POLITIKE

“Soros, armik i njerëzimit”, Çeno: Amerika po rikthehet tek familja dhe besimi

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 10:07
“Soros, armik i njerëzimit”, Çeno: Amerika po rikthehet

Enri Çeno, sekretar për marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, nga studioja e “Kafe Shqeto”, komentoi mbi rrezikun global që përfaqëson George Soros dhe ndikimin e tij në familje, besim, religjion dhe vetë strukturën e një kombi të shëndoshë.

Çeno theksoi se Soros nuk duhet parë thjesht si një individ, por si pjesë e një grupi të gjerë korporatash dhe partish politike, që përbëjnë një lëvizje të organizuar globale me qëllime të qarta ideologjike dhe filozofike.

Ai solli në vëmendje retrospektivën historike të bashkëpunimeve të Sorosit me dy partitë e mëdha amerikane, duke nënvizuar se ndryshimi i madh ndodhi pas krizës së vitit 2008, kur lëvizja “Tea Party” brenda Partisë Republikane solli një kthesë të thellë drejt ideve të “America First”.

Sipas tij, ky është një shembull i qartë se si popujt arrijnë të ngrihen ndaj ideologjive që tentojnë të shkatërrojnë familjen dhe vlerat tradicionale, duke dhënë mesazhin se çdo fillim ka edhe një fund.

Enri Çeno:

"Edhe në aspektin filozofik, çdo gjë që ka një fillim, ka edhe një fund. Ju e thatë se Soros është armiku ynë, por në fakt ai është armik i njerëzimit, armik i familjes dhe i besimit, i religjionit dhe i një familjeje dhe një kombi të shëndoshë.

Nuk do hyja këtu t’i jepja një sqarim asgjëndës e besimit të Sorosit, por ai nuk është thjesht një individ, ata janë një grup i spikatur korporatash, partish politike, pra një lëvizje globale.

Konceptet që Soros beson në vetvete, siç thamë edhe më parë, çdo ide ka një fund, dhe pas shumë dekadash populli amerikan dhe Partia Republikane ka bërë një ndryshim dhe kthesë shumë të madhe.

Pasi, nëse kthehemi në retrospektivë, Partia Republikane, në një farë mënyre, për periudha të caktuara ka bashkëpunuar si me demokratët, ashtu edhe me vetë Soros-in.

Soros ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i enturazhit në kohëra të ndryshme të Partisë Republikane dhe të shtetit amerikan në vetvete.

Ndryshimi i madh ka ndodhur në vitin 2009, kur lëvizja ‘Tea Party’, e cila daton që nga viti 1773, atëherë kur nisi revolucioni amerikan kundër taksës që iu vendos çajit solli më pas pavarësinë dhe krijimin e shtetit amerikan.

Një lëvizje kjo totalisht pro familjes, brenda Partisë Republikane, dhe nga ajo ka derivuar ajo që ne kemi sot: ‘America First’.

Ishte kriza e vitit 2008 dhe bashkëpunimi ndërmjet dy partive të mëdha, rritja e borxhit publik në mënyrë të shfrenuar, që i dha dritë popullit amerikan duke sjellë një revolucion politikm por jo vetëm politik, edhe ideologjik e filozofik në vetvete".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë