POLITIKE

Shoqërimi me forcë në polici, Adriatik Alimadhi: Policët më kanë tërhequr zvarrë dhe goditur me grushte! Situatë kriminale

r.ll Përditësimi i fundit 5 Prill 2025, 14:52
Shoqërimi me forcë në polici, Adriatik Alimadhi: Policët
adriatik alimadhi

TIRANË- Kryetari i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi ka reaguar lidhur me shoqërimin që iu bë me forcë në komisariat dhe nisjen e një procedimi penal kundrejt tij për mosbindje ndaj efektivëve. 

Alimadhi në një postim në rrjetet sociale, sqaron se dje rreth orës 19:00 të mbrëmjes, ishte ulur në lokalin e njërit prej vëllezërve të tij duke diskutuar me ta dhe miq të tyre lidhur me planet për fushatë zgjedhore. Në këtë moment shprehet ai, dy persona janë afruar te banaku, dhe ndërsa Alimadhi ka tentuar të dalë jashtë një nga efektivët e ka penguar. 

Ai shkruan se ka menduar se policët po bënin shaka deri në momentin që një prej tyre ka nisur të përdorë fjalor rruge dhe të bërtasë se në lokal po luhet lloto. Më tej shton se në debat e sipër, efektivët më kanë tërhequr zvarrë më duart mbrapa kokës dhe e kanë goditur me grushta. Në momentin e shoqërimit brenda në fugon, Alimadhi thotë se efektivi që ishte me të e ka ofenduar rëndë.

Pas kësaj shprehet se e kanë çuar në komisariatin nr. 4 dhe aty kanë dhe dy inspektorë të AMP-së, ku i kanë marrë deklaratën. Ai shprehet se reagimi zyrtar i policisë është shpifje pasi thotë se nuk ka luajtur kurrë lloto dhe në lokalin e të vëllait nuk janë luajtur lojëra fati. 

POSTIMI I PLOTË: 

Sqarim publik! Të dashur miq, dje rreth orës 19 të mbrëmjes si zakonisht mbërrita te kafja e vëllait, në tavolinën tonë që ulemi me vëllezërit dhe me një mikun tonë të përditshëm duke bërë planet tona për fushatën zgjedhore për ditët në vazhdim. Pas pak u futën një apo dy persona dhe shkuan drejt banakut në këto momente vëllai shkon për t’ju shërbyer. Unë bëj për të dalë jashtë, por një polic po më pengonte dhe nuk më lejonte të dilja. I them të lutem se më duhet të dalë jashtë dhe mendova se ishin punjonjësit e policisë së komisariatit Nr.4 dhe se po bënin shaka me mua duke qenë se më njohin dhe takohemi çdo ditë aty.

Në këto momente vjen një polic tjetër i cili ulëret dhe flet me një fjalor rruge. Bërtiste ‘futu brënda, telefonin shpejt këtu’. I them se nuk keni të drejtë të ma merrni telefoninin. I fola mos u sillni kështu, e nëse jeni policia e shtetit, identifikohuni, na jepni urdhërin, plan masash për kontrollin në lokalin e vëllait, bëni thirrje policia e shtetit dhe ne zbatojmë urdhrat tuaja, shtrihemi barkas apo pas murit si ju të keni detyrat dhe zbatimin e ligjit. Ata vazhduan me të tyren duke bërtitur dhe kërcënuar luani lloto e të tjera... por kjo u kuptua që ishte një provokim i rëndomtë dhe një sjellje jo e denjë e personave që thoshin se jemi punjonjës policie.

Në debat e sipër kur ne kërkonim të silleshin jo vulgar por si punonjës të policisë së shtetit dhe të identifikoheshin ata vazhdonin të silleshin brutal. Ashtu siç e keni parë edhe nëpërmjet pamjeve filmike më kanë tërhequr zvarrë duke më vendosur duart mbrapa kokës duke më goditur me grushta sikur të isha kriminel dhe duke kryer krim në kushtet e flagrancës. Më hipin me dhunë në furgonin e policisë duke ushtruar dhunë, duke bërtitur, duke më kërcënuar dhe provokuar që unë të bija pre e provokimeve, po shyqyr që mbajta veten e lus Zotin.

Në këto momente brenda furgonit të policisë mbeti vetëm një punonjës policie, i cili vetëm i tillë nuk ishte por patronazhist i thekur, i një bande hajdutësh qeverisëse duke më sharë me robtë e shtëpisë ‘pusho se do të shkër*** robtë e shtëpisë’. Këto fjalë të përsëritura disa herë, ai vazhdonte me grushtat në gjoks duke më shtrënguar fortë dhe më thoshte pusho ku*** e m*** se do të shkër*** robtë e shtëpisë e vazhdonte…’ . Ky ishte një moment që polici ka kërkuar të regjistronte fjalët e mija, për këtë kërkoj regjistrimet, por besoj se i kanë zhdukur sepse personalisht e kam kalur sjelljen dhe durimin ndaj provokimit të tij.

Në këto momente i bëra të ditur se jam kryetar i Ballit Kombëtar mos më godit, mos ushtro dhunë dhe mos më kërcëno, mos më bërtit, mos më shaj nga robtë e shtëpisë sillu si punonjës policise, i bëra të ditur se kam qënë deputet e më mirë të mos i kisha thënë kështu ai vazhdoj uliganizmat e tij, i thashë mos të vriten sytë se jam kryetar i Ballit Kombëtar, e ai nuk donte t’ja dinte. Për atë punë kishin ardhur, por dështuan, më thoshte eh mor xhaxh je i vjetër se të ishe i ri e dija unë se cfarë do të bëja ku*** e m***.

Në këto momente hipin në furgonin e policisë edhe policët e tjerë. Në rrugëtim e sipër drejtë shkollës së bashkuar më ndaluan furgonin disa herë dhe më thoshin zbrit dhe ik në shtëpi. Ju bëra me dije se nuk zbres, më çoni atje ku më morët sepse njerzit më njohin dhe se nuk kam bërë asnjë faj apo shkelje ligji. Pasi ju kërkova këtë ata duke bërtitur më thanë ta tregojmë ne se bëjmë raport shërbimi dhe na ke kundërshtuar dhe goditur dhe të fusim si qeni ne burg, me ne do kruhesh ti... Gjatë bisedave e sipër punonjësi civil foli në telefon me eprorët e vet dhe i tha ‘kemi planë masash dhe urdhër gati sepse na duhet na u krijua një situatë jo e mirë...’ .

Më vonë më çuan në komisariatin Nr.4 dhe më lanë aty, rreth orës 01 e 30 minuta vijnë dy punonjës të Autoritetit të Mbikqyrjes së Policisë dhe u prezantuan si të tillë. Më morën kallzimin dhe u larguan më vonë më thanë vazhdo je i lirë rreth orës 3 ndaj mëngjesit. E lexova komunikatën e polisisë, ndjej keqardhje, si mundet të shpifin për personin tim, nuk kam lozur kurrrëëë lloto, nuk di sesi luhet, por as në lokain e tim vëllait nuk u kostatua kjo. Drejtësia do jepet një ditë, me padurim po e presim.

Falenderoj të gjithë miqtë e mi të cilët në këto momente janë pafund mirënjohje për ju, falenderoj qëndrimin e partisë demokartike për mbeshtetjen nga zoti Belind Këlliçi, sekretarin e përgjithshëm të Partisë Demokratike zotin Flamur Noka, sekretarin e përgjithshëm të Partise së Lirisë zotin Tedi Blushi për mbështetjen, dhe solidaritetin ndaj kësaj situate kriminale të një bande në pushtet të cilët nuk na lanë njëherë rehat, qysh nga viti 2013 duke na futur në burgje si vëllezërit e mi, mua personalisht, kontrolle pafund të përsëritura në lokalin e vëllait tim etj.!

O banda në pushtet ne ju njohim mirë se kush jeni, nuk na tutni, jemi të djathtë dhe të tillë do vdesim, jemi mësuar me krimet tuaja, dhe sjelljet tuja kriminale, nga ju na është regjur lëkura, nuk do ja dilni dot të na mposhtni. Por ju nuk mendoni kushte lirije dhe demokracie, ju nuk bëheni të tillë kurrë sepse jeni shpirtzinjë dhe të tillë do mbeteni. Për pushtet personal ju i vini zjarrin shqipërisë. Nuk na e ulni dot kokën, krenarë se jemi një rracë e ndershme e mirëfilltë patriotike shqiptare. Ju falenderoj të gjithëve. adriatik alimadhi

adriatik alimadhi balli kombetar policia e tiranes

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë