POLITIKE

"Retorikë e rreme për drejtësinë, SPAK të hetojë kryeministrin", juristi: Në dosjen e Ballukut i përfshirë edhe Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 18:18
"Retorikë e rreme për drejtësinë, SPAK të

Juristi Marash Logu thotë se sfida e SPAK është thirrja e kryeministrit Edi Rama për të dëshmuar në Prokurori pasi emri i tij përmendet drejtëpërdrejtë në dosjen ‘Balluku’. I ftuar në studion e ‘Task Force’ në Syri Tv, Logu thotë se nga pikëpamja e çështjes penale hetimet vijojnë ndërsa nga pikëpamja politike gjithë projekti i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij për një reformë të re në drejtësi, ishte thjesht një përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, për ta përdorur atë si një instrument politik për të dëmtuar kundërshtarët politikë.

Pjesë nga diskutimi në studio 

Marash Logu: Nga pikëpamja e procedurës parlamentare, kjo është një çështje që me vendimmarrjen që ka marrë kuvendi, shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj kërkese në parlament ka përfunduar. Por nga pikëpamja e çështjes penale, hetimet vazhdojnë dhe prokuroria është duke vijuar me veprimet e saj hetimore dhe besoj që edhe në ditët në vijim, ë do kemi mundësi të shohim dhe cilat do të jenë hapat e radhës që do të ndërmarrë vetë SPAK-u në lidhje me këtë çështje, sepse sigurisht ata janë vendosur në një pozitë që për shkak të vendimmarrjes politike të mazhorancës, janë cënuar apo dëmtuar apo penguar disa prej veprimeve hetimore që ka SPAK-u të drejtë të kryejë sipas kushtetutës dhe ligjit procedural penal.

Nga pikëpamja politike, unë besoj që tashmë njerëzit, qytetarët kanë kuptuar retorikën e rreme të Edi Ramës për sa i përket reformës në drejtësi. Sot kushdo ka pasur mundësi të kuptojë që gjithë projekti i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij për një reformë të re në drejtësi, ishte thjesht një përpjekje për ta kapur sistemin e drejtësisë, për ta përdorur atë si një instrument politik për të dëmtuar kundërshtarët politikë dhe në qoftë se një ditë kjo do kthehej kundër tyre, më pas t'i vinin ë frerët apo kufijtë në mënyrë që mos shkonte përtej, siç edhe ndodhi në rastin konkret.

Dhe ky ka qenë një projekt personal i Edi Ramës, jo i Partisë Socialiste, sepse u pa që Edi Rama për interesin e tij është i gatshëm të lëshojë këdo, përveçse atyre që lidhen drejtpërdrejt me pushtetin e tij, siç është rasti i Belinda Ballukut, se kjo është diferenca e dosjes Balluku krahasimisht me dosjet e tjera të mëparshme, që në këtë dosje është vetë i përfshirë drejtpërdrejt Edi Rama.

Unë besoj edhe zoti Berisha e ka sqaruar që kjo çështje as ka përfunduar dhe as nuk mund të përfundojë deri në momentin që qoftë Belinda Balluku, qoftë Edi Rama do shkojnë atje ku e kanë vendin përpara, përpara drejtësisë.

Unë besoj që SPAK-u ka në dispozicion disa mjete ose mekanizma të cilat ia garanton Kushtetuta dhe ligji. Së pari, në qoftë se ka vend njëherë për të ngritur konflikt kompetence ndërmjet pushtetit të Edi Ramës, mazhorancës socialiste dhe SPAK-ut, ky është rasti ideal, sepse praktikisht nëpërmjet vendimmarrjes politike që mori Kuvendi në 12 mars është penguar dhe është cënuar hetimi që është duke kryer Prokuroria e Posaçme.

Kështu që ky do ishte rasti i duhur në fakt që vetë SPAK-u të angazhonte një konflikt kompetence në Gjykatën Kushtetuese.

Hapi tjetër sigurisht është që Edi Rama këto ditë edhe altoparlantët e tij mediatikë ose avokatët pa prokurë të Belinda Ballukut e kanë thënë shpesh edhe nëpër media, që nuk është e akuzuar ose nuk është duke u hetuar për korrupsion, sepse akuza është shkelje e barazisë në tendera, megjithëse shkelja e barazisë në tendera në fakt bien, është një nga veprat penale në kategoritë e veprave korruptive, se nuk bëhet shkelje e barazisë në tendera sepse ke gabuar ose, ke dashamirësi ndaj dikujt, domethënë, bëhet pikërisht për arsye korruptive. Por po t'i qëndrojmë kësaj logjike, pra nesër pasnesër SPAK-u mund të vijë  në parlament duke pasur një akuzë të re që është akuzë për korrupsion, pastrim parash, ka filluar hetimi i pasuror e kështu me radhë. Kështu që unë besoj që do kenë mundësi të ballafaqohen dhe me këtë argument dhe ju do shikoni që nuk ka qenë çështje se cilën vepër po heton, por është çështje një mbrojtje politike që duhet t'i ofrohet Belinda Ballukut për shkak të lidhjes që ka në atë dosje vetë, vetë Edi Rama.

Dhe sigurisht një opsion tjetër, në qoftë se SPAK-u gjatë hetimeve që është duke kryer, me metoda speciale pra vëzhgim, përgjim e të tjera e të tjera, do arrijë që të kapë kryerjen në flagrancë të ndonjë vepre penale nga Belinda Balluku, gjithsesi Kushtetuta i ka dhënë mundësinë për t'a arrestuar në flagrancë dhe më pas për t'i njoftuar Kuvendit arrestimin dhe një autorizim.

Emërimi në poste kyçe i njerëzve të saj po themi, të cilët kanë mekanizma kontrolli ndaj varësve në mënyrë që ata mos të japin dëshmi, mos të japin, paraqesin dokumenta.

Sfida nuk është Belinda Balluku, sepse në atë dosje, në të paktën tre procedura prokurimi publik përmendet shprehimisht Edi Rama. Pra, njeri është porosi e Edi Ramës. Njërin e ka takuar vetë Rama. Kësaj pika pika medias së tyre ia ka dhënë vetë Rama.

Pra sfida e tyre është të hetojnë Edi Ramën dhe minimalisht duhet ta, duhet ta fillojnë duke e thirrur Edi Ramën. Duhet të marrin guximin që pas shtatë vitesh që është krijuar SPAK-u, ta thërrasin njëherë Edi Ramën, njeriun më të përfolur në dosjet e SPAK-ut, që kurrë asnjëherë nuk kanë marrë as guximin për ti thënë a mund të vish në prokurori.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë