POLITIKE

Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Prill 2026, 11:08
Vokshi nga Strasburgu: Paratë e pista dhe narkoekonomia po deformojnë

Pastrimi i parave dhe narko-ekonomia po deformojnë ekonominë shqiptare dhe po përbëjnë rrezik për gjithë Evropën. Ky ishte paralajmërimi i deputetes Albana Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg.

Gjatë fjalës së saj, Vokshi theksoi se vetëm 1–2% e aseteve kriminale konfiskohen, ndërsa rrjetet e pastrimit të parave operojnë me mekanizma gjithnjë e më të sofistikuar dhe ndërkombëtarë.

Ajo vuri në dukje sektorin e ndërtimit si pikën më problematike në Shqipëri, ku investimet e mëdha nuk justifikohen nga kreditimi bankar dhe kërkesa reale në treg, duke ngritur dyshime për burime të paligjshme financimi.

Deputetja paralajmëroi për pasoja të drejtpërdrejta në ekonomi, nga dobësimi i eksporteve te rritja e pabarazisë dhe emigrimit, ndërsa theksoi se fenomeni nuk mbetet brenda kufijve.

“Paratë e pista që pastrohen në Shqipëri qarkullojnë lirshëm në Evropë, duke shtrembëruar tregun dhe konkurrencën,” u shpreh ajo.

Në këtë kuadër, Vokshi kërkoi forcimin e mekanizmave për ndjekjen dhe konfiskimin e aseteve kriminale, duke e cilësuar ndërhyrjen si urgjente.

Po - do ta mbështes këtë protokoll shtesë, sepse këto ndryshime janë më shumë se të nevojshme.

Sot, vetëm 1% deri në 2% e aseteve kriminale konfiskohen realisht, ndërkohë që metodat për fshehjen e parave janë bërë më të sofistikuara, më të shpejta dhe më globale.

Ndërsa lexoja raportin, nuk mund të mos shihja vendin tim në të.

Lidhja shtet-krim në Shqipëri është më e dukshme në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme, ku paratë e paligjshme, kryesisht nga trafiku i drogës, pastrohen në shkallë masive nën mbulesën e zhvillimit urban dhe investimeve të huaja.

Bumi i kullave luksoze dhe resorteve bregdetare pasqyron një narkoekonomi të mbështetur nga korrupsioni në bashkëpunim me shtetin.

- Pesha e ndërtimit arriti në 12% të PBB-së në vitin 2024;

- Kredia bankare për ndërtimin ishte vetëm 22%, duke ngritur pyetjen se si është financuar pjesa më e madhe e ndërtimit.

- Ndërtimi është një sektor me kthim të lartë të fitimit, nga 15% deri në 25%.

- Në vitin 2023, kishte 52 mijë apartamente bosh, me një nivel prej rreth 40% të boshatisura.

- 12 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë gjatë shtatë viteve të fundit.

- Ndërkohë, vetëm rreth 1 milion metra katrorë në vit do të ishte nevoja reale për t’u ndërtuar në nivel kombëtar.

Fluksi masiv i parave të paligjshme ka sjellë pasoja të rënda makroekonomike, përfshirë zhvlerësimin e ndjeshëm të euros (30%) dhe dollarit amerikan (35%), duke dëmtuar eksportet dhe prodhimin vendas.

Në të njëjtën kohë, 1.1 milion shqiptarë kanë emigruar drejt hapësirës Shengen në dekadën e fundit, ndërsa gjysma e popullsisë mbetet në rrezik varfërie.

Të marra së bashku, këto zhvillime tregojnë se pastrimi i parave, korrupsioni dhe narko - ekonomia janë të rrënjosura në mënyrë strukturore, duke përbërë një rrezik serioz jo vetëm për ekonominë dhe qeverisjen në Shqipëri, por edhe për rajonin dhe sigurinë evropiane.

Pse ka rëndësi kjo cështje që po trajtoj?

Nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë: paratë që pastrohen aty qarkullojnë lirshëm në të gjithë Evropën, duke shtrembëruar ekonominë e tregut, duke minuar konkurrencën e ndershme dhe duke rrezikuar sigurinë tonë kolektive.

Pse është i rëndësishëm ky protokoll?

Sepse më në fund na jep një tjetër mjet për të reaguar:

- - për të ngrirë dhe konfiskuar asetet në mënyrë efektive

- - për të vepruar shpejt përtej kufijve dhe

- për të adresuar realitetet moderne si kriptovalutat dhe skemat komplekse financiare.

Pa goditur fitimet nga krimi, ne nuk mund të luftojmë korrupsionin – por e lejojmë atë të rritet. Dhe pikërisht për këtë arsye ky protokoll nuk është vetëm i nevojshëm, por është urgjent!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë