POLITIKE

'Skandal me votën e emigrantëve'/ Doda: DHL kreu masakër, paleta të tëra me fletë votimi u hodhën në magazina

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2025, 10:22

'Skandal me votën e emigrantëve'/ Doda: DHL kreu

Kryetari i PD-së në Itali, Bardhok Doda, i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto”, deklaroi se skandali me shpërndarjen e fletëve të votimit nga DHL dhe administrimin e procesit nga KQZ-ja nuk është një opinion personal, por një realitet i verifikuar në terren nga vetë emigrantët dhe strukturat e PD-së në Itali.

Sipas Dodës, në disa zona të Italisë sidomos në Romë dhe rrethinat e saj tonë të tëra me zarfe votimi nuk kanë mbërritur kurrë te votuesit shqiptarë të regjistruar, duke u braktisur në magazina apo pas derës së qendrave të shpërndarjes.

Ai solli si shembull rastin e Monterotondos, ku dy paleta të plota me fletë votimi nuk janë shpërndarë asnjëherë.

Doda u shpreh se qindra shqiptarë të diasporës janë detyruar të udhëtojnë me dhjetëra e qindra kilometra për të marrë vetë zarfin e votës, për shkak se DHL jo vetëm që nuk ua ka dorëzuar fletët e votimit në shtëpi, por i ka mbajtur qëllimisht në depo, duke ua bërë pothuajse të pamundur pjesëmarrjen në zgjedhje.

Ai theksoi se kjo situatë ka krijuar një “masakër elektorale”, ku mijëra vota të diasporës janë zhdukur, shpërndarë në mënyrë të pakontrolluar ose lënë pa pronar.

Sipas Dodës, kjo nuk është rastësi: duke qenë se shumica e shqiptarëve të larguar janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe mbështesin ndryshimin politik, pushteti ka bërë çdo përpjekje që vota e diasporës të mos vijë në Shqipëri.

"DHL, KQZ për mendimin tim, ose më saktë me atë çfarë kemi parë dhe kemi konstatuar nga afër, ka qenë skandal total.

Sepse ne disa denoncime i kemi bërë, i kemi dërguar te Partia Demokratike, vetëm në Romë ka pasur raste që tonelata votash janë flakur dhe nuk janë nuk janë dorëzuar kurrë tek votuesit shqiptarë, tek votuesit të regjistruar shqiptarë që ishin me numërim.

Vetëm në një vend në Monterotondo, këtu në Romë, nja dy bankale me fletë votimit nuk janë shpërndarë kurrë tek votuesit.

Dhe ka pasur njerëz që kanë kërkuar, demokratë që kanë shkuar me qindra kilometra për të shkuar për të tërhequr vetë votën sepse DHL-ja nuk e çonte votën tek tek votuesi, por e mbante aty, që në mënyrë që votuesit mos të kishin mundësinë që të hedhin votën, të drejtën e tyre për për ndryshimin në Shqipëri.

Pastaj nuk kishte mund të kishte se si mund të ndodhte ndryshe. Duke parë influencën e shqiptarëve të diasporës që ishin demokratë, se shumica janë demokratë që do të përzënë nga Shqipëria, janë demokratë se Edi Rama vetëm në në 13 vitet e fundit ka ka dëbuar nga Shqipëria dhe ka larguar nga Shqipëria 1 milion e 100 mijë shqiptarë.

Dhe shumica e atyre janë demokratë, ose në qoftë se nuk janë demokratë janë për ndryshimin e kombit, janë për ndryshimin e e politikës në Shqipëri.

Ai normalisht se ka ka lëvizur çdo lloj guri siç i themi ne ose çdo lloj karte që mundësisht që mos të mos të vinte vota në Shqipëri, mos të vinte për Partinë Demokratike apo për ndryshimin, por të shkonte për për interesat e tij personale. 

Është shumë e vërtetë dhe pjesa e patronazhistit ose pjesa e të të cënuarit direkt aty ku ku ku domethënë ishe i detyruar që t'i jepje votën sepse ka ndodhur me mua me disa raste kur më kanë thënë më heqin vëllain nga puna, ose e kam vëllain polic, në qoftë se nuk i çoj votat e vëllait ose të tjera ose të tjera, mundo do më heqin vëllain nga puna dhe pastaj ai ka tre fëmijë, ka katër fëmijë.Jo vetëm policë edhe  punë të tjera shtetërore.

Kështu si është bërë një masakër e vërtetë, por masakra më e madhe ka qenë nga DHL-ja. Ajo ka bërë një masakër shumë të madhe, sepse nuk e ka shoqëruar votën, votat janë hedhur në mënyrë e të pa të papërgjegjshme far,  sepse janë lënë aty mbas deret e nuk janë kërkuar se kush është personi, kush ka dashur ka shkuar ka marrë zarfe sa sipas dëshirës.

Janë bërë nënkontrata me disa kompani të tjera që i ka bërë DHL-ja, por kjo faktikisht nuk është pjesë që unë mund ta trajtoj sepse ne i kemi kemi dërguar në denoncimet e Partisë Demokratike dhe eksponentëve të saj që merren dhe janë marrë me këto punë".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë