duke u bërë pagesa e tyre.

“Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së i ka zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit dhe ne jemi tashmë në fazën e ekzekutimit të pagesave. Gjatë këtij viti, pritet të arrijë një sasi e konsiderueshme e këtyre raketave”, thotë ministri Maqedonci.

Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile. Në këtë organizatë, ku vendimet merren në mënyrë unanime, janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Spanja, Sllovakia dhe Rumania. Por, Maqedonci thotë se “shumica e vendeve anëtare të NATO-s e njohin FSK-në me mandatin e saj ushtarak”.

“Ne po punojmë që në të ardhmen e afërt, NATO-ja t’i njohë ndryshimet tona ligjore - çfarë do të mundësonte edhe një përfshirje më të madhe të FSK-së në operacionet e përbashkëta të NATO-s”, thotë ai.

“Për ne është thelbësore që SHBA-ja - si partneri ynë kryesor strategjik - së bashku me vendet kryesore të NATO-s, të kontribuojnë në ndërtimin dhe forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, shton ministri kosovar i Mbrojtjes.

Praninë e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, në Kosovë, ai e përshkruan si një faktor kyç në “zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit”.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe t’i bashkërendojmë veprimet tona me KFOR-in dhe NATO-n për të siguruar zhvillimin e duhur të sektorit të mbrojtjes”, thekson ai.

Në vazhdën e zhvillimeve të fundit gjeopolitike, ministri thotë se për katër vjetët e ardhshëm, parashikohet një buxhet prej mbi 1 miliard eurosh për mbrojtjen e Kosovës. Edhe në katër vjetët e kaluar, buxheti për këtë sektor ka shkuar duke u rritur - nga 67.3 milionë euro në vitin 2021, në 207.8 milionë euro këtë vit./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë