POLITIKE

Rrokada politike e lë Velipojën mes pirgjeve të mbeturinave

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Qershor 2023, 16:00
Rrokada politike e lë Velipojën mes pirgjeve të mbeturinave

Xhevat Krasniqi udhëton prej vitesh nga Norvegjia drejt Velipojës për të bërë një muaj të plotë pushimesh verore, pasi i pëlqen deti, rëra kurative, mikpritja dhe ushqimi i mirë.

Megjithatë, burri me origjinë nga Kosova mbeti i zhgënjyer këtë sezon.

“Mendova se do ishte më mirë, por e gjeta katastrofë,” tha Krasniqi, duke nënkuptuar pirgjet e mbeturinave të shpërndara ngado. “Më thanë sa të vijë kryetari i ri do pastrohet, por kur të vijë ai kemi ikur ne. Duhet heqë kjo mendësi, ku punohet veç për politikë,” shtoi Krasniqi për BIRN.

Velipoja është plazhi më i madh në veri të vendit, i njohur për vlerat e pasura natyrore dhe rërën me përqindje të lartë të jodit. Plazhi rrethohet nga një pyll me drurë të lartë pishe dhe halorë të tjerë. Pikun e sezonit e arrin në muajin gusht, ku numërohen rreth 100 mijë vizitorë në ditë.

Ish-kryetari i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia e çeli me ngut sezonin turistik në Velipojë në fund të prillit, por pas humbjes së zgjedhjeve më 14 maj, Velipoja u braktis nga shërbimet publike.

Kryetari i ri i Bashkisë, Benet Beci, u shfaq në Velipojë ende pa marrë detyrën më 10 qershor në një aksion pastrimi, ku u përfshinë edhe forcat e ushtrisë. Beci e konsideroi pastërtinë një  parakusht për zhvillimin e turizmit, por pak ditë më vonë, situata mbetet njëlloj.

Në mesin e qershorit, kjo reportere vëzhgoi pirgje të tëra mbeturinash urbane dhe inerte të shpërndara në zona të ndryshme të Velipojës si dhe kazanë të tejmbushur në qendër të saj. Mbeturinat janë kthyer gjithashtu në ushqim për kafshët e rrugës, të cilat i shpërndajnë më tej ato.


Përmes një kërkese për të drejtë informimi, BIRN i kërkoi Bashkisë së Shkodrës dhe shërbimeve publike informacion mbi situatën e rënduar të menaxhimit të mbetjeve në Velipojë, por nuk mori asnjë përgjigje.

Ndërkohë, prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni i tha BIRN se fushatat zgjedhore dhe rezultati i tyre nuk duhet të jenë kurrsesi shkak për shmangien e përgjegjësive.

“Gjithsekush ka një detyrë specifike që duhet ta marrë përsipër dhe t'i përgjigjet asaj. Pavarësisht se ndërrojnë kryetaret, nuk ndërrojnë kryetarët, kemi fushata elektorale, s'kemi fushata elektorale , banorët e bashkisë së Shkodrës duhet të jetojnë si një ditë, përditë. Turizmi duhet të jetë prioriteti ynë,” tha Angoni.

Operatorët e biznesit në Velipojë shprehen të kënaqur me vizitorët vendas dhe të huaj gjatë këtij viti, por janë të ndërgjegjshëm se situata e mbetjeve urbane është një njollë e zezë për imazhin e zonës.

“I bëj thirrje bashkisë, atyre që do marrin drejtimin e ri, të kenë një koordinim më të mirë me bizneset për pjesën e pastrimit. Velipoja të ketë panoramë tjetër sa i përket pastrimit,” tha Lekë Marku, operator turistik në Velipojë.

Ardit Behri, një tjetër operator turistik, i tha BIRN se pastrimi lë shumë për të dëshiruar dhe se situata e mbetjeve është veçanërisht e papranueshme për turistët e huaj.

“Duhet të merren masa, të zë syri mbeturina kudo, si ne qëndër, ashtu dhe në zona më periferike. Tashmë Velipoja freekuentohet nga turistë të huaj, për të cilët diçka e tillë është e papranueshmë dhe marrim ankesa të vazhdueshme,” përfundoi Behri.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 22 Qershor17:18

Arben Ahmetaj paraqitet në SPAK

Ish-ministri Arben Ahmetaj është thirrur në SPAK, në kuadër të hetimeve që po bëhen ndaj këtij të fundit p&e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë