POLITIKE

‘Është shkuarje në vendin e krimit për të denoncuar’, Boçi: Hyrja në parlament nuk mund të barazohet me njohje të zgjedhjeve

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 10:48

‘Është shkuarje në vendin e krimit për të

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë nënkryetari demokrat Luçiano Boçi. Në bisedë me moderatorin e emisionit Flavio Qarri ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe qëndrimet e Partisë Demokratike.

Luçiano Boçi: Dalja nga parlamenti është një dalje nga sistemi, dhe madje kemi marrë edhe penalitete jo vetëm brenda opinionit publik që fillimisht ishte mbështetës i djegies së mandatave dhe më pas u kthye nga e kundërta. Por kemi marrë edhe kosto nga marrëdhëniet me faktorin ndërkombëtar  dhe njëkohësisht humbi ajo përformanca e luftës politike sepse hapësira e parlamentit sado që është e kriminalizuar është një hapësirë ku opozita duhet që patjetër që të luajë rolin e vet të bëje betejën e saj politike dhe sigurisht që ka mundësi që të përcjellë edhe qëndrimin e saj politik dhe mesazhet politike, nëpërmjet atyre formave që ja krijon si mundësi pikërisht pjesëmarrja në parlament.

Tani disavantazhet janë tek kuptimi apo mirëkuptimi me pjesën e demokratëve apo me atë koherencën e deklaratave që nuk duhen parë thjesht në nivelin gjuhësor por duhet tejkaluar mbi këtë nivel. Se duke sikur brenda deklaratës së Partisë Demokratike që ajo nuk njeh farsën dhe del një veprim i kundërt që hyrja në parlament rrëzon deklaratën e parë. Në fakt nuk është kështu. Sepse nuk është kjo marrëdhënieve e fjalëve në kuptimin e parë, por duhen shtuar argumentet në këtë rast janë politike. Vërtet PD nuk i njeh zgjedhjet dhe luftën e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve, për atë ndryshim të madh që duhet të ndodhë në Shqipëri që të rikthehet vota e lirë e shqiptarëve, duhet ta bëjë jo vetëm jashtë parlamentit, këtij parlamenti të grabitur dhe të vjedhur, por duhet ta bëjë edhe brenda parlamentit . Thashë janë të gjithë hapësirat.

Është shumë e rëndësishme që nëpërmjet mekanizmave që të ofron parlamenti ti ta vazhdosh betejën tende dhe jo më kot zoti Berisha ka thënë që ne e nisim parlamentin me një komision domëdhënës parlamentar për farsën e 11 majit. Pra është vetë parlamenti në kuptimin e ekzistencës së deputetëve të Partisë Demokratike të opozitës, ato që bëjnë një hetim, të thelluar parlamentar për farsën e 11 majit. Faktet dhe dokumentet janë.

Është hartuar nga grupi i punës një dosje voluminoze me të gjithë shkeljet, videot, dëshmitë dhe elementë të tjera që e dëshmojnë këtë farsë dhe brenda kësaj hapësire ty të krijohet mundësia që të shumëfishosh edhe komunikimin me faktorin ndërkombëtar i cili ka qene ai faktor që ka mbështetur autokracinë e Ramës deri në këto momente që flasim përgjatë këtyre kohëve dhe duhet që ky faktor ndërkombëtar të gjendet përballë të vërtetave që vijnë në rrugë institucionale, në këtë rast nëpërmjet parlamentit që ata të modifikojnë dhe të ndryshojnë qëndrimet e tyre në raport me autokracinë e instaluar tashmë në Shqipëri.

Dhe në qoftë se ne do të heqim këtë mundësi komunikuese dhe të dalim përtej parlamentit, unë mendoj që opozita do të humbiste një shans të luftës politike dhe një mënyrë, linjë komunikimi shumë të rëndësishme për të realizuar qëllimet e saj dhe për të realizuar aksionin e saj politik. Pra nëse i vendosim në disbalancë, avantazhet dhe disavantazhet, avantazhet nga pikëpamja e kuptimit politik prevalojnë dhe janë domethënëse, ndërsa disavantazhi i komunikimit është një disavantazh i cili kërkon sqarim edhe me vetë strukturat që do bëhet edhe nëpërmjet takimeve me strukturat e Partisë Demokratike dhe me demokratët që do të vazhdojë një kontakt i tillë dhe me votuesit nëpërmjet formave të ndryshme të komunikimit por duke parë edhe mënyrën se si do të përformojë vetë opozita brenda sallës së parlamentit.

Ajo duhet të zhvillojë një aksion të fortë, jo vetëm me ato forma, mënyra, veprime kundërshtia që edhe ne i kemi parë që janë klasike. Por edhe duk e pasuruar këtë kundërshti, këtë betejë, këtë aksion politik edhe në forma të tjera ndoshta të papara.

Duhet sigurisht kreativitet politik e jo të mbesim në ato shabllonet dhe klishetë e dikurshme me qëllim që kjo hyrje në parlament të justifikojë pikërisht detyrimin që ka opozita për të qenë në parlament për të vazhduar luftën dhe betejën e saj politike. Në asnjë moment akti ynë i hyrjes në parlament nuk mund të barazohet me një akt të njohjes së zgjedhjeve. Jo është një shkuarje në vendin e krimit për të denoncuar krimin që është një krim shtetëror e që dihet që ka patur këtë rezultat sepse Rama ka ndërtuar këtë industri të grabitjes së votës nëpërmjet këtyre elementëve e faktorëve që ai i ka mbrojtur dhe i ka ushqyer. Përfshirë këtu krimin e organizuar, kartelet e drogës, sikurse përfshijmë këtu edhe pjesën tjetër të kriminalizimit të administratës, të policisë dhe çdo sektori tjetër....

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë