POLITIKE

Rrjeti nën hetim nga FBI/ Në kërkim si i përfshirë në trafikun e drogës nga Sinaloa, ish-gjeneriali rumun, i lidhur me Dorian Duçkën

r.ll Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 22:37
Rrjeti nën hetim nga FBI/ Në kërkim si i përfshirë
dorian ducka, florian coldea dhe marina pandarof

RUMANI- Ish-gjenerali i shërbimeve sekrete rumune, Florian Coldea është shpallur në kërkim nga autoritetet e Rumanisë për përfshirjen e tij dhe mbrojtjen e një rrjeti të trafikut të drogës që vepron në Rumani, Shqipëri dhe Meksikë. Sipas mediave rumune, emri i Coldeas është shfaqur edhe në median shqiptare përpara disa vitesh. Coldea dyshohet se është përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës direkt nga karteli i frikshëm i Sinaloas meksikane.

Sipas gazetës rumune, EVZ, gjenerali rumun ishte rekrutuar në këtë rrjet nga Dorian Duçka. Ndërmjetësja e kësaj historie të frikshme trafiku ishte e dashura e gjeneralit, e quajtur Marina Pandarof. Gazeta ka publikuar edhe një foto ku shfaqet gjenerali së bashku me Dorian Duçkën dhe të dashurën e tij, të cilën mediat e etiketojnë si ‘biondja fatale’.

“Fotoja është bërë në Berlin, ku të tre u takuan për të bërë pazare droge në zinxhirin Meksikë-Shqipëri-Bukuresht’. Siç mund ta shihni, gjenerali ishte shumë i dashuruar me bionden e tij fatale,” shkruan gazeta.

Ndërkohë, Romania TV raporton se gjenerali kishte fituar një kontratë konsultimesh në Shqipëri, madje këshillonte edhe vetë kryeministrin Edi Rama, të cilin televizioni e cilëson si ‘një nga politikanët më kontrovers në rajon’.

“Shqipëria është e famshme për faktin se bandat shqiptare kanë zhvilluar “industri” reale të armëve, alkoolit, kontrabandës së cigareve dhe naftës, trafikut të drogës dhe prostitucionit. Sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine sillen në Shqipëri, të cilat shpërndahen në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë dhe më pas transportohen në Perëndim. Dhe ky Dorian Duçka njihet për gazetarët shqiptarë si njeriu që ndihmon kryeministrin Edi Rama në marrëdhëniet e tij me biznesin dhe mjedisin kriminal shqiptar. Për shkak të afërsisë së tij me kryeministrin shqiptar Edi Rama, karriera e Dorian Duçkës nuk ka qenë pa polemika, duke u dyshuar për dy raste korrupsioni dhe lidhje me krimin e organizuar,” raporton Romania TV.

Më tej në shkrimin e medias rumune raportohet se vetë kryeministri Edi Rama e ka një lidhje direkte me kartelin më të rrezikshëm mafioz, Sinaloa.

“Në shtator 2022, gazeta meksikane “El Universal” botoi një raport të forcave meksikane kundër drogës, sipas të cilit Karteli Sinaloa (dikur i udhëhequr nga famëkeqi Joaquín “El Chapo” Guzmán) krijoi një aleancë me mafien shqiptare, si rezultat i së cilës trafikantët meksikanë filluan të pastrojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri. Sipas autoriteteve meksikane, lideri i kartelit, Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar marrëdhënie të ngushta me vëllezërit Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa, biznesmenë të njohur shqiptarë me lidhje në nivel qeveritar. Lidhjet e tyre në nivel qeveritar janë pikërisht ai që mendoni ju, Dorian Duçka, njeriu i kryeministrit Edi Rama,” raporton Romania TV.

Më tej, gazeta EVZ shpjegon se ka një foto që shpjegon gjithçka.

“Fotoja e bërë në vitin 2020, tregon se si tre persona—Mark Hauptmann, një ish-deputet i partisë CDU-CSU të Gjermanisë; Luftar Hysa, partner i kartelit Sinaloa; dhe Besnik Lulaj, një biznesmen i njohur shqiptar që zotëron Marina Bay, një firmë e madhe ndërtimi hotelesh dhe resortesh në Shqipëri, po largohen nga zyra e kryeministrit Edi Rama. Dorian Duçka, i cili raportohet se është në kontakt me përfaqësues të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të kartelit meksikan, organizoi takimin, sipas mediave shqiptare. Ne e kemi përshkruar me detaje këtë tablo politike në Shqipëri që të kuptoni dhe shihni nivelin e korrupsionit në krye të shtetit dhe kuptoni më mirë pse, në këtë mjedis, Florian Coldea ia dilte si peshku në ujë në mjedisin e tij,” raporton gazeta.

Në shkrim theksohet se jo vetëm kaq, por Edi Rama dhe Dorian Duçka kanë korruptuar edhe një zyrtar të lartë të inteligjencës amerikane, ku bëhet fjalë për Charles McGonigal.

“Shtypi shqiptar pohon se ish-kreu i FBI-së ishte pranë Edi Ramës, i cili ishte përpjekur t'i organizonte politikanit shqiptar një takim me përfaqësuesit e një kompanie amerikane (pa emër) për të nisur një projekt antikorrupsion, një operacion i pa miratuar nga udhëheqja e FBI-së. Më shumë nga sa kemi treguar tashmë, sipas faqes shqiptare Syri.net, McGonigal jo vetëm që ka vizituar Shqipërinë, por ka regjistruar edhe një kompani në emër të tij në Tiranë. Fotoja e mëposhtme është publikuar nga Syri.net për të demonstruar lidhjet e trekëndëshit Edi Rama – Dorian Duçka – Charles McGonigal,” shkruan gazeta, ndërsa shtohet më tej se FBI po e heton intensivisht këtë rrjet të trafikut.

florian coldea dorian duçka fbi marina pandarof

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë