POLITIKE

Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2025, 20:35
Si dështoi Edi Rama me cirkun në Londër

Nga Armand Shkullaku

Rreth 700 familje shqiptare, përfshirë edhe fëmijët, të cilave u është refuzuar azili në Mbretërinë e Bashkuar, do të përfshihen në një proces të dëbimit nga ky vend. Vendimin e bëri të njohur pak ditë më parë në parlamentin britanik, ministrja e Brendshme, Shabana Mahmood, që për ironi të fatit i përket partisë Laburiste, të cilën, fiks një muaj më parë, kryeministri shqiptar e lavdëroi botërisht në një forum në Londër për “përparimet e bëra në migrimin e paligjshëm”.

Sot, Edi Rama, u shpreh se ishte zhgënjyer thellë nga vendimi në fjalë duke thënë se “si mundet një Sekretare e Brendshme e Partisë Laburiste të përsërisë kaq dobët retorikën e së djathtës ekstreme populiste-  dhe të veçojë 700 familje shqiptare, një pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit”.

Në këtë fjali të kryeministrit kuptohet qartë se si mundet një ministre laburiste të marrë atë vendim pa e përfillur fare diplomacinë e zotit Rama.

Ky i fundit e ka të pamundur që edhe në një rast kaq konkret, që lidhet me fatin e disa qindra familjeve shqiptare, të mos merret me rastin, por kërkon t’u kujtojë britanikëve oqeanin e sifadave ku janë zhytur pas Brexit.

Këtë bëri ekzaktësisht kryeministri shqiptar, kur një muaj më parë, në vend të angazhohej për problemet e bashkatdhetarëve të tij, nisi të ironizojë Britaninë e Madhe.

“Ju e latë Evropën sepse donit më pak anije dhe keni më shumë anije. Ju e latë Evropën sepse donit më shumë investime. Keni më pak investime. E latë Evropën sepse donit më shumë lumturi. Tani jeni në depresion”.

I bindur se me këtë retorikë poetike do tërhiqte vëmendjen e mediave britanike dhe do të kthehej në “star”-in e forumit, Edi Rama shkoi më tej ndërsa u tall me ish ministren konservatore Suella Braverman dhe me një impostim prej aktori amator deklaroi se ata që kritikojnë shqiptarët duhet të mbyllin gojën, shut the fuck up.

Sigurisht që një mënyrë e tillë të foluri, mori vëmendje mediatike dhe për Edi Ramën u fol gati dy ditë në mediat ishullore. Por vetëm kaq. Dhe mesa duket fjalët e këtij lideri global nuk i kanë lënë asnjë shenjë as aletaëve laburistë, ministrja e të cilëve vendosi dëbimin e 700 familjeve shqiptare.

Talljet ndaj Braverman nuk kanë mjaftuar që sekretarja e Brendshme labursite të ndryshojë mendim, pavarësisht zhgënjimit që i paska shkaktuar Edi Ramës, duke vërtetuar kështu se diplomacia e cirkut funksionon për të tërhequr vëmendje por jo për të zgjidhur probleme.

Egocentrizmi prej kllouni i Edi Ramës, që nga uljet në gjunjë, veshjet atipike, humori bajat apo leksionet e “një të vogli” ndaj të fuqishmëve të planetit, e kanë vendosur shpesh atë nën projektorët e mediave të rëndësishme të botës.

Si çdo klloun që merr vëmendje në momentin që shfaqet. Por vetëm kaq. Sepse bota nuk njeh shembuj kur diplomacia e cirkut mund të bëjë punën e vërtetë, atë që kërkon seriozitet, vullnet e konsistencë, që shpesh nuk shpërblehet me marketing politik për protagonistët, por ama jep rezultate për vendin.

Edi Rama ka plot shembuj që e vërtetojnë këtë, por ky i fundit me Britaninë e Madhe është më ilustrativi për cirkun dhe lojën banale ku vërtitet kryeministri shqiptar.

Kontrasti që kryeministri i një vendi si Shqipëria, tashmë gjithnjë e më shumë i asociuar me narko trafikun, u tregon britanikëve se çfarë halli i ka zënë me Brexit, padyshim që zgjon një trill mediatik. Kur i njëjti shpërfaq “guximin” për të sulmuar apo tallur politikanë të rëndësishëm si Braverman apo Farage (sigurisht në opozitë) edhe kjo i grish gazetarët ishullorë.

Por fatkeqësisht nuk i shpëton dot familjet dhe fëmijët shqiptarë, për të cilët laburistët në pushtet kanë marrë vendim t’i kthejnë në vendin nga ku ikën e ku qeveris prej një dekade e gjysëm Edi Rama.

Ndërsa kryeministri shqiptar jepte leksione një muaj më parë në Londër, një zyrtar i ministrisë së Brendshme britanike i tha “Daily Express” këto fjalë: “Edi Rama nuk e ka idenë se për çfarë po flet. Nëse ai do ta bënte vërtet punën e tij, shqiptarët nuk do të kishin ikur për në Mbretërinë e Bashkuar në turma. Ai duhet të shpenzojë më pak kohë duke folur në publik dhe më shumë kohë duke marrë mbrapsht numrin rekord të kriminelëve shqiptarë që mbushin burgjet tona”.

Por a mund ta bëjë Edi Rama punën e tij? Diplomacia e cirkut është dëshmia më e pastër që i jep përgjigje kësaj pyetje. Një udhëheqës që ka dështuar të avancojë vendin e tij, të cilin e drejton prej 15 vjetësh, propagandën mediatike e ka të vetmen mbulesë të paaftësisë dhe abuzimit.

Ai jep toka për kampe refugjatësh, ishuj për resorte, “shpartallon” ambasadorin rus, i garanton mbështetje Zelenskit dhe i tregon rrugën BE, por numri i shqiptarëve brenda vendit që drejton sa vjen e shteron. Sipas raporteve ndërkombëtare, Shqipëria mbetet vendi më i varfër në Europë, më i korruptuar dhe thuajse nën kontrollin e grupeve të fuqishme kriminale.

Këto janë rekordet e liderit global, që veç ca artikujve rozë nëpër media dhe tortës së Marta Kos, nuk ka sjellë asnjë avancim të vendit në skenën ndërkombëtare. Sepse diplomacia e cirkut zgjat deri në shfaqjen e radhës, por nuk lë asnjë shenjë domethënëse. Shqipëria liberalizoi vizat me BE, mori statusin e vendit kandidat, u anëtarësua në Nato, pa patur liderë me atlete adidas apo aktorë skenash kalorsiake që bien në gjunjë pëpara liderëve të huaj.

Në fund të çdo shfaqjeje, pas entuziasmit dhe duarve të skuqura nga përplasjet, spektatorët i kthehen realitetit dhe shtëpive të tyre për të menduar se çfarë kanë për të ngrënë. Edhe ato 700 familjet shqiptare në Britani, mund të jenë zbavitur me talljet e kryeministrit tonë ndaj Suella Braverman, por tashmë iu duhet të përballen me vendimin e ministres aktuale që synon t’i kthejë andej nga kanë ardhur. Dhe zhgënjimi i thellë i Edi Ramës, vështirë t’u vijë në ndihmë.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 19 Nëntor19:40

Mjerimi i suksesit të Belindës!

Nga Irena Beqiraj Teksa dëgjova disa sekuenca nga recitimi i zv/Kryeministres në Kuvend , dallova tragjedinë e veçantë edhe të ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?