Dy ditë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se në verë do të hapet diskutimit për rishikimin e fashës së energjisë elektrike, vjen një reagim nga Konfindustria. Kjo e fundit kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët. Administratori i Konfundistria, Gjergj Buxhuku u shpreh se duhet një analizë e detajuar e menaxhimit të sistemit energjetik. Mes te tjerash Konfindustria thekson se dëmi financiar nga vjedhjet dhe dëmet në rrjet arrin në 100 mln euro në vit. Buxhuku shton se çmimi i energjisë elektrike në vendin tonë është ndër më të lartët në rajon.
“Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik. Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.
Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.
Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj. Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit. Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX. Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.
Konfindustria vlerëson, se bizneset dhe qytetarët shqiptarë kanë çmimet më ta larta në rajon të energjisë elektrike. Cdo rritje e mëtejshme e paarsyetuar e çmimit të energjisë elektrike do të ishte me pasoja të rënda për qytetarët, industritë, bizneset dhe fuqinë konkurruese të ekonomisë kombëtare”, tha Gjergj Buxhuku, administrator i Përgjithshëm.
Po ju kujtoj të gjithëve atyre që na ndjekin se sot vazhdon që në faturën e energjisë elektrike për të gjitha familjet dhe biznesin e vogël dhe pjesën dërrmuese të biznesit, të jetë dora e qeverisë. Ajo që paguajnë familjet, nuk është vlera reale e faturës. Familjet shqiptare dhe biznesi i vogël paguan ekzaktësisht sa paguante me çmimin përpara krizës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Maj20:00
Kryeministri Rama pjesë e takimit të dytë të Komunitetit Politik Evropian, ja ku do të zhvillohet
Më 1 qershor do të mbahet në Moldavi takimi i dytë i Komunitetit Politik Evropian. Në këtë takim do të marrë pjes...
POLITIKE
26 Maj19:00
RAPORTI I PLOTË- Dubai bën me "dhimbje koke" SPAK, grupet kriminale po sofistikohen, paratë i transportojnë me METODA të reja
TIRANË- Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani raportoi fillimisht në Ko...
POLITIKE
26 Maj10:09
Dekreti urgjent/ Presidenti qesharak i një parlamenti të turpshëm
TIRANË- Spikerja e parlamentit këtë të enjte, Ermonela Felaj, ishte veshur me të gjelbër, njësoj si ngjyra e kartonit q&eum...
POLITIKE
25 Maj20:00
Deputetët vendosin për veten, Kuvendi rrit pagat për ta dhe ministrat, vetëm 2 demokratë refuzojnë shtesën
Kuvendi ka miratuar sot rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.
Pavarësisht debateve dhe zërave kundër nga radhët e opozi...
POLITIKE
25 Maj14:18
Pagat - Skandal në Kuvend/ Felaj: Ta votojmë sa më shpejt rritjen e rrogave se po ikën presidenti jashtë
Kuvendi nxiton sërish për të dekretuar ligjin për rritjen e pagave. Pasi e futi me nxitim në rendin e ditës së seancës...
POLITIKE
25 Maj14:14
Rama: Çmimi i energjisë elektrike në tregje ka rënë, por jo atje ku ishte, do hapim diskutimin për fashën
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Parlament, tha se me ardhjen e verës do të rritet konsumi i energjis&...
POLITIKE
25 Maj12:01
Dashnor Sula premton se shtesën e rrogës do t'ua japë jetimëve në Peqin: Nuk kemi bërë asgjë për ta merituar
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, gjatë fjalës në seancën e sotme plenare, për rritjen e rrogave, tha se ësht&eu...
POLITIKE
25 Maj10:19
BIRN: Rinumërimi i kutive të Pukës zbuloi votat ‘fantazëm’ të PSD-së së Doshit
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) konstatoi të mërkurën parregullsitë e para të procesit zgjedhor të 14 majit pas rin...
POLITIKE
25 Maj09:21
Kuvend/ Deputetët dhe Ministrat diskutojnë projektligjin për rritjen e pagave të tyre
Ditën e sotme pritet të mblidhet Kuvendi. Deputetët dhe ministrat do të mbildhen në orën 10:00 në sallën plenare p&eum...