POLITIKE

"Sa qesharake kur e dëgjon", Teliti: Vetëm për karrige ngrenë grup pune Rilindasit! Kuvendi s’është organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve

n.f Përditësimi i fundit 1 Tetor 2024, 17:15
"Sa qesharake kur e dëgjon", Teliti: Vetëm për karrige
Kuvend

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS ka kërkuar masë disiplinore për deputetët e opozitës si dhe mbledhjes së Sekretariatit të Etikës. Përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" Teliti shkruan se Rilindasit ngrenë grup pune vetëm për karrige. 

Ai më tej shtoi se Parlamenti shqiptar nuk është më organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve, përkundrazi sipas tij shkeljet e Kushtetutës dhe rregullores së saj janë kthyer në çështje normale të rutinës së mazhorancës parlamentare. Teliti më tej ironizoi duke thënë se Kuvendi i Rilindjes ka ngritur një grup pune për dëmet e disa karrigeve të kalbura që u dogjën në shenjë proteste të mosbindjes civile.

VETËM PËR “KARRIGET” NGREJNË GRUP PUNE RILINDASIT! Parlamenti shqiptar nuk është më organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve, përkundrazi, shkeljet e Kushtetutës dhe rregullores së saj janë kthyer në cështje normale të rutinës së mazhorancës parlamentare.


Na paska ngritur Kuvendi i Rilindjes një grup pune për demet e disa karrigeve të kalbura që u dogjën në shenjë proteste të mosbindjes civile. Sa qesharake kur e dëgjon! Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra e mijëra tendera pa garë të zhvilluara në 11 vite? Pse nuk ngrejnë grupe pune për qindra mijëra euro që cdo ditë gllabërohen nga inceneratorët fantazëm apo koncesione të tjera të faktuara tashmë si korruptive dhe klienteliste?

Pse nuk ngrejnë grupe pune për shpopullimin makabër që i ka ndodhur vendit, për 1 milionë shqiptarët që kanë marrë arratinë këto vite? Pse nuk ngrejnë grupe pune për ekonominë e fundosur, falimentimin masiv të sipërmarrjes prodhuese, apo edhe për renditjen e vendit tonë në fund të listës përsa i përket klimës së të bërit biznes? Pse nuk ngrejnë grupe pune për varfërinë ulur këmbëkryq, ku sipas Unicef 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer?

Pse nuk ngrejnë grupe pune për ilacet e domosdoshme që i mungojnë të sëmurëve? Pse nuk ngrejnë grupe pune për cerdhet e kopshtet që mungojnë, për shkollat ende me dy turne, apo edhe për renditjen qesharake të arsimit të lartë?

Dhe e fundit, cfarë mbeti nga ato karrike të djegura në shenjë revolte dhe proteste…a do shkrumbohen thoni ju te inceneratori fantazëm i Tiranës…⁉️apo edhe këtë e di vetëm “grupi i gatshëm i punës i Kuvendit të Rilindjes”? Të gjithë në protestë në #7tetor për Shqipërinë e lirë dhe demokratike, në protestë për ngritjen e qeverisë teknike dhe zgjedhje të lira e të ndershme.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë