POLITIKE

"Sëmundja e Shqipërisë quhet Edi Rama", Berisha: Lufta e tij me PD-në është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës

r.ll Përditësimi i fundit 11 Prill 2025, 21:23

"Sëmundja e Shqipërisë quhet Edi Rama", Berisha: Lufta

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Shqipëria pret sot me padurim ndryshimin dhe projektin e Shqipërisë Madhështore. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se "Shqipëria" ka një sëmundje të quajtur "Edi Rama". Ai u shpreh se kryeministri prej dy muajsh, po flet me veten pasi është i tmerruar nga transparenca. 

Kryedemokrati tha se edhe pas përpjekjeve të qeverisë për të asgjësuar opozitë, PD është sot më e fuqishme se kurrë. Ai shtoi gjithashtu se lufta e Ramës me PD-në është si  lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës.  

Berisha u shpreh se Partia Demokratike ishte ajo që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut. Më tej tha gjithashtu se kjo parti është partia që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës dhe në NATO dhe nxori Shqipërinë.

"Sot Shqipëria pret me padurim ndryshimin e madh. Pret me padurimin projektin e madh, projektin më të bukur që ka njohur në histori, projektin e Shqipërisë Madhështore. Miqtë e mi, këto ditë, këtë muaj, në këtë fushatë, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, ndeshen dy projekte. Në njërën anë janë ata të cilët e grabitën dhe e plaçkitën Shqipërinë dhe shqiptarët sa asnjë pushtim tjetër në histori.

Miq, Shqipëria është e sëmurë. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. Kjo sëmundje quhet Edi Rama. I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë, ka dy muaj që flet me vete, ka dy muaj që ka frikë. Por miq, u përpoq me çdo mënyrë, u përpoq me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë.

Ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër. Edi Rama vazhdon mashtrime, shpifje dhe trillime. Por për 12 vite shqiptarëve nuk u tregon dot një gjë, një vepër, sepse kudo ka vjedhur, ka vjedhur dhe vetëm ka vjedhur. Lufta e tij me PD-në, trashëgiminë e saj, është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia e pluralizmit politik. Ky flamur është flamuri i pluralizmit politikë. Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është partia që përmbysi diktaturën komuniste, vendosi demokracinë dhe ekonominë e tregut.

Çfarëdo që të thotë dhe çfarëdo që të bëjë, kjo parti është parti që anëtarësoi Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO dhe nxori Shqipërinë nga terri dhe errësira. Është partia që çau malet dhe bashkoi kombin me Rrugën e Kombit. Është partia që dyfishoi rrogat dhe pensionet dhe e nxori Shqipërinë nga humnera e varfërisë në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo parti është partia që liberalizoi vizat e shqiptarëve, suksesin e tyre të jetës, i nxori nga izolimi evropian.
Kjo parti është partia e projekteve më të mëdha, më të mëdha në historinë e Shqipërisë, por edhe në rajon edhe më gjerë, si TAP dhe Kaskada e Devollit. Miqtë e mi, kjo parti ka paraqitur një program në të cilin jo më vetëm vepra të caktuara, por Shqipëria e tërë do jetë madhështore, madhështore, madhështore.

Edi Rama me propagandën etij përpiqet nga mëngjesi gjer në darkë, i qan hallin kalorësit se i varen këmbët, i qan hallin Sali Berishës për vitet e tij. Tani do i them këtu para jush, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vetingu që i bëri me lakejtë e tu, tregoi se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë veting, të cilin e nise si e nise, mund të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.", u shpreh Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë