POLITIKE

Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se nisja nga Durrësi e 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë

M.B. Përditësimi i fundit 27 Gusht 2024, 21:16

Skandali me mbetjet toksike, Berisha: Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish sot lidhur me skandalin e mbetjeve toksike ku iu referua dhe artikullit të publikuar nga Zëri i Amerikës për të cilin tha se përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë. Berisha tha se rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi shtetëror, sipast tij. Ai shtoi se kompania Kurum mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm ajo.

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Sot në një intervistë të dhënë Zërit të Amerikës përfaqësuesi i rrjetit prestigjoz të Bazelit, rrjet i cili vepron në kuadër të OKB, në mbrojtje të Traktatit të Bazelit për lëndët helmuese, Jim Fuket sonte deklaroi, apo konfirmoi ato që në mënyrë të përsëritur i kemi shprehur këtu para jush.

Së pari, ajo që është tronditëse, është se nisja nga Durrësi e një 100 kontejnërve me lëndë helmuese nuk është rasti i parë, por është një rrugë e bërë kush e di sa herë.

Së dyti, Kurumi mund të jetë baza e këtyre mbetjeve, por nuk është vetëm Kurumi. Rrjeti i Bazelit informon shqiptarët se trafiku ndërkombëtar, futja në Shqipëri e helmeve nga vende të tjera është një burim tjetër potencial, real i këtij krimi monstruoz shtetëror, i këtij trafiku shtetëror me në krye Edi Ramën.

Së treti, rrjeti i Bazelit zbulon se këto lëndë helmuese që vijnë nga vende tjera në Durrës, apo nga uzina Kurum dhe të tjera të Shqipërisë, këto shkarkohen në port në ambjente të hapura, dhe era mund të mbulojë Durrësin dhe jo vetëm Durrësin, po mund t’i shpërndajë ato drejt Durrësit, Tiranës dhe zona tjera, duke helmuar ajrin me lëndë toksike të një rrezikshmëri shumë të lartë për sëmundje nga më të këqijat.

Kjo aferë e rrjetit të lojës me jetën dhe shëndetin e shqiptarëve, të Edi Ramës dhe klanit të tij është nga aferat mafioze, shtetërore më të rrezikshme në rajon, Europë dhe në botë.

Unë dua t’ju informoj ju sonte se qytetari digjital ka informuar se në muajin janar janë nisur jo 100, por 530 kontejnerë me lënë toksike dhe ai thotë se tregtia se e lëndëve toksike, duke ndryshuar kodin e tyre nga gazheli i doganës nga lëndë helmuesë në lëndë johelmuese, është një aktivitet intensiv i Edi Ramës dhe suitës së tij.

Qytetari digjital informon se përveç kompanisë Sokoli është dhe kompania e Aleks Binjakut, e cila bën të njëjtin transport dhe se Sokoli dhe Binjaku janë thjeht, Zoto dhe Mërtiri, prestanomet e Edi Ramës dhe ministrave të tij që merren me tregtinë e vdekjes, me trafiqet e vdekjes në Shqipëri dhe vende tjera.
Mirënjohje të pakufijshme rrjetit të Bazelit, qytetarit digjital që informoi nga Durrësi rrjetin e Bazelit. Qytetarët digjitalë që informuan dhe mua për këto, gazetarëve, trima dhe guximtarë që denoncuan një nga aferat më të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë