Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

Deputeti i zgjedhur demokrat, Gjin Gjoni e cilëson një hap pozitiv për shqiptarët, publikimin e dosjes së McGonigal nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA. Në një intervistë në Syri Tv, Gjoni tha se rasti McGonigal është rasti më flagrant i korruptimit të njerëzve më të lartë në strukturat e FBI-së amerikane.
Sipas Gjonit, publikimi i kësaj dosje, tregon interesin e Departamentit të Drejtësisë në SHBA për këtë çështje, duke shtuar se është një sinjal i qartë për organet e prokurorisë dhe SPAK, për përshpejtimin e çështjes së McGonigal dhe adresimin kësaj çështjeje, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur nëse e sheh publikimin e kësaj dosje, me vizitën e drejtuesit të SPAK, Altin Dumani në DASH, Gjoni thotë se kjo tregon se çështja ka karakter më të thellë, dhe nuk shtrohet në aspektin e marrëdhënieve të drejtësisë, por edhe në rrafshin politik.
Nga pikëpamja e politikanit dhe nga pikëpamja juridike, është lajm pozitiv për shqiptarët. Dosjet e korrupsionit të lidhur me Shqipërinë, rasti McGonigal është rasti më flagrant i korruptimit të njerëzve të lartë në FBI. Tregon se interesi i Departamentit të Drejtësisë është përqendruar në këtë çështje. Nga raportimi i medias dhe po e pasqyrojnë, vlen të theksohet për procesin e Reformës në Drejtësi, pikë lidhëse dhe hallkë e rëndësishme për ndërhyrje në biznesin e ardhshëm në Shqipëri për funksionimin e këtij shteti mafioz. Pa ndërhyrë në kanalet diplomatike, është sinjal i qartë për organet e prokurorisë e SPAK, për përshpejtimin e çështjes së McGonigal dhe adresimin kësaj çështjeje drejtpërdrejt me kryeministrin e Shqipërisë.
S’mund të abuzoj me lajmin, sa kohë s’është konfirmuar nga zyra e SPAK e DASH, fakti që sipas raportimeve në media që drejtuesi i SPAK është thirrur nga DASH, tregon se çështja ka karakter më të thellë dhe nuk shtrohet në aspektin e marrëdhënieve të drejtësisë por dhe në ato të marrëdhënieve politike. Fakti nëse është i vërtet, paraqitja e tij dhe kontakti me drejtues të DASH, tregon që interesi jo vetëm i Departamentit të Drejtësisë, por edhe DASH, po merr qasje tjetër në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë. Po të marrim dozën e informacioneve dhe lajmet e bërë publike nga DASH e Departamenti I Drejtësisë e Shtëpisë së Bardhë, zgjatimet e saj në lidhje me fondacionin Soros dhe ligjin Riko, sferën e veprimit të tij e ka pasur në Ballkan, në Shqipëri me Reformën në Drejtësi.
Në momentet e para unë jam atakuar, si kundërshtar i reformës. Kam kërkuar që reforma të bëhej sipas parimeve universale. Rasti ‘sui generis’ s’u pranua nga BE, në Kosovë e Maqedoninë e Veriut, por nga Soros drejtësia sot u bë të jetë nën uzurpimin e ramës.
Në rast se do ishte sukses, atëherë do e kishin e dhe shtete të tjera. Zbulimi i fakteve të tjera, të kësaj skeme nga ana e ish presidentit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha, por edhe institucionet amerikane japin detaje që kanë vepruar nga aktorë dhe faktorë, që kanë ndikuar në drejtësinë e reformuar sot.
Skandali ‘McGonigal’ vazhdon të thellojë dyshimet mbi lidhjet e errëta mes ish-drejtuesit të lartë të FBI-së s&eu...
Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet më të korruptuara në Ballkan, duke ardhur pas vendeve fqinje si Mali i Zi dhe Serbia. Pa...
Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani është përfshirë sërish në debate me anë...
Raporti i publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka zbuluar informacione të rëndësishme lidhur me Charl...
Qeveria shqiptare dhe grupi i ekspertëve i drejtuar nga Arben Rakipi nuk tërhiqen nga Kodi i ri Penal pavarësisht kontestimeve të shumta e...
Departamenti amerikan i Drejtesise ka publikuar të plotë dosjen për ish-agjentin special të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Char...
Arben Rakipi, si drejtuesi i ekspertëve që kanë hartuar draftin e Kodit të ri Penal, ka folur në tryezën e organizuar sot nga Mini...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi sot një seancë publike, në të cilën u miratua plotësimi i vakancave në pes...
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, deklaroi për mediet se qytetarët janë përballur vazhdimi...
Duke folur nga eventi “Shqipëria Turistike 2030”, Kryeministri Edi Rama theksoi shifrat në rritje të vizitorëve në vendin t...