POLITIKE

"Prokurori Dado vrasës me pagesë"/ Veliaj vijon sulmet nga qelia: Do demaskoj një pis që godet për llogari të Saliut!

b.z Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2025, 13:57
"Prokurori Dado vrasës me pagesë"/ Veliaj vijon sulmet nga
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorit të SPAK, Olsi Dado. Në një reagim të dytë brenda ditës, nga qelia e burgut të Durrësit, Veliaj ngre akuza sërish se Dado ka firmosur arrestimin e tij për llogari të kreut të PD-së, Sali Berisha. 

Veliaj shkruan se sulmet e tij nuk janë për SPAK-un si institucion, por specifikisht për prokurorin Olsi Dado që sipas Veliajt ka abuzuar me dosjen e tij.

Veliaj ka sjellë në vëmendje deklaratat e Berishës i cili tha se "SPAK duhet të shkrihet me çdo kusht", teksa thotë se Dado e ka dërguar në burg pa gjyq para zgjedhjeve, ndërkohë që Berisha është i lirë dhe kërkon të shkrijë SPAK-un. 

Veliaj shkruan se nëse e keqja e Berishës quhet SPAK, e keqja e SPAK-ut vetë quhet Olsi Dado, të cilin kryebashkiaku e ka etiketuar si një “vrasës me pagesë”. Veliaj shton se sulmet e tij të publikuara nga qelia kanë për qëllim të demaskojnë prokurorin Dado, që sipas tij godet për llogari të kryedemokratit Berisha.

Reagimi i Veliajt:

Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!

E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut! Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!

Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.
Por, ndërkohë i siguroj se ndryshe nga Saliu i Nesti Dados, unë nuk e kam me SPAK-un, po me abuzimin e një kllouni me të gjithë përpjekjen popullore për drejtësi.

Ndryshe nga Saliu, unë nuk dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un, por dua dhe do të luftoj deri në fund me një pervers që, për llogari të Saliut, më mbyll mua në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu livadhis e kërkon vota për të shkrirë SPAK-un.

Ndryshe nga Saliu, të cilit as i është kontrolluar banesa, as i janë marrë telefonat familjarisht, as i janë vënë në kurriz “prona të fshehura” në emër të vajzës a djalit, mua më kanë ndodhur të tëra këto e më keq se kaq, por unë nuk e kam asgjëkundi me reformen në drejtësi, me SPAK-un apo me kolegë të Ols Angonit, që meritojnë mbështetje dhe respekt.
Tani ç’të them, e keqja ka emër dhe nëse për Saliun mbretin e kënetës, e keqja quhet SPAK, për mua e keqja e ime dhe e SPAK-ut vetë quhet Ols Dado, një “vrasës me pagesë”, që aspak çuditërisht këmbët prej gjarpëri i ka në kënetën e Saliut.
Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë