Nesër nis Kuvendi, aktivisti njofton protestë: Deputetët do i presim me vezë
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Aktivisti Edison Lika ka bërë një bilanc të 100 ditëve të protestës, ndërsa ka paralajmëruar vijimin e aksionit q...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në 7 shtator në port&eum...
Qytetarët shqiptarë kanë paguar 70 milionë euro taksa për të rivlerësuar pasuritë e tyre të patundshme nga moment...
Një qytetar që ka vizituar Valbonën për pushime ka sjellë në redaksinë e “Piranjat News” pamje shqetësuese...
Babai i Eduart Kuçit, Arsimi, ka reaguar për herë të parë pas videos së bërë virale në rrjetet sociale, ku djal...
Një zjarr ka rënë në zonën e Bërzhitës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre. Flak&...
Një ngjarje tragjike goditi familjen shqiptare Manati, me origjinë nga Lushnja, në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë hu...
Gazetarja Anila Hoxha raporton se ai përdori kartën e mikut të mirë dhe tha se i riu ishte shfaqur i shqetësuar për paratë ...
Kavaja, Himara, Vlora, Kamza, Durrësi, Vora janë bashkitë më të varura nga të ardhurat që gjeneron ndërtimi, pasi t&eu...
Eduart Mullaj, 55 vjeç nga Delvina, rezulton të jetë personi i plagosur në orët e para të ditës së sotme në Pat...
Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023 doli të martën me një raport paraprak të gjetjeve për procesin zgjedhor, duke i cilësuar ato zgjedhje të dominuara nga liderët politikë dhe larg interesit real të zgjedhësve për problemet vendore.
“Fushata u dominua nga liderët e partive duke u marrë pak në konsideratë interesi i zgjedhësve,” tha ambasadorja Audrey Glover, shefe e misionit të ODIHR-it në Shqipëri.
Glover shtoi se “fatkeqësisht fushata dhe pasqyrimi i saj nuk u përqendrua tek çështjet vendore” dhe sipas saj, “ky fokus dëmton aftësitë reale të zgjedhësve për të zgjedhur”.
Ajo e konsideroi fushatën të polarizuar politikisht dhe veçoi shqetësimet për përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë.
“Çështje shqetësuese janë pretendimet për rastet e keppërdorimit të burimeve shtetërore, për presione të punonjësve të administratës dhe për shit-blerje të votës,” tha Glover.
E pyetur nga BIRN në lidhje me përdorimin e administratës dhe burimeve publike për fushatën e partisë në fushatë, Glover tha se shpresonte që KQZ do të merrte masa për rastet e shkeljes së ligjit zgjedhor.
“Në lidhje me përdorimin e makinacioneve të pushtetit në fushatë, ishim të shqetësuar për situatat dhe manipulimet që përmenda më lart, shpresojmë që KQZ do bëjë diçka për këtë, sepse është ai organi përgjegjës që të sigurojë që zgjedhjet u realizuan në përputhje me ligjin,” tha Glover.
Në raportin paraprak të misionit vëzhgues theksohej fakti që qeveria dha shpërblim për pensionistët dhe mori vendime për rritje pagash në prag të zgjedhjeve si dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për kushtëzim të mbështetjes së ardhshme të qeverisë për bashkitë me rezultatet e zgjedhjeve.
Glover foli dhe për rolin e medias në pasqyrimin e fushatës, duke theksuar se ajo nuk bëri raportim për zgjedhjet por pasqyroi fushatën nëpërmjet kasetave të gatshme të kandidatëve dhe partive.
“Autonomia e tyre (mediave) ka pësuar rënie në mënyrë progresive për shkak të përqëndrimit të pronësisë së medias dhe kontrollit të ushtruar nga interesat e ndërthurura të biznesit dhe politikës,” citohej në raportin për mediat.
Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë raportuar për një ditë të qetë votimesh në përgjithësi, por dhe për raste presionesh pranë qendrave të votimit ndaj votuesve dhe probleme të tjera që lidheshin me standardet teknike të procesit.
“Vëzhguesit vërejtën tregues që votuesit nxiteshin ose detyroheshin të votonin për një parti të caktuar, jashtë ambjenteve të 3 për qind të qendrave të vëzhguara dhe në 11 përqind të tyre, njerëz që nuk ishin anëtarë të KQV-ve mbanin shënim zgjedhësit që kishin votuar,” thuhet në raport.
Ashtu si Glover, edhe përfaqësuesi i Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Europës, Stewart Dickson dhe përfaqësuesi i Parlamentit Europian, Swen Simon, u pajtuan me gjetjet e misionit të ODIHR-it dhe theksuan se zgjedhjet vendore nuk ofron platforma dhe debate mes kandidatëve për problemet lokale që lidheshin me zgjedhësit, por një fushatë të polarizuar politikisht./BIRN
Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në shumicën dërrmuese të bashkive, në rezultatet e zgjedhjeve vendore që...
Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli në një konferencë për të denoncuar atë që e quajti një farsë elektorale. &...
Kandidati fitues i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, reagoi pasi u shpall fitues në zgjedhje. Edhe pse ndodhet në ...
TIRANE- Procesi i numërimit vazhdon në të gjithë vendin megjithëse opozita e ka humbur mundësinë për të drejtuar ...
Kandidati i ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri fiton Himarën, sfidon kandidatin e PS, Jorgo Goro. Teksa po numërohet kutia e fund...
Në Gjirokastrës ka përfunduar numërimi në 5 nga 7 bashkitë e këtij qarku. Koalicioni “Bashkë Fitojmë”...
Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërkon mandatin e tretë në krye të kësaj bashkie. Deri më ta...
Zyrtari i Partisë Demokratike, Salvador Kaçaj, ka rrëfyer sulmin që ka ndodhur ndaj tij në Lezhë dhe ka treguar me detaje gjit...
Në Shqipëri, Partia socialiste ka fituar zgjedhjet në tre bashki, atë të Elbasanit, Kamzës dhe Vorës, ku rezultati zyrtar, ...
Dy vëllezër votuan sot për herë të parë të parë në Lushnjë, në gjimnazin “18 Tetori”. Megj...