Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

Vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Shqipëria, përballen me sfida për të arritur standardet e Bashkimit Europian në ekonomi, çështjet sociale, qeverisje etj.
Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare ka ndërtuar një platformë interaktive që mat konvergjencën në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Serbia).
Të dhënat tregojnë se Shqipërisë i duhen së paku 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së, 53 vite për standardin ekonomik dhe 71 vite për standardet sociale. Për sistemin shëndetësor duhen rreth 39 vite, ndërsa për standardet e mjedisit dhe infrastrukturës më shumë se 100 vite.
Sa i përket kriterit ekonomik, me 53 vite prapambetje, Shqipëria duket se është më e përparuar se disa vende të tjera. Për shembull, Bosnjës i duhen mbi 100 vite për t’u afruar me standardin e BE-së; gjithashtu edhe Kosovës i duhen më shumë se 100 vite. Malit të Zi i duhen 72 vite, Maqedonisë së Veriut 59 vite, ndërsa Serbia është në pozicion më të mirë se Shqipëria me vetëm 35 vite prapambetje.
Në qeverisje, Shqipërisë i duhen 64 vite. Në rajon, për këtë kriter, Kosova është e para me vetëm 26 vite prapambetje dhe Serbia është më keq, me mbi 100 vite prapambetje.
Në kontekstin social, Shqipëria ka 73 vite prapambetje në krahasim me BE-në. Kosova paraqitet më mirë me 19 vite prapambetje, ndërsa Maqedonia e Veriut është më keq, me më shumë se 100 vite prapambetje.
Për infrastrukturën, të gjitha vendet e rajonit kanë prapambetje të njëjtë, me më shumë se 100 vite nga standardi i BE-së. Gjithashtu, prapambetja është e thellë edhe në standardet mjedisore, me më shumë se 100 vite diferencë.
Shqipëria, nga njëra anë, ka shanse më të mira për konvergjencë në krahasim me vende që janë në gjendje më të rëndë; por nga ana tjetër, hendeku me mesataren e BE-së mbetet i madh — 53 vite, sipas modeleve të Converge2EU.
Për të ngushtuar këtë hendek, Shqipëria duhet të fokusohet në politikat që lidhen me mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën teknologjike, ndërkohë që përforcon institucionet dhe qeverisjen. Në rastin e Shqipërisë, përparimi është më i dukshëm në fushën e dixhitalizimit dhe përmirësimit të infrastrukturës bazë, ku reformat e viteve të fundit kanë sjellë rritje të aksesit në internet dhe të shërbimeve publike online.
Megjithatë, diferenca me BE-në mbetet e thellë në fusha të tjera, si mjedisi — ku ndotja e ajrit dhe menaxhimi i mbetjeve mbeten sfida serioze — dhe arsimi, ku cilësia dhe përputhja e aftësive me tregun e punës janë ende të ulëta. Po ashtu, në mirëqenie sociale dhe të ardhura për frymë, Shqipëria vijon të mbetet prapa.
Projekti Converge2EU, nga Instituti i Vjenës për Studime Ndërkombëtare, mat se sa afër janë vendet e Ballkanit Perëndimor me standardet e Bashkimit Europian, jo vetëm në kuptimin formal të integrimit, por në mënyrën se si qytetarët jetojnë dhe përfitojnë nga zhvillimi ekonomik e social.
Projekti analizon tetë fusha kryesore — ekonominë, mirëqenien sociale, arsimin, shëndetësinë, mjedisin, qeverisjen, digjitalizimin dhe infrastrukturën — duke i krahasuar me mesataren e BE-së. Qëllimi është të tregojë se sa vite do t’u duhen këtyre vendeve për të arritur standardet europiane në secilën fushë dhe cilat politika mund të ndihmojnë për të përshpejtuar procesin e konvergjencës./Monitor

Kandidati i pavarur në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, aktori dhe moderatori i mirënjohur, Florjan Binaj festoi sot 40-vjetorin e l...
Kryetarja e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në Partinë Demokratike ka njoftuar se nesër, më 13 tetor, n&e...
Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video nga festimet e tifozëve shqiptarë në stadiumin “Air Albania”, gjatë nde...
Një masiv shkëmbor në malësinë e Thethit është shembur së fundmi, duke krijuar një imazh të paprecedentë...
Në një reagim në "Facebook", kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar vendimin e qeverisë për të sekretuar sh...
Tirana do të jetë mikpritëse e Forumit të parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian - Ballkani Perëndimor) më...
Ka një vend në Durrës ku lashtësia, mesjeta dhe realiteti qëndrojnë së bashku. Falë motit të mirë, porta e ...
Partia Demokratike ka ngritur dyshime për një skandal në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku sipas saj ja...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës s&e...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur p&eu...