Thirrja e Kryeministrit Edi Rama si dëshmitar në procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, përbën një zhvillim të rëndësishëm që mund të ndryshojë rrjedhën e çështjes. Avokati Genc Gjokutaj që ishte i ftura në edicionin e mesditës në Syri tv me moderator Arnold Kariqi, tha se ky veprim i gjykatës është në vetvete një dëshmi se hetimi fillestar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ka qenë i njëanshëm dhe jo i plotë.
Në një analizë ligjore të situatës, avokati argumenton se vetë fakti që SPAK nuk e thirri Kryeministrin Rama gjatë fazës hetimore, ndërkohë që ai ishte firmëtari kryesor i kthimit të pronës së ish-kompleksit “Partizani” në truall ndërtimi në kohën kur ishte kryetar bashkie, tregon se ai është “ruajtur” nga procesi. “Vetëm veprimi i thirrjes së tij si dëshmitar është një dëshmi më vete, e cila provon se është shkelur parimi i hetimit të gjithanshëm dhe objektiv të çështjes,” shprehet Gjokutaj.
Pikë së pari, pyetja ime lidhet me thirrjen e zotit Rama. Çfarë ndryshon tashmë dhe çfarë pritet të ndodhë?
Genc Gjokutaj: Po veprimi i thirrjes si dëshmitar është një dëshmi më vete. E cila provon dhe dëshmon që është shkelur një nga parimet më themelore në hetim, ai i hetimit të gjithanshëm dhe objektiv të çështjes. Pra, firmëtari kryesor i gjithë procedurës së klubit Partizani, i kthyer në truall ndërtimi nga zoti Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të bashkisë dhe kryetarit të KRRTRSH-së, dhe mos thirrja e tij, në hetim, tregon qartazi që Rama, SPAK-u e ka ruajtur nga kjo punë, sepse ka një moment shumë ligjor po edhe shumë delikat kjo çështje, zoti Kariqi.
Zoti Rama, unë besoj, si zyrtar serioz, po të kish konstatuar shkelje, paligjshmëri, në këtë procedurë, unë besoj që nuk do ta firmoste. Për më tepër që ai nuk ka dashur që atë pronë ta zhvillojnë pronarët, por klientët e tij. Por sigurisht pronarët qëndruan dhe pronarët kishin të drejtën e parablerjes dhe u detyrua, ka dhënë lejen e ndërtimit, por nuk e ka zbardhur përsëri. Përsëri për t'i mërzitur dhe për t'u tërhequr nga ajo. Dhe ata e kanë marrë me gjyq këtë. E kjo është si dritë dielli. Pra, sipas SPAK-ut, mos pyetja e Ramës e shmangu atë nga qenia dëshmitar, por kjo ka dhe një qëllim taktik. Pra për të dhënë, për të treguar që Berisha me dhëndrin e tij paskan bërë korrupsion nën hundën dhe me firmat e Edi Ramës. Një absurd të tillë nuk mund ta besojë njeri. Dhe unë besoj që dhe ju e kuptoni këtë, sa e thjeshtë që është. Kështu që gjykata nuk kishte rrugë tjetër, flasim për një gjykim, se vijmë tek hetimi i gjithanshëm dhe objektiv, po vijmë tek gjykimi, tek procesi i rregullt ligjor dhe tek gjykimi objektiv i çështjes. Barazia e palëve dhe sigurisht që gjykata ka konstatuar që finalizimi i gjithë odisesë së klubit “Partizani” si një pronë e ligjshme e pronarëve të ligjshëm, kjo histori, ka firmën e zotit Rama, i cili është dëshmitari, duhet të jetë dëshmitari i parë, edhe përpara zotit Balla, duhet të jetë dëshmitari i parë, që të hapë siparin e dëshmitarëve në këtë çështje.
Arnold Kariqi: Po Gjokutaj, por çfarë, vlere ka tashmë thirrja e Ramës në këtë moment?
Genc Gjokutaj: Jo, Rama të vijë dhe të dëshmojë, që kjo procedurë, pronarët janë realë se ka dhënë lejen ai, ka lëshuar lejen e ndërtimit. Pra, ka parë ai shkelje, element, shkelje të ligjit, element korruptiv, e nga këto që thotë, nga këto historira që ngre SPAK-u sot. Se në kallëzim, shikoni, zoti Balla ka ngritur të tjera pretendime, ndërkohë që zoti Rama ka firmosur si një procedurë krejtësisht e ligjshme. E kupton? Se këta vijnë në kontradiktë me njëra-tjetrën.
Pra kallëzimi ka plot shpifje brenda, ndërkohë që procedura ka vazhduar dhe toka ka vajtur te pronarët. Kjo është një mishmash, e kupton? Por sigurisht që kur nisesh politikisht dhe do të vësh në funksion të politikës edhe çështjen e pronarëve, atëherë vjen një moment që përballesh. Vlera e Ramës është, e para njëherë, ka një vlerë historike dhe juridike që zoti Rama të prekë shtetin, të njohë shtetin, të vijë njëherë në gjykatë dhe të japë njëherë në jetën e tij një dëshmi, të futet në një format nën betim, që të mbajë përgjegjësi për çdo fjalë që thotë dhe jo me refrenin e përditshëm, që sipas politikës së ditës, akuzon njërin apo tjetrin, apo jep një version apo tjetrin.
Dhe tjetra është që ai të shpjegojë procedurën e kësaj prone, e pretenduar, e kupton, të shpjegojë që ajo ka qenë e zaptuar, s'ka qenë klub Partizani, nuk është luajtur sport në atë kohë, dakord, e zaptuar, që banorët atje u janë dhënë banesa, që aktet kanë qenë ligjore, që prona ka qenë e ligjshme, se këto janë elementët të cilët e bëjnë pa lëndë penale, pa fakt penal këtë çështje. Dhe zoti Rama, për ironi të fatit dhe për ironi të politikës që ai ndjek, duke qenë nxitësi kryesor i kësaj çështjeje, është çështja e çarkut të tij.
Po ja hape gropën tjetrit, vjen një ditë që do biesh vetë brenda. Dhe nuk ka ironi më të madhe sesa Taulant Balla të kallëzojë për korrupsion në lidhje me klubin Partizani zotin Berisha dhe dhëndrin e tij, ndërkohë që shefi i tij e ka firmosur të ligjshme këtë procedurë.
E kuptoni ju tash se ku ndodhemi ne? Dhe këto duhet të dalin në sallë të gjyqit, në shesh, këto të vërteta, të cilat edhe shumë fakte të tjera, po kufizohemi këtu, e tregojnë qartë dhe saktë që çështja Partizani është një çështje në kokën e zotit Rama, por nuk është një çështje juridike. Është një çështje thellësisht politike, si pjesë e goditjeve që iu dhanë Partisë Demokratike, opozitës dhe liderit të saj, që me pezullimin nga grupi parlamentar, me Lulzim Bashën, që me marrjen e logos edhe të siglës dhe në fund, me goditjen me proces penal dhe lobimin, pse jo, që kanë bërë te Shtetet e Bashkuara për dizenjimin e zotit Berisha.
Kjo është e vërteta në lidhje me këtë çështje dhe zoti Rama nuk mund të jetë më i përkëdhelur përballë proceseve, ku së paku ai ka firmosur dhe e ka menaxhuar atë situatë, sepse siç e thamë, ka pasur persona të tjerë që kanë dashur ta marrin atë pronë, por që sigurisht këmbëngulja e pronarëve dhe jo në një kohë të shkurtër.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
24 Prill15:45
“Te korruptuara Belinda Balluku dhe Mirlinda Karçanaj”, Gazment Bardhi: Rama mbron këto dy afera pasi lidhen drejtpërdrejt me familjarët e tij
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, denoncon kryeministrin Edi Rama si garant të korrupsionit. Ai shkruan se ...
POLITIKE
24 Prill13:21
Berisha: 13 mijë faqe janë zhdukur nga Kadastra, u bënë tjetërsime të titujve të pronësisë. Ergys Agasi përfitues i mijëra ha/tokë e pyje!
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se në një dalje për mediat se 13 mijë faqe janë zhdukur nga të dhënat e Kadast...
POLITIKE
24 Prill12:52
“Me mandatet e krimit bllokoi arrestimin e Lubi Ballukut”/ Berisha zbulon datën e protestës së radhës:
Kreu i PD Sali Berisha njofton protestën e radhës
“Në datën 8 maj shqiptarët do të mblidhen në rrugët dhe shesh...
POLITIKE
24 Prill11:08
Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare
Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ish...
POLITIKE
23 Prill22:59
“Takimi me Mitsotakis, për “ca foto të bukura” dhe atletet e Ramës”, Këlliçi: Marrëdhëniet me Greqinë janë përkeqësuar
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar takimin e fundit mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsot...
POLITIKE
23 Prill22:15
“Jam në gjyq me baxhanakun e Ramës, pas AKSHI-t është Linda e tij”, Këlliçi: Agasi ndodhet në Tiranë e Durrës
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka deklaruar se kreu i PD, Sali Berisha prej kohësh ka akuzuar Ramën se pas skemës korruptive të A...
POLITIKE
23 Prill21:59
A do të lejonte ushtrinë amerikane të kryente operacione nga Shqipëria kundër Iranit? Rama flet për “Politico”
Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luft...
POLITIKE
23 Prill21:51
Abilekaj: Qeveria ka ‘shuar’ pushtetin lokal dhe ka kthyer ekonominë në model mashtrimi e emigrimi
Një fenomen alarmant po ‘gërryen’ shoqërinë shqiptare, ku rreth 30 mijë të rinj janë të punësuar në...
POLITIKE
23 Prill21:45
Dosja “AKSHI”/ Xama: 40 mln euro, ndër vlerat më të larta që ka sekuestruar ndonjëherë SPAK
Gazetarja Ola Xama, ka folur për sekuestrimin e pronave mbi 40 mln euro në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK për dosjen...