POLITIKE

Protesta e opozitës/ Bllokuan qarkullimin rrugor, Policia e Elbasanit arreston 3 persona, nisin hetimet për 3 deputetë të PD-së

M.B. Përditësimi i fundit 30 Tetor 2024, 10:13

Protesta e opozitës/ Bllokuan qarkullimin rrugor, Policia e Elbasanit

ELBASAN- Një ditë pas protestës së opozitës për mosbindje civile, policia ka nisur me hetimet. Konkretisht mësohet se Policia e Elbasanit ka arrestuar 3 persona për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu bëhet me dije se janë vendosur nën hetim 3 deputetët e opozitës Tomorr Alizoti, Tritan Shehu dhe Qani Xhafa. Policia njofton se nën hetim janë vendosur dhe disa protestues teksa 3 janë shpallur në kërkim.

NJOFTIMI:

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. A. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit. Më tej, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

protesta

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë