POLITIKE

Shehaj: Rama sulmon drejtësinë, i quajti prokurorët “qen” dhe “minj”. Shumë shpejt do merret i pandehur

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2026, 16:48
Shehaj: Rama sulmon drejtësinë, i quajti prokurorët

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorëve dhe gjykatësve sot, teksa i sulmoi me etiketime fyese në kohën kur prezantonte nismën ligjore të PS për të ndaluar SPAK-un të kërkojë pezullim nga detyra të kryeministrit dhe anëtarët e kabinetit qeverisës.

Sipas Shehajt, ka një arsye të thjeshtë dhe të qartë pse Rama intensifikoi gjuhën e ashpër sulmuese kundër prokurorëve duke përdorur cilësimet fyese “qen dhe minj” ndaj tyre. Pas kërkesës për arrestimin e zv.kyeministres Belinda Balluku dhe pezullimit të saj nga detyra, Shehaj thotë se Rama kërkon të caktojë një pushtet absolut dhe të paprekshëm për veten e tij, teksa shumë shpejt kryeministri mund të merret i pandehur, nënvizon kreu i “Mundësia”.

Shehaj i referohet kësaj deklarate të Ramës: “Që kufiri ndarës midis pushteteve të jetë si ato gardhet me një vrimë ku hyjnë dhe dalin qentë dhe minjtë dhe ne këtë nuk mund ta lejojmë”.

Ndërsa bën thirrje për firmosjen e deklaratës në mbrojtje të drejtësisë, kreu i Partisë Mundësia nënvizon se drejtësia shqiptare ka dhe do të ketë mbështetjen e ndërkombëtarëve për të luftuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë në Shqipëri.

“Qartësisht Edi Rama është shumë i shqetësuar sepse mendonte se do të kishte një pushtet absolut dhe të përjetshëm, por ja që kjo nuk do të ndodhë. Sepse drejtësia me mbështetjen e ndërkombëtarëve po i çon të korruptuarit para drejtësisë si kurrë më pare.

Prandaj duhet të firmosim deklaratën në mbrojtje të drejtësisë. Këto firma do t’i çojmë në Kongresin Amerikan, në Parlamentin Europian t’i tregojmë atye që duhet të vazhdojnë të mbështesin drejtësinë në Shqipëri, që dhe shqiptarët duan të korruptuarit përpara drejtësisë. Prandaj është shumë e rëndësishme, firmosni, firmosni, firmosni”, thekson Shehaj.

Partia Mundësia ka ndërmarrë një nismë për mbledhjen e 100 mijë firmave të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit. Deri më tani janë 60 mijë qytetarë që kanë dhënë me vullnetin e tyre firmat, për të mbrojtur sistemin e drejtësisë nga pushteti politik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?