POLITIKE

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon gardën ushtarake të Iranit

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 12:37

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon

TIRANA- Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si burim financimi i një rrjeti kompanish turko-iraniane të sanksionuara nga Shtetet e Bashkuara, biznese të lidhura me gardën ushtarake të Iranit dhe kontrabandën e hidrokarbureve.

Por le ta nisim këtë histori që nga fillimi.

Në vitin 2022 fill pas luftës në Ukrainë, ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim doli publikisht në mbështetje të një projekti që parashikonte të sillte në Shqipëri dy Anije të Gjenerimit Termik (AGT) nga Bangladeshi. Këto dy AGT presupozoheshin të prodhonin energji elektrike.

Shteti shqiptar kreu një procedurë të dyshimtë dhe të nxituar për blerjen e dy AGT-ve, të cilat u sollën nga një kompani amerikane.

Këto anije të gjenerimit termik, AGT, prodhojnë energji me kosto të paktën 4 fish më të lartë se kostoja energjisë që eksporton Shqipëria, sipas një investigimi ndërkombëtar që ka konsultuar Hashtag.al.

Ky rendiment mizerabël, bëri që vënia e tyre në punë të vononte, por kontrata e lidhur e detyron shtetin shqiptar që t’i përdorë dy AGT-të.
Ndaj dhe për t’i ndezur dhe për t’i vënë në punë, duhej siguruar karburant.

Për këtë arsye Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bëri porosi në tregun ndërkombëtar për sigurimin e sasisë së parë të karburantit prej afro 21 mijë ton. Kjo sasi karburanti me vlerë 11 milionë dollarë mbërriti në Shqipëri në fillim të muajit Nëntor 2024.

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon
Në faturën e importit të siguruar ekskluzivisht nga Hashtag.al, rezulton se importuesi është Koorporata Energjitike KESH, e cila nuk mendohet të ketë licensë për import/eksport karburantesh.

Por surpriza e vërtetë është kompania që e ka shitur këtë sasi karburanti.

Kjo kompani quhet “EMAD Energy S.A”, rezulton e regjistruar në Zvicër dhe sasinë prej 20 mijë ton karburant e ka sjellë nga Algjeria.

EMAD, është gjithashtu emri i një rakete të famshme iraniane, me të cilën ky shtet dikur mburrej se do të shfaroste Izraelin. Pronarët e saj janë ende të pa ekspozuar, por një paketë dokumentesh dhe e-mail-esh të siguruar nga Hashtag.al tregon se kjo kompani ka sjellë në Shqipëri të tjera sasi karburanti nga Algjeria në vitin 2021 dhe këtë biznes e ka bërë në bashkëpunim me një grup turk të quajtur ASB Group, që është sanksionuar zyrtarisht nga SHBA-të vitin e fundit. (Lexoje këtu)

E-mail-et e siguruara nga Iran-Leaks, sugjerojnë se në vitin 2021, administrator i kompanisë “EMAD Group SA”, komunikonte me një nga menaxherët e grupit turk ASB, për të sjellë në Shqipëri rreth 3400 ton karburant, ku çmimi përcaktohej nga “Sonatrach”, që nuk është gjë tjetër veçse kompania shtetërore e naftës në Algjeri.

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon

Algjeria është një ndër shtetet me miqësore ndaj Iranit dhe të dyja shtetet kanë fuqizuar bashkëpunimin në fushën e energjisë. Por konsultimi i dokumenteve të Iranian-Leaks, i çon shumë më thellë rrënjët e grupit turk ASB në Shqipëri.

Rezulton se grupi i sanksionuar turk ASB, në vitin 2020 ka realizuar një operacion të shitjes së naftës iraniane në vlerën e 36 milionë dollarëve, duke përdorur si bazë Shqipërinë. Në Shqipëri është e regjistruar një kompani me pronarë turq e quajtur “MAC General Trading shpk”.

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon

Nga të dhënat e Iran-Leaks rezulton se përfaqësuesi i kësaj kompanie i quajtur Murat Halli, komunikonte me e-mail me përfaqësuesin e ASB Group në Turqit të quajtur Kazim Oztaz për tregtimin nëpërmjet Shqipërisë të një sasie karburanti me vlerë 36 milionë euro.
Shtetasi Kazim Oztaz u dënua tre vite më vonë nga një gjykatë amerikane, për thyerje të embargos së naftës dhe u sanksionua. 

E-mailt e Iran Leaks kanë zbuluar se fatura tatimore e kompanisë shqiptare MAC General Trading shpk është realizuar me një filial të ASB Group, por një kontratë konfidenciale e zbuluar nga paketa e e-mail-eve sugjeron se në fakt kompania shqiptare e ka blerë naftën drejtpërdrejt në Iran në sajë të një marrëveshje direkte me kompaninë iraniane “Madolia Group”. 

Tregues ky se në vitin 2020 Shqipëria ka qenë bazë e operacioneve për kontrabandimin e naftës iraniane dhe shmangies së embargos dhe sanksioneve të vendosura.

Projekti i mbështetur nga ambasadorja amerikane, dyshohet se financon

Për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur duhet shpjeguar motivi pse qeveria shqiptare i ka hyrë kësaj loje me Iranin. Arsyeja nuk është Irani në vetvete, por marrëdhënia e ngushtë e kryeministrit Rama me presidentin e Turqisë Erdogan si dhe paaftësia e ministres së tij të Energjisë, Belinda Balluku, për të shmangur implikimet, ose të paktën për të fshehur pak më mirë gjurmët.

Grupi turk i sanksionuar ASB, ka pronar shtetasin Sitki Ayan. Ai është në ortakëri dhe joint-venture nëpërmjet të paktën 12 kompanive me gardën ushtarake të Iranit, e cila ka kontrollin e shitjes së naftës së këtij vendi.

Sitki Ayan nuk është thjesht një biznesmen turk që punon me iranianët, ai është një mik shtëpie i Erdoganit dhe bën pjesë në rreshtin e parë të të besuarve të tij.

Aksesi i kompanive të kompromentuara turke që punojnë me kompani qeveritare shqiptare si KESH apo që kanë përdorur Shqipërinë si bazë operacionale të thyerjes së sanksioneve buron nga marrëdhënia e ngushtë e Ramës me Erdoganin.

Së fundmi një ish-punonjës i Pentagonit i quajtur Michael Rubin ka pretenduar në një analizë (lexoje këtu) se ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim ka toleruar këtë marrëdhënie mes Ramës dhe Erdoganit e shtyrë nga ambicia e saj e shpallur që të bëhej ambasadore e SHBA-ve në Turqi. / Hashtag.al

juri kim

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë