POLITIKE

Si e falimentoi Rilindja sektorin e energjisë

Klodian Gradeci Përditësimi i fundit 1 Shkurt 2025, 14:12

Si e falimentoi Rilindja sektorin e energjisë

TIRANA- Sektori banesave konsumon 30% të energjisë totale në vend, ndërsa transporti zë 40% të konsumit total, ku peshën kryesore e ka Transporti Rrugor.
Konsumi nënprodukteve të naftës është afërsisht 1 milion/Ton dhe çmimi sot në pikat e karburanteve është 175 lekë/litër.

Shqiptarët paguajnë rreth 1.75 miliard Euro për karburant në vit, nga të cilat paguajmë 37 lekë akcizën, 27 lekë taksë e qarkullimit, 3 lekë taksën e karbonit, paguajmë 13.4 lekë TVSH për këto taksa dhe paguajmë rreth 16 lekë TVSH  për çdo litër karburant që zhdoganohet.
Pra ne paguajmë rreth 97 lekë taksa për çdo litër karburant dhe rreth 78 lekë për vetë karburantin. 

Për 1 vit i paguajmë qeverisë rreth 1 miliardë Euro taksa për karburantin.

Paguajmë gjithashtu edhe tarifën e qarkullimit për çdo rrugë që ka bërë qeveria me pagesë.

Kjo energji nëse konvertohet, është përafërsisht 9 milion MWh, të cilën shqiptarët e paguajnë dy herë më shtrenjtë se energjinë elektrike.

Shqipëria prodhon nga vendburimet e naftës dhe gazit, të njëjtën sasi që importojmë si nënprodukt të saj.

Ne jemi i vetmi vend në botë, ku Albpetrol, kompania shtetërore e kërkimit, prodhimit dhe zhvillimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, as nuk zhvillon dhe as mund ta mendosh që mund të bëjë operacione kërkimore.

Të vetmin aktivitet që ajo realizon, janë  tenderat.

Albpetrol shpenzon rreth 70 milion Euro çdo vit dhe për 12 vjet janë tenderuar dhe shpenzuar rreth 800 milion Euro.
Nga viti 2015, deri në fund të vitit 2024, Albpertol ka prodhuar gjithsej 680000 Ton naftë bruto. Mesatarisht 70000 Ton në vit.

Është tërësisht abuzive të prodhosh 70000 Ton naftë bruto në vit dhe të shpenzosh 70 milion Euro, kur të ardhurat që merr nga ajo çfarë prodhon, janë më pak se 30 milion Euro. Nëse shpenzimet do përllogariteshin sipas faktorit R edhe për Albpetrol, atëherë Faktori R do të ishte 0.5, ndërkohë që operatorët e tjerë në marrëveshje hidrokarbure e kanë 0.95.

Do të ndryshojë tërësisht vizioni i sektorit hidrokarbur.

Do të promovojmë të gjitha blloqet e lira të kërkimit dhe do synojmë bashkë-marrëveshje hidrokarbure midis Albpetrol dhe kompanive të huaja.

Do pranojmë risqet që ka ky sektor, por duke mos lejuar që përfitimet të ndahen ndryshe nga risqet.

Do të përdorim 50% të vlerës që Albpetrol merr sot nga marrëveshjet hidrokarbure, për të subvencionuar naftën në sektorin e bujqësisë dhe peshkimit.

Do të ndryshojmë mënyrën e taksimit për naftën dhe benzinën, që të kemi çmime të përballueshme për qytetarët shqiptarë.

Do të orientojmë politikat tona drejt konsumit të energjisë nga burimet të rinovueshme. Jo vetëm sepse janë miqësore ndaj mjedisit por mbi të gjitha sepse janë dy herë më të lira se energjia nga lëndët fosile.

Do reformojmë me një vizion të qartë dhe të prekshëm sektorin e energjisë elektrike.

Do të reformojmë metodologjinë e vendosjes të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorin.

Do të kemi një vizion krejtësisht ndryshe për zgjerimin dhe zhvillimin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes të energjisë elektrike.

Nuk ka pse eksperimentojmë për ndërtimin e impianteve fotovoltaike në ujë me dyfishin e kostos, siç bën sot KESH,  kur tokat bujqësore dhe kullotat jepen me koncesion për akte miratimi të subjekteve private pa kriter, pa rend dhe gati falas.

Qeveria ka frenuar investimet për të rritur kapacitetet prodhuese të KESH-it, në favor të tregtarëve të prodhimit të energjisë që ka licensuar vetë.

Kanë dhënë miratime dhe leje për të instaluar 6500 MWp, pa studim, pa vizion, pa vlerësim të rrjetit të transmetimit dhe shpërndarjes.

Efektet janë të dëmshme. Financiare dhe teknike.

Favorizimi tregtarëve,  ka frenuar dhe nuk ka promovuar vetëprodhuesit e vegjël, të cilët janë konsumatorë familjarë dhe biznese që mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.

Janë këta familjarë dhe biznese të vogla që ndikojnë drejtpërdrejt në konsumin e energjisë elektrike.

Nuk nevojiten më shumë se 75 m² tarracë ose çati, për të instaluar 10kWp me vlerë rreth 5000 Euro.

Vetëprodhuesit mund të çojnë nivelin e humbjeve të energjisë nga 20 % në më pak se 5%.

Janë këta konsumatorë, familjarë apo biznese, që me investimet si vetëprodhues krijojnë 0 kosto në tarifën e Transmetimit dhe të Shpërndarjes.

Janë këta që mundësojnë bashkë me KESH-in, pavarësinë e furnizimit dhe sigurinë e furnizimit.

Janë këta që mundësojnë prodhimin e energjisë për veten e tyre me kosto nën 7 lekë/kwh në 7 vitet e para dhe me kosto nën 2.5 lekë/kwh për 15 vitet e tjera të prodhimit nga sistemet fotovoltaike.

2.5 lekë/kWh është kosto e prodhmit të energjisë sot nga KESH-i.

Skemi pse shpikim. E ka bërë gjysma e Evropës që e ka mundësinë e prodhimit me efiçencë nga burimet e rinovueshme. Në periudha të caktuara kanë plotësuar konsumin e tyre kombëtar vetëm nga energjia e rinovueshme.

Nuk do të ketë më plane zhvillimi që kanë prioritet tenderat elektorale.

Nuk do të ketë më plane investimesh që rëndojnë çmimin e energjisë që paguajnë familjet dhe bizneset shqiptare.

Nuk do të ketë më bilance energjitike jo transparente dhe që nuk rakordojnë dot sasinë e energjisë që prodhojmë, transmetojmë dhe shpërndajmë.

Nuk do të ketë më investime idiote që nuk frenojnë vjedhjen e 443000 MWh energji në vit, sipas vetë OSHEE, sepse nuk instalojmë dot matësa inteligjent në distancë apo matësa bilanci për fidera dhe kabina.

Nëse në vitin 2018, OSHEE raportonte  humbjet të ishin 1538000 MWh nga të cilat 468000 MWh humbje jo teknike ose vjedhje, në vitin 2023 humbjet janë 1434000 MWh nga të cilat 443000 janë vjedhje.

Janë investuar mbi 1.5 miliard Euro këto 8 vitet e fundit dhe me kaq para,  më e pakta mund të kishim furnizuar Shqipërinë me energji elektrike për 2 vjet e gjysëm.

Me kaq investime, vjedhjet e energjisë janë reduktuar  mesatarisht rreth 25000 MWh në vit ose në total 150000 MWh në 7 vjet. Efekti është vetëm 15 milion Euro.

Pra, kemi humbur rrugës jo vetëm energjinë por edhe 1.5 miliard Euro.

Koston e ka paguar familjari shqiptar. E ka paguar pensionisti, bujku, ushtaraku, polici, mjeku, mësuesi, të gjithë ne.

Prandaj ne do të bëjmë të mundur vendosjen e çmimit të energjisë elektrike 7 lekë/kwh për shërbimin universal, nga Janari 2026

Prandaj ne do bëjmë të mundur që brenda 7 viteve konsumatori familjar që vetëprodhon energjinë të paguajë 2.5 lekë/kwh.

Prandaj ne do bëjmë të mundur që brenda 4 viteve çmimi energjisë elektrike për bizneset e vogla të jetë 6 lekë/kwh.
Ne kemi një program shumë të detajuar për sektorin e energjisë i cili garanton përdorimin e pasurisë publike në funksion të familjeve shqiptare dhe ekonomisë së tyre me çmime të drejta dhe jo abuzive.

*Fjalim i mbajtur në Konventën e Tiranës së Partisë së Lirisë

klodian gradeci

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë