POLITIKE

Skandali i tunelit të Llogarasë, Këlliçi: Rama dhe Balluku kanë zhdukur prova nga Turqia në Tiranë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2025, 17:45

Skandali i tunelit të Llogarasë, Këlliçi: Rama dhe Balluku

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur në lidhje me skandalin e tunelit të Llogarasë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku për zhdukje provash dhe përpjekje për të fshehur abuzimet.

Deputeti kujtoi se detajet e aferës u bënë publike fillimisht në intervistën e njohur të Çim Pekës me Arben Ahmetajn, ndërsa theksoi rolin e SYRI TV në dokumentimin e provave.

Këlliçi theksoi se nuk bëhet fjalë për një aferë të vogël, por për një mega-abuzim me paratë e taksapaguesve shqiptarë. Gjatë bisedës, Këlliçi përdori një barcaletë simbolike për të ilustruar, sipas tij, shkallën e korrupsionit qeveritar:

‘Më vjen ndërmend ajo barcaleta e famshme me kinezin, italianin dhe shqiptarin... Pyetet shqiptari, në këtë rast Belinda dhe Rama, dhe i thotë, ore, për kuriozitet, duhet të ishin ato katër korsitë dhe ura, ku janë? Thotë, po s’janë. Po si s’janë? Po duheshe bërë vila, duheshin bërë shpenzimet. Pra nuk ekziston fare, fare. Ky është realiteti i trishtë në të cilin na ka futur sot kjo qeverisje.’

Sipas tij, kjo aferë është ‘rekord botëror për nivelin e vjedhjes dhe censurës mediatike’, ndërsa shtoi se raporti i fundit i progresit të BE-së ka theksuar ‘dhunën ndaj medias dhe kapjen totale të saj nga qeveria’.

‘Në progres-raportin e paraqitur para pak ditësh, keni parë që një zë të veçantë zinte dhuna ndaj medias, represioni sistematik ndaj kontrollit të mediave në Shqipëri, kapja totale e mediave dhe kontrolli qeveritar mbi çdo media që ka një zë kritik ndaj qeverisë.’, theksoi Këlliçi në SYRI TV.

Deputeti demokrat akuzoi qeverinë se ka përdorur manovra për të shmangur debatin në Kuvend mbi këtë aferë.

‘Për këtë arsye, ditën e enjte në parlament, u desh të kalohej me urgjencë ligji për barazinë gjinore, pa asnjë konsultë paraprake, pa asnjë diskutim, vetëm të shuhej zhurma për vjedhjen e tunelit të Llogarasë. Për këtë arsye u refuzua interpelanca me Belinda Ballukun, nuk erdhi. Për këtë arsye nuk u lejua debati në sallën e parlamentit.’

Në përfundim, Këlliçi theksoi se kjo aferë ‘ka shkuar kaq pranë kryeministrit’ sa përbën, sipas tij, ‘rastin e parë kur vetë kreu i qeverisë lidhet drejtpërdrejt me një skandal të përmasave të tilla’:

‘Ka tre javë që nuk vjen zëvendëskryeministrja në parlament se nuk ka çfarë të thotë, është e kapur në flagrancë... Dhe kjo është një situatë absurde në të cilën, për herë të parë, kemi një aferë që ka shkuar kaq pranë kryeministrit. Pra kjo është një aferë që e lidh drejtpërdrejt kryeministrin.’ tha ndër të tjera, Këlliçi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë