POLITIKE

Buxheti 2025/ Avokati i Popullit: Duhen 3 komisionerë shtesë dhe fond për sigurinë kibernetike

M.B. Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 13:26

Buxheti 2025/ Avokati i Popullit: Duhen 3 komisionerë shtesë dhe fond

TIRANA- Kryetarja e institucionit të Avokatit të Popullit, Erinda Ballanca kërkoi në Komisionin e Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut, mbështetje për 3 persona staf dhe fond për mbrojtjen e sigurisë kibernetike. Ballanca tha se për vitin 2025 buxheti parashikon 196.9 mln lekë dhe se ka nevojë për shtesa. Ajo tha se ka nevojë për të krijuar një nënsesion për çështjet ligjore, analizës dhe raportimi, pasi tani me raportimet që bëhen për Komisionin Europian dhe pjesën e negociatave, është e nevojshme të ketë një njësi që të ndjekë këto raportime.

Pjesë nga fjala e Ballancës në Komision:

Avokati i Popullit e ka shtuar aktivizimin, numrin e ankesave dhe rekomandimeve. Në vitin e ardhshëm do të jemi në procesin e riakreditimit, që bëhet çdo 4 vite nga organizatat e OKB. Në 2025-ën do të jetë akreditimi i radhës dhe dy nga detyrat kryesore që janë lënë ka qenë rritja e kapaciteteve dhe buxhetit, dhe më e rëndësishmja për të marrë ankesa edhe nga sektori privat, detyrë që është lënë nga komiteti i akreditimit. Do të sjellim gjatë ditëve në vijim një draft me amendamente për ligjin për avokatin e popullit, pasi përndryshe nuk do të marrim dot akreditimin si institucion me statusin A, niveli më i lartë i garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Kemi nevojë për 2 persona shtesë në staf.  Kemi kërkuar të shtojmë kapacitetet e mekanizmit kombëtar për parandalimin e torturës edhe me detyrat shtesë që kemi për mbrojtjen e emigrantëve dhe detyrave që do të kemi për mbrojtjen e shtuar që duhet të kemi për marrëveshjen Shqipëri Itali. Do të na duhej edhe një komisioner tjetër, nga 4, në 5. Në total nevojiten 3 personel shtesë. Në total kërkojmë 7.6 mln lekë për pagat 1.3 mln lekë për sigurimet shoqërore.

Në lidhje me investimet, ka të bëjë me sigurinë kibernetike. Nga AKSK ka pasur një vlerësim orientues për 18 mln lekë, i ndarë në infrastrukturë, standarde dhe trajnime...Ka numër të vogël gjyqtarësh për 100 mijë banorë dhe ne jemi shumë larg standardeve europiane. Ka mbingarkesë çështjesh, që erdhi menjëherë pas reformës në drejtësi. Gjyqtarët kanë mbingarkesë dosjesh, për shkak të reformës. Reforma në drejtësi ka krijuar problematikë në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

avokati i popullit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë