“Revoltë horizontale”/ Al Jazeera: Pse të rinjtë shqiptarë kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...

Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë për të tërhequr vemendje. Por, ndonjëherë, “shakaja” ka edhe pasoja. Këtë “mësim” duket se e ka marrë këtë të enjtë kreu i qeverisë shqiptare pas asaj që ndodhi në samitin e Komitetit Politik Europian të mbajtur në Kompenhagën të Danimarkës.
Përpara uljes në tryezë, Rama u filmua duke u tallur me Presidentin amerikan Donald Trump pas “gafave” të tij të vazhdueshme se kishte arritur paqen mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit duke e ngatërruar vendin tonë me Armeninë.
“Duhet të na kërkoni falje… sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit,” – i tha Rama, presidentit të Francës, Emannuel Macron, duke e bërë Presidentin azer Ilham Aliyevin të shpërthente në të qeshura.
“Më vjen keq për këtë”, – tha me shaka Macron duke e qëlluar Ramën në faqe, si për t’i thënë se shakaja ishte e tepërt.
Kaq u desh dhe video bëri xhiron e të gjitha mediave ndërkombëtare. “Politico” shkruan se Trump u tall nga udhëheqësit evropianë për ngatërresën Armeni – Shqipëri. Në artikull thuhet se “konfuzioni gjeografik i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ishte objekt shakaje midis liderëve botërorë në një samit të enjten. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u filmua duke u tallur me Presidentin Francez Emmanuel Macron dhe Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen të enjten”.
Pamjet kanë bërë jehonë edhe në mediat italiane.
Edhe Euronews ka shpërndarë online videon nga ky moment. Në video Euronews shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e tall Trumpin për ngatërrimin e Shqipërisë me Armeninë.
Edhe britanikja “The Telegraph” shkroi se “Presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev janë filmuar duke bërë shaka me presidentin amerikan Donald Trump, i cili ka ngatërruar në mënyrë të përsëritur Shqipërinë me Armeninë”. Edhe mediat ruse i bënë jehonë batutës së Ramës. “RT” ka ndarë videon, ku Rama bën shaka me Macron dhe tallet me një nga deklaratat e presidentit Donald Trump.
Tërheqja e Ramës
Duke parë që kjo shaka pa kripë i ishte kthyer në bumerang, Rama është përpjekur në mbrëmje të minimizojë gjestin duke e quajtur “një shaka miqëësore”.
“Është me të vërtetë e jashtëzakonshme se si funksionon sot media dhe se si e ashtuquajtura “viralitet” mund të shtrembërojë kaq lehtë realitetin. Një fjali e thënë me humor, në frymë miqësie, papritmas shëndrrohet në titull ndërkombëtar të një samiti me dhjetëra vende, ndërkohë që gjithçka tjetër, thelbi i vërtetë, bëhet i parëndësishëm.
Por po, ishte kënaqësi sot të isha me mikun tim të vjetër Ilham Aliyev dhe, në praninë e mikut tonë të dashur të përbashkët Emmanuel Macron, të rikujtoja një lapsus të Presidentit Trump, i cili dikur tha se edhe Shqipëria kishte arritur të bënte paqe me Azerbajxhanin, ndërkohë që Emmanuel vetë kishte punuar pa lodhje, për një kohë të gjatë, për të sjellë paqen mes Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Një shaka, një moment miqësor. Sigurisht, s’ka asnjë problem nëse përhapet, por ta shtrembërosh e ta kthesh në helm politik është thjesht e padrejtë” – shkroi Rama në X.
Ai madje i ka thurrur elozhe kreut të shtëpisë së Bardhë.
“Prandaj le ta themi troç: E vërteta është që Presidenti Trump është treguar si një lider që riktheu fjalën ‘paqe’ në fjalorin e Perëndimit pas shumë vitesh. Dhe po, në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër, ai arriti paqe aty ku të tjerët kishin provuar por kishin dështuar, dhe vijon ta ndjekë atë me ngulm. Ajo shkëmbesë nuk ishte gjë tjetër veçse një moment humori mes njerëzish, të cilët në fakt janë ndër admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump.” – shkruan Rama në X
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur se qëndrimet e Manasti...
Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka bërë një reagim sa i përket raportit të fundit nga KLSH, ku në rrjetet sociale ai shkruan s...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vj...
Kryeministri Edi Rama prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacio...
Partia Demokratike do të mbledhë sot Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme...
Në një mbledhje të kryesuar nga Edi Rama, kryetar i PS-së, u vendos që drejtimin e fushatës në njësinë 5 të Ti...
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka nxjerrë emrin e preferuar për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. ...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ...
Mandati i katërt është nyja që vendos për të ardhmen e Partisë Socialiste: a do të mbijetojë dhe të avancoj&eu...