POLITIKE

"Projektligji i kërkimit shkencor duhet tërhequr"/ Ina Zhupa: Cenon kushtetutën, bie ndesh me ligjet e vendit e politizon shkencën

I.A Përditësimi i fundit 28 Tetor 2024, 11:59

"Projektligji i kërkimit shkencor duhet tërhequr"/ Ina

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Medias dhe Arsimit në Kuvend, Ina Zhupa ka kërkuar tërheqjen nga qeveria të projektligjit për kërkimin shkencor. Me anë të një deklarate për mediat,  Zhupa ka dhënë të gjithë argumentet se pse ky projejtkligj cenon Kushtetutën, bie ndesh me ligjet e vendit dhe politizon shkencën. Sipas saj, ky eksperiment është bërë një herë në kohën e diktaturës dhe ka dështuar.

Prej disa ditësh diskutohet projektligji për kërkimin shkencor në Shqipëri, një projektligj skandaloz që bie ndesh me kushtetutën dhe me ligje të tjera si ligji Arsimit Lartë dhe ligji i Akademisë së Shkencave dhe prap ka kaluar dy komisione parlamentare si ai i Ligjeve dhe ai i Çështjeve Europiane. Nesër ky projektligj është futur për miratimin në komisionin përgjegjës, komisionin që unë drejtoj nëse nuk do ishin përjashtimet pa rregullore për ta miratuar dhe kaluar në seancë plenare. Kërkimi shkencor dhe shkenca nuk është çështje elitare, por çështje kombëtare sepse lidhet me zhvillimin e vendit, me kapitalin njerëzor të vendit dhe me të ardhmen e tij si vend i zhvilluar apo si vend “depozitimi mbetjesh, refugjatësh, droge, krimi”

Dua të bëj të qartë që kundërshtojmë këtë projektligj ashtu si kundër mbështeteshim qëndrimet kundërshtuese dhe amendimet e sindikatës së arsimit lartë dhe konferencës së rektorëve. Arsyet themelore por jo të vetmet pse ku projektligj është i papranueshëm për ne. Së pari ligji duhet mos bjer në kundërshti me Kushtetutën, sic bie tashmë në pikën 7, të nenit 57 se, “7. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë dhe liria akademike janë të garantuara me ligj”. Në zbatim të kësaj dispozitë kushtetuese, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartënë Republikën e Shqipërisë”, i cili në pikën 2/a, të nenit 3, ka përcaktuar se, Liria akademike garantohet nëpërmjet së drejtës,për të organizuar veprimtaritë e mësimdhënies, ato kërkimore-shkencore, të inovacionit, si dhe veprimtaritë krijuese.

Së dyti gjithë përplasjet me ligjin “Të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit shkencor” duhet të zgjidhen në mënyrë integrale në ligj. Duke mos marr kompetencat e njësive kërkimore të IAL- sic janë edhe departamenti, shkolla doktorale, instituti apo qëndra kërkimore. Është shumë serioze që projektligji nuk përfshin në subjekte të kërkimit shkencor departamentet mësimorë dhe shkencorë të IAL-ve. Në këtë mënyrë, projektligji krijon kushtet për ndarjen e IAL-ve në dy pjesë, në departamente aktuale që zhvishen nga përmasa e tyre e kërkimit shkencor dhe në departamente shkencore pa pasur kush që të zhvillojnë edhe mësimdhënien. Duke e kthyer këtë në një model organizimi të IAL-ve, projektligji bie sërish në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë.

Së treti zhbërja e këshillit shkencor me përbërje ministrash dhe drejtorësh politik me në krye kryeministri Rama, një model antishkencor dhe antieuropian. Veçse futje duarve në kontrollin e dijes duke tentuar të centralizoj shkencën. Përbërja e këshillit manifeston vullnetin, për të zhbërë reformën në kërkimin shkencor dhe ta rikthejë nën Akademinë e Shkencave dhe Ministrive, i manifestuar me tendencat centralizuese të para viteve 90, që koha provoi se ishte një eksperiment i dështuar,

Së katërti Projektligji i jep tagër ministrit të klasifikojë fushat e kërkimit shkencor, si detyrim për shkencën! Ndërkohë kjo është pa sens. Tjetër është liria për kërkimin shkencor dhe tjetër janë prioritetet që mund të ketë shteti dhe shoqëria në këtë fushë. Këtë e rregullon qartë ligji për arsimin e lartë kur kërkon që IAL-të t’i kenë orientuar programet e tyre në fushat prioritare, bazuar dhe në Vendimin nr. 386, datë 1.6.2022. Fushat e kërkimit shkencor, duhet të bazohen në Manualin e Fraskatit të OECD-së dhe jo si prerogativë qeveritare, e cila krijon problematikë në parimin e autonomisë dhe lirisë të kërkimit shkencor.

Së pesti projektligji propozuar i jep role dhe funksione të jashtëligjshme Akademisë së Shkencave.  Sipas këtij projekti Akademia e Shkencave është edhe institucion zhvillues, edhe institucion vlerësues, duke i dhënë funksion kontrolli të veprimtarive kërkimore-shkencore, përfshi edhe ndaj IAL-ve. Ligji për akademinë e shkencave në Republikën e Shqipërisë nuk i jep asnjë kompetencë ushtrimi autoriteti as asamblesë, as seksioneve, as komisioneve dhe as kryesisë dhe as kryetarit të akademisë së shkencës jashtë atij institucioni.

Aq më tepër që krijohet një pabarazi në kompetencat dhe në autoritetin e akademisë së shkencave dhe IAL-ve. Sipas përcaktimeve të mësipërme të këtij projektligji, Akademia e Shkencave bën vetëvlerësimin e punës kërkimore dhe shkencore të instituteve dhe qendrave të kërkim- zhvillimit, që ka në përbërje të saj, kurse IAL-ve u hiqet e drejta për të vlerësuar punën kërkimore dhe shkencore të tyre.

Së gjashti krijon mbivendosje, paqartësi dhe përplasje në përfitimin e titujve dhe gradave dhe krijon emërtime të reja për kërkimin shkencor. Ndërkohë që një doktor, prof.asoc, apo prof.dr i merr këto tituj edhe grada dhe nëpërmjet punës kërkimore shkencore. Edhe vlera e tyre bëhet relative në drejtim të projektit të ri të qeverisë.

Së shtati   Kriteret dhe procedurat për krijimin e instituteve dhe të njësive të veçanta publike të kërkimit shkencor, si dhe krijimi i tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.…”.  Ky nen lë hapësirën, për të krijuar njësi të veçanta pranë IAL-ve, që nuk krijohen në bazë dhe në zbatim të rregullave të brendshem të institucionit. Vlerësojmë se, këtu paraqitet dukshëm një premisë, për shkëputjen e njësive dhe instituteve të krijuar në IAL.

Së fundmi mbyllja e instituteve shkencore ka non sense me procese që varen nga ministria: fillimisht i paralajmëron, pastaj i vrojton dy vjet dhe më pas i mbyll. Pikë së pari për IAL që mund ti krijojnë këto qendra apo institute me para jo publike, nuk ka asnjë arsye pse të ketë rol në mbylljen e tyre ministria. Dobia apo padobia shkencore e vendos vetë komuniteti shkencor dhe a ju publikohen apo vlerësohen, ndërsa dobia financiare i takon financuesit. Për qëndrat me para publike duhen përpunuar kritere vlerësimi që çdo njeri është i aftë ta mas vetë punë dhe vetvetiu gjykohet vazhdimi ose mbyllja. S’ka asnjë arsye të vendos ministria, me komisione e procese të mbyllura mbi mbylljen ose jo.

Përsa më lart por edhe arsyeje të tjera më specifike ne e kundërshtojmë plotësisht draftin në kuvend dhe bëjmë thirrje për tërheqjen e tij. Ne duam të besojmë që Rektorët nuk do të bien pre e mekanizmat presionues ose miklues të qeverisë për mos bërë ndryshime ose për të bërë ndryshime të vogla retushuese dhe duke lënë pedagogët dhe universitet në mëshirë të politikës dhe me një ligj që nuk e gjen në asnjë vend të Bashkimit Europian. Ne do i qëndrojmë kundërshtime tona dhe do ndjekim çdo rrugë demokratike për të mbrojtur interesat e pedagogëve, studentëve, kërkuesve shkencor dhe gjithë akademikëve në vend.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë