POLITIKE

Protesta e thirrur te Kuvendi/ Berisha: Revoltë për Shqipërinë! Të largojmë qeverinë e narkoshtetit!

b.z Përditësimi i fundit 5 Qershor 2024, 20:51
Protesta e thirrur te Kuvendi/ Berisha: Revoltë për
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha u ndal gjatë fjalës së tij në tubimin e përditshëm qytetar te protesta që pritet të zhvillohet ditën e nesërme te Kuvendi, pas investigimit të RAI3 që e cilësonte Shqipërinë si një narko-shtet.

Berisha u shpreh ndër të tjera se kjo protestë sipas tij është një revoltë për Shqipërinë. Berisha shprehet se Eurostat e ka faktuar se në 10 vite Shqipëria ka humbur 1 milion banorë, dhe se për të tretin vit radhazi në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje.

Sipas tij përgjegjës për këtë është kryeministri Rama, ndaj qytetarët duhet ti bashkohen protestës te Parlamenti për të larguar regjimin që sipas tij ka shkatërruar Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama nuk do që Sali Berisha të flasë të vërtetat e narkoshtetit të tij. Edi Rama nuk do që Sali Berisha të denoncojë vjedhjet monstruoze. Edi Rama ka tmerr se Sali Berisha lider të opozitës me platformën e tij do të sjellë opozitën në fitore dhe do përmbysë pushtetin e tij. Por sot nuk është më nevoja që Sali Berisha ta thotë të vërtetën. Nuk është më nevoja që Rai 3 apo Bild të thonë të vërtetën.

E vërteta sot është drama më e madhe në historinë e kombit shqiptar. E vërteta është se vendi ynë, në mes të Europës, i bekuar me pasuri nga më të mahnitshmet, klimë dhe begati, po vdes.
Shqipëria po vdes të dashur miq. Eurostat e ka faktuar se në 10 vite kemi humbur 1 milion banorë. Po 1 milion banorë janë 35% e popullatës! Rinia shqiptare është në vend të dytë në botë pas Sirisë për largime nga ky dhe i bekur. Për të tretin vit radhazi në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje. Dhe ky trend po thellohet vit pas viti. Sepse një komb nuk jeton dot nëse qeveriset nga narkoshteti.

Një komb është i dënuar me shuarje nëse qeveriset nga narkoshteti. Një qytetar është i destinuar me poshtërim dhe marrje të lirisë nëse qeveriset nga narkoshteti. Për atë nuk ka siguri jete, prone, veprimtarie, lirie, të drejtash. Dhe e vërteta kryesore është se narkoshteti është Edi Rama dhe Edi Rama është narkoshteti. Prandaj nesër, ditën e enjte përpara parlamentit. Ora 10:00. Nuk ka më rëndësi je demokrat, opozitar, socialist, i pa parti, shoqëri civile, i ri apo i vjetër. Nëse je shqiptar. Nëse e do flamurin e kombit. Nëse e do familjen. Nëse e do demokracinë. Nëse e do dinjitetin. Nëse e do kombin.

Të gjithë në këmbë para parlamentit! Kjo nuk është betejë për Sali Berishën. Kjo nuk është për Partinë Demokratike.
Kjo nuk është për opozitën. Kjo protestë është protestë revoltë për Shqipërinë. Sepse nëse Shqipëria do të kishte gojë, sot ajo do ulërinte për ndihmë. Nëse Shqipëria, dheu ynë që lëngon, ajo do të ulërinte në kupë të qiellit për ndihmë
Nëse Shqipëria do të kishte një thirrje, ajo sot do ishte thirrja ndihmë, ndihmë, më shpëtoni se po më merr shpirtin Edi Rama me narkoshtetin e tij. O sot o kurrë!
Para parlamentit. Të gjithë bashkë. Ora 10:00.

sali berisha edi rama

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë