POLITIKE

"Rama u përpoq ti bënte gropën opozitës por ra vetë brenda", Berisha në Bulqizë: Këtë shoqëri do e bëjmë më të drejtë dhe më të jetueshme

r.ll Përditësimi i fundit 5 Maj 2025, 14:40
"Rama u përpoq ti bënte gropën opozitës por ra
sali berisha

BULQIZË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se rezoluta e miratuar në Valencia për votën e lirë, nuk do të pranohej në Kongresin e Partive Popullore Evropiane po të mos ishte e vërtetuar 100%. Berisha tha se kryeministri Edi Rama "u përpoq t’i bëjë gropën opozitën, por ra brenda vetë për të mos dalë kurrë më". 

Më tej kreu i PD-së u shpreh se çdo minator do ta gëzojë miratimin e statusit pavarësisht bindjeve politike që kanë. Gjatë fjalës së tij, Berisha rikujtoi edhe disa nga pikat kryesore të programit qeverisës. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Miq, sigurisht që unë bëra gjithçka të paraqes të vërtetën tuaj në Europë dhe në botë. Bëra gjithçka që duhej bërë. Por u garantoj se asnjë presje, Europa nuk do ta pranonte po të mos vërtetohej se është 100 përqind e vërtetë. Edi Rama, ke marrë fund! U përpoqe t’i bësh gropën opozitën, por ke rënë brenda vetë për të mos dalë kurrë më. Ta dini këtë. Nuk del më! Ndaj dhe 11 Maji, le të bashkohemi pavarësisht nga bindjet politike.

Minatorët, pavarësisht bindjeve që keni, statusin do e gëzoni. Pensioniste e pensionistë, që të gjithë pa përjashtim, nuk do keni kurrë pension nën 200 euro. Të gjithë ata me ndihmë ekonomike do kenë ndihmën ekonomike 200 euro. Studentët me bursë do kenë bursën 200 euro. Fëmijët jetimë do marrin 200 euro. Do e bëjmë më të drejtë këtë shoqëri, më njerëzore, më të jetueshme. Dhe kjo brenda 100 ditëve.

Nuk ka lidhje me pushtetin e Sali Berishës, ua them me sinqeritetin më të madh. Në këtë stad të moshës time, nuk kam unë ambicie pushteti. Por unë e ndjej mision që të mos pajtohem kurrë me këtë përçmim dhe poshtërim që u bëhet 760 mijë shqiptarëve që lihen me një pension mizerabël, në një kohë kur të tjerët marrin rrogë shteti sa 50 pensione. Në një kohë kur të tjerët blejnë kopshtin e Edenit sa 10 mijë pensione. Në një kohë kur të tjerët zhdukin 130 milionë euro të djegësit sa 820 mijë pensione.

Këto marrin fund. Ja pra pse unë jam angazhuar. Dhe unë kërkoj nga ju, energjia juaj është mijëra herë më e madhe se e imja. Me 11 Maj ju e keni në dorë fitoren. Ndaj dhe votoni fitoren. U garantoj se çdo qytetar do ketë një mundësi tjetër, një mbështetje të re. Shumë faleminderit. Fitore, fitore, fitore!

sali berisha ne bulqize

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë