POLITIKE

Rama i paralajmëroi sot/ Kush janë deputetët socialistë që do të garojnë me lista të hapura

I.A Përditësimi i fundit 10 Mars 2025, 13:24

Rama i paralajmëroi sot/ Kush janë deputetët socialistë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka paralajmëruar të gjithë deputetët socialistë që kanë mësë paku një mandat do të jenë në listë të hapur në zgjedhjet e 11 majit. Sipas Ramës, çdo deputetët që ka një mandat duhet të provojë veten te populli për të fituar mandatin e deputetit në listë të hapur. 

"Dhe nga diskutimet e bëra me drejtuesit politik shoh që një numër jo i vogel nga platforma "Deputeti që duam" do jenë në skuadrën tonë të 11 majit. Nuk kemi akoma, përmbyllur të gjithë procesin, që do përmbyllet në Kryesinë e PS. Dua të ndaj me ju, cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë në listën e hapur. Parimi themelor i listës së re, asnjë deputet, në gjininë mashkullore, që ka marrë qoftë 1 mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur" tha Rama.

Në këtë mënyrë Rama po i jep mundësi të rinjëve që nuk kanë eksperiencë politike, që të garojnë dhe të fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 majit. Por cilët do të jenë deputetët socialistë që pritet të provojnë veten e tyre në listat e hapura?

Dosja.al, ka bërë një vëzhgim se cilët do të jenë kandidatët për deputetë për PS-në, në listat e hapura, të konfirmuara sot dhe nga Rama. Pritet që në listat e hapura për deputetë nga PS-ja të jenë emrat e konfirmuar ndër vite si deputetë që do të garojnë dhe për të thyer hersin në zgjedhjet e 11 majit. 

Për sa mandate do garojnë deputetët e PS-së, sipas rezultateve të zgjedhjeve të 2021?

Ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, 1/3 e kandidatëve për deputetë do të dalin nga listat e sigurta të zgjedhjeve. Dhe sipas përllogaritjeve bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare, ku në qarkun e Tiranës janë 37 mandate, 12 deputetë do të dalin nga listat e sigurta. Në vitin 2021, PS në Tiranë ka marrë 17 mandate dhe nëse në zgjedhjet e 11 majit do të jenë të njejtat rezultate, i bie që deputetët socialistë jashtë listave të sigurta duhet që të garojnë për 5 mandate.

Ndërsa në qarkun e Fierit me 16 mandate gjithsej, 1/3 është 5 mandate që pritet të jenë në listat e sigurta. Bazuar në rezultatet e zgjjedhjeve të vitit 2021, ku PS mori 9 mandate, deputetët socualistë në listat e hapura, duhet të garojnë për 4 mandate. Në qarkun e Durrësit, janë gjithsej 14 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve në listë sigurtë janë 4 mandate. Në zgjedhjet e 2021, PS në Durrës ka marrë 8 mandate dhe nëse rezultati do të jetë i njëjte, deputetët jashtë listave do të garojnë për 4 mandate. 

Në qarkun e Elbasanit me gjithsej 14 mandate ku 1/3 e mandateve janë në listë të sigurtë, që i bie 4 mandate. Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS ka marrë 7 mandate, deputetët jashtë listave të sigurta do të garojnë për të fituar 3 mandate. Në Vlorë janë gjithsej 12 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve është 4 mandate, deputetët socialistë në listat e hapura, bazuar në zgjedhjet e vitit 2021 do të luftojnë për 4 mandate.

Në Shkodër me 11 mandate gjithsej, 1/3 e këtyre mandateve do të jetë në listë të sigurtë që i bie 3 mandate. Dhe bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, ku PS mori vetëm 3 mandatë në Shkodër, deputetët jashtë listave të sigurta nuk kanë asnjë mundësi për të fituar mandat, nëse rezultatet do të jenë të njejta. Korça këtë vit është me 10 mandate gjithsej dhe 1/3 e këtyre është 3 mandate që do të dalin nga listat e sigurta. Në vitin 2021, PS në Korçë ka marrë 6 mandate dhe deputetët jashtë listave të sigurta, nëse rezultatet janë të pandryshueshme në këto zgjedhje duhet të garojnë për 3 mandate. 

Në Berat gjithsej janë 7 mandate, ku 1/3 e tyre në listë të sigurtë është 2 mandate. PS në zgjedhjet e 2021, kanë marrë në Berat 5 mandate dhe nëse rezultati në këto zgjedhje do të jetë i pandryshueshëm, pritet që të deputetët socialistë në listat e hapura të garojnë për 3 mandate. Lezha me 7 mandate gjithsej, 1/3 e tyre është 2 mandate në listat e sigurta. Bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, në Lezhë, PS-ja ka marrë 3 mandate dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët socialistë jashtë listave të sigurta do të garojnë për 1 mandat.

Në Dibër janë gjithsej 5 mandate dhe 1/3 e këtyre mandateve është 1 mandat nga listat e sigurta. Sipas zgjedhjeve të vitit 2021, PS-ja në Dibër ka marrë 2 mandate dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët jashtë listave të sigurta do të luftojnë për 1 mandat në Dibër. Qarku i Gjirokastrës ka 4 mandate gjithsej dhe 1/3 e këtyre mandateve që janë në listë të sigurtë është 1. Bazuar në zgjedhjet e vitit 2021, ku PS-ja ka marrë 3 mandate dhe lufta nga deputetët në listat e hapura për këtë vit, nëse do jenë rezultate të njëjta do të jetë për 2 mandate. Në qarkun me te vogël të vendit me 3 mandate gjithsej është Kukësi dhe 1/3 e tyre është 1 mandat në listë të sigurtë. Por në zgjedhjet e vitit 2021, PS-ja ka marrë në Kukës 1 mandat dhe nëse rezultatet do të jenë të njëjta, deputetët jashtë listave të sigurta nuk kanë asnjë mundësi për të thyer hersin./Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë