POLITIKE

REL: Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshime në Kodin Zgjedhor, mundësohet votimi i diasporës

M.B. Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 10:00
REL: Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshime në Kodin Zgjedhor,
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë mbrëmjen e 26 korrikut ka miratuar disa ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe për herë të parë mundësohet votimi i diasporës. Ndryshimet u miratuan me 106 vota për, dy kundër, ndërkaq pjesa tjetër e deputetëve u larguan para votimit. Ndryshimet parashohin që një e treta e listës së kandidatëve për deputetë të jetë e mbyllur dhe t’i lihet ekskluziviteti kryetarit të partisë, ndërkaq kandidatët e tjerë duhet të fitojnë qoftë edhe një votë më shumë për t’u zgjedhur deputetë.

Partia Socialiste (PS) në pushtet dhe Partia Demokratike (PD) në opozitë arritën pajtim edhe për kuotat gjinore dhe sipas ndryshimeve, 30 për qind e fituesve në listën preferenciale do të jenë gra. Pajtimi mes këtyre dy partive për miratimin e këtyre ndryshimeve u arrit në Komisionin e posaçëm për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i këtij komisioni, Damian Gjiknuri prezantoi para deputetëve produktin e këtij bashkëpunimi.

“Zgjedhësi do të regjistrohet në listën e veçantë të zgjedhësve. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm që vërteton identitetin e zgjedhësit dhe adresën e qëndrimit në vendin ku jeton. Gjithçka do të realizohet në një platformë elektronike që do të ndërtohet nga KQZ-ja, që dërgon me postë materialet, udhëzuesit dhe fletët e votimit. Vota do të llogaritet në qarkun ku ka pasur vendbanimin e fundit”, tha Gjinkuri duke iu referuar mundësimit të votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Deputeti Gjinkuri hodhi poshtë akuzat e disa deputetëve të opozitës të cilët i cilësuan këto ndryshime si “pazar politik” për Sali Berishën, duke e krahasuar me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të vitit 2008. Mes deputetëve që kundërshtuan këto ndryshime ishte edhe Lulzim Basha, i cili tha se miratimi i ndryshimeve është pazar politik mes ish-kryeminstrit Berisha dhe kryeministrit socialist, Edi Rama.

Sipas tij pazari mes Berishës e Ramës nisi me amnistinë penale, më pas me vendimin e Apelit që i kaloi vulën e Partisë Demokratike Berishës dhe tani me reformën zgjedhore. Në seancën maratonë të së premtes u miratuan 19 projektligje dhe pesë projektvendime, mes të cilëve edhe ai për prodhimin dhe tregtimin e armëve. Seanca e fundit për këtë sesion parlamentar u mbyll me dorëheqjen e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla./ REL

kuvendi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë