POLITIKE

"Rama dhe Veliaj veprime të paligjshme", PD: Mbështesim çdo politikë evropiane, por nuk lejojmë uzurpimin e pronës së Universitetit të Tiranës ku janë 30 mijë studentë

n.f Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2024, 14:19
"Rama dhe Veliaj veprime të paligjshme", PD: Mbështesim
Ilirjana Kuçana

TIRANË- Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana ka mbajtur një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj Kuçana u shpreh se studentët shqiptarë do të paguajnë kostot e samiteve të kryeministrit, Edi Ramës dhe synimeve private për të cilat është gati të sakrifikojë gjithçka publike. Sipas saj kostoja e radhës e kësaj politike personale dhe delirante është Kampusi Universitar i Tiranës, i projektuar që në vitin 2011 nga Qeveria e Partisë Demokratike. 

Ajo thekson Berisha kërkonte që studentët shqiptarë të Universitetit te Tiranës të kishin zgjerim te kampusit te tyre, me mjedise të përshtatshme, si të gjitha kolegjet dhe universitetet në Europë apo Amerikë. Kuçana shtoi se ai mirati projektin për ngritjen e kampusit universitar në pronat e Universitetit të Tiranës, mes fakultetit të Ekonomisë dhe qytetit Studenti.

Ajo tha se me humbjen e pushtetit në vitin 2013, projekti i kampusit universitar u shpërfill, por jo toka ku do të ngrihej ky kampus. Më tej ajo thekson se në vitin 2019 Rama vendosi t’ja merrte pronarit të ligjshëm, Universitetit publik të Tiranës dhe të bënte qokën e radhës për Frederika Mogherinin duke ia kaluar pronën Kolegjit të Europës. PD thekson se ndërtimi i një kampusi universitar, aq të dëshiruar dhe aq të vonuar për studentët shqiptarë, është një akt papërgjegjshmërie, pandjeshmërie dhe korrupsioni politik të Edi Ramës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së tha se për ta futur në legalitet veprimin e tyre korruptiv, Rama dhe Veliaj, me ndihmën e institucioneve të kapura e kanë kaluar pronën ‘me letra’, nga Universiteti i Tiranës te Ndërmarrja e Trajtimit të Studnetëve nr. 1. Ajo shton se duke e zhvendosur pronën nga një institucion me autonomi, të parashikuar në ligj, te një ndërmarrje në varësi të administratës shtetërore, Rama ka dashur të heshtë çdo mospajtim të trupës akademike dhe studentore, si dhe “të rregullojë letrat”.

Deklarata e anëtares së Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana:

Studentët shqiptarë, bijat dhe bijtë tuaj, do të paguajnë kostot e samiteve-qoka të Edi Ramës dhe delirit të tij të madhështisë, dhe synimeve private për të cilat është gati të sakrifikojë gjithçka publike. Kostoja e radhës e kësaj politike personale dhe delirante është Kampusi Universitar i Tiranës, i projektuar që në vitin 2011 nga Qeveria e Partisë Demokratike.

Kryeministri Berisha kërkonte që studentët shqiptarë të Universitetit te Tiranës të kishin zgjerim te kampusit te tyre, me mjedise të përshtatshme, si të gjitha kolegjet dhe universitetet në Europë apo Amerikë. Për këtë ai mirati projektin për ngritjen e kampusit universitar në pronat e Universitetit të Tiranës, mes fakultetit të Ekonomisë dhe qytetit Studenti.

Në përfundim të procedurave të gjata të aplikimit, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen zhvillimore komplekse me Vendimin nr. 1 datë 29.5.2013, për ndërtimin e objektit: “Shtese ambiente për Universitetin e Tiranës”, thënë ndryshe kampusi universitar.

Me humbjen e pushtetit në vitin 2013, projekti i kampusit universitar u shpërfill, por jo toka ku do të ngrihej ky kampus. Në vitin 2019 Edi Rama vendosi t’ja merrte pronarit të ligjshëm, Universitetit publik të Tiranës dhe të bënte qokën e radhës për Frederika Mogherinin duke ia kaluar pronën Kolegjit të Europës.

Partia Demokratike është pro çdo nisme për arsimin e mirë dhe solid, sidomos kur vjen nga institucione europiane dhe të Bashkimit Europian. Thënë këtë, përdorimi i pronës së Universitetit mbi të cilën ishte projektuar ndërtimi i një kampusi universitar, aq të dëshiruar dhe aq të vonuar për studentët shqiptarë, është një akt papërgjegjshmërie, pandjeshmërie dhe korrupsioni politik të Edi Ramës.


Për ta futur në legalitet veprimin e tyre korruptiv, Rama dhe Veliaj, me ndihmën e institucioneve të kapura e kanë kaluar pronën ‘me letra’, nga Universiteti i Tiranës te Ndërmarrja e Trajtimit të Studnetëve nr. 1. Duke e zhvendosur pronën nga një institucion me autonomi, të parashikuar në ligj, te një ndërmarrje në varësi të administratës shtetërore, Rama ka dashur të heshtë çdo mospajtim të trupës akademike dhe studentore, si dhe “të rregullojë letrat”.

Universiteti i Tiranës ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative të shkallës së parë Tiranë, e cila nuk është pranuar dhe momentalisht çështja ndodhet në gjykim në Apelin administrativ, sipas ankimit të bërë nga drejtoria juridike e UT.

Partia Demokratike, e cila kur ishte në qeveri dha lejen dhe projektoi kampusin universitar, kërkon që kjo pronë t’i kthehet Universitetit, institucionit që i takon. Për Kolegjin Europian të Tiranës, një institucion i mirëpritur, të gjendet një hapësirë diku tjetër, në qindra prona publike në varësi të bashkisë ose qeverisë.

Studentët dhe pedagogët shqiptarë meritojnë kampusin e tyre dhe ne do t’i mbështesim pandërprerë në të gjithë betejën dhe të drejtën e tyre. Bashkë me këtë deklaratë do t’i shpërndajmë medias një relacion të hollësishëm të të gjitha procedurave për kampusin universitar, si edhe të gjithë dokumentacionin përkatës.

ilirjana kuçana pd edi rama veliaj

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë