POLITIKE

Rama: Pa kthimin e tre policëve në Kosovë, s'mund të shtensionohet situata në veri

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 20:40
Rama: Pa kthimin e tre policëve në Kosovë, s'mund të

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri thirrje për lirimin pa kushte të tre zyrtarë policorë të Kosovës, që janë arrestuar nga Serbia. Ai e cilësoi mbajtjen e tyre në paraburgim si “mbajtje peng” dhe e kritikoi qëndrimin që ka mbajtur Serbia.

"Mbajtja e tyre në burg është e pajustifikueshme dhe përpjekja për ta mbuluar këtë lajthitje shtetërore (të Serbisë) për mbajtjen e 3 policëve të huaj, duke ngritur zërin për arrestimin e disa shtetasve serbë nga policia e Kosovës, është tejet shqetësuese”, deklaroi Rama.

Ai tha se “shtetet demokratike nuk u përgjigjen kurrë në këtë mënyrë arrestimeve që mendon se janë arbitrare” dhe shtoi se Serbia duhet të bashkëpunojë me KFOR-in për pretendimet e saj lidhur me arrestimet e serbëve në Kosovë.

"Serbia duhet të angazhohet më shumë në marrëdhënien me ne, sepse bëhet fjalë për tre policë shqiptarë që mbahen atje nga një shtet. Sa kohë ata njerëz janë atje, marrëdhëniet tona janë pa asnjë gjë të re. Marrëdhëniet tona me Serbinë sot janë vetëm për këtë punë, për asgjë tjetër”, tha Rama.

Por, Rama theksoi se kjo nuk nënkupton ngrirje të raporteve.

"Nuk është se do ndalojmë tregtinë, e të tjera. Nuk ka komunikim tjetër veç kërkesës së lirimit të tre policëve. Nuk kemi asnjë fjalë tjetër. Nuk do ndalojmë kamionët, se kamionët dhe targat i ka qejf vetëm Albini [kryeministri i Kosovës Kurti]. Nuk do të asnjë takim në kuadër të Ballkanit të Hapur", theksoi Rama.

Tre policë kufitarë të Kosovës u arrestuan nga forcat serbe më 14 qershor. Autoritetet serbe thonë se ata janë arrestuar thellë në territorin e Serbisë. Ndërkaq, autoritetet e Kosovës theksojnë se tre policët kosovarë janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës.

Rama u shpreh i bindur se “pa u kthyer në shtëpi ata tre burra, nuk ka asnjë hapësirë për planin e shtensionimit”.

Situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – është tensionuar që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin Potokut të hynin në ndërtesat komunale. Serbë lokalë kanë protestuar që nga ajo ditë.

Komuniteti ndërkombëtar i ka shprehur tri kërkesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me situatën në veri: shtensionimin e situatës atje, mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe kthimin në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Për shkak të mospërfilljes së kërkesave të BE-së për të shtensionuar situatën, blloku evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës. Sipas Ramës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, po i "mbyllen dyert".

"Është e tmerrshme që programe të caktuara të bashkëpunimit të BE-së me Kosovën janë ngrirë dhe që Albin Kurtit i anulohen vizita dhe takime. I janë mbyllur dyert, ju garantoj se kjo është e vërtetë. Mbaj përgjegjësi për këtë që them”, theksoi Rama.

Rama bëri të ditur se u është drejtuar sërish me një letër krerëve të Bashkimit Evropian – presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel – duke kërkuar që plani franko-gjerman “të zbatohet patjetër”.

Rama tha se përndryshe ekziston rreziku i “një përplasjeje të armatosur mes grupeve që operojnë në veriun e Kosovës dhe forcave të sigurisë”, gjë që tha se është vetëm në interes të Rusisë.

Propozimi evropian, i njohur fillimisht si plani franko-gjerman, synon të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fund të marsit, Kosova dhe Serbia pranuan një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve në bazë të propozimit evropian, ndërsa aneksi për zbatimin e saj u dakordua në mes të prillit. Kjo marrëveshje dhe ky aneks erdhën pas krizës në veri të Kosovës që shkaktoi riregjistrimi i makinave me targa serbe.

Për t’u siguruar që marrëveshjet e arritura të zbatohen, Rama bëri thirrje për takime mes dy liderëve të vendit, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

"Dy liderët duhet të mbyllen brenda nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit të dakordësuar, pa të drejtë daljeje deri kur të përfundojë bashkëbisedimi dhe të trajtohen ato pika që askush nuk i kundërshton, por njëkohësisht secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohet. Fakt është se nuk ka vullnet”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë