POLITIKE

Rinisja e mbledhjes pas më shumë se një ore/ Vokshi te "Shëndetësia": Gjatë pushimit Beqaj bëri takime personale, futi materiale të forta në Kuvend!

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 14:33

Rinisja e mbledhjes pas më shumë se një ore/ Vokshi te

TIRANA- Komisioni hetimor për Shëndetësinë ka rinisur sërish pas një pushimi gati 1 orë e gjysmë pushim. Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi tha se gjatë pushimit ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj zhvilloi takime personale me deputetë të mazhorancës dhe futi në Kuvend materiale të forta. Ajo shtroi pyetjen se si mundet që garda të mos kontrollojë Beqajn, ndërsa ajo vetë dhe deputetet e opozitës i janë nënshtruar kontrolleve.

Pjesë nga fjala e Vokshit në Komision:

Gjatë kohës së pushimit unë erdha për të marrë disa  gjëra në këtë sallë dhe këtu ishte bërë një sallë pritje të ish-ministrit, shtetasit Ilir Beqaj, i cili ndodhej në mënyrë të pa autorizuar në këtë sallë, avokati bënte ato me mjete..ashtu në mënyrë të pa autorizuar gjendej këtu brenda. 10 njerëz të ulur me polici, me gardën dhe jo vetëm ishin po ashtu të ulur brenda kësaj salle, stafi i sekretariatit të komisionit po këtu në këtë sallë. E  kishin bërë për këdo që është ndjerë i keqardhur për prangat e Ilir Beqaj. Ju siguroj që ka pasur takime personale me të gjithë deputetët e mazhorancës dhe ka qenë i lirshëm të hyjë të dali madje përgatiti dhe ekspozita dhe foto.

Jo vetëm kaq por një ngjarje tjetër e rëndë për të cilën kam njoftuar kryetarin e kuvendit, kam njoftuar ministrin e drejtësisë, drejtorin e përgjithshëm, të gardës dhe ministrin e brendshëm sepse shtetasi Beqaj kur ka hyrë është lejuar që të fusi në ambientet e kuvendit materiale të forta të cilat ne si deputete nuk na lejohet që të fusim. Unë jam ndaluar nga garda dhe nuk jam lejuar dhe të gjitha zonjat deputete, nuk jam lejuar që të futem pa u bërë kontroll fizik pa u hapur çanta, pa u kontrolluar që të mbahen mjete të forta. Si mund të lejohet diça që nuk i lejohet deputetëve t’i lejohet dikujt tjetër që s’ka lidhje fare? Si mundet që të jetë i preferuari i gardës?

Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete më kontrollohet çanta, ndërsa Beqaj hyn me kutinë e zezë të metalizuar në sallë, di unë çfarë kishte brenda? Kjo është skandaloze. Ju bëj thirrje ndaluni. Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen procedurat që u respektuan edhe për të gjithë dëshmitarët e tjerë. Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion. U kthye komisioni si stallë.

albana vokshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë