POLITIKE

"SPAK po bën pazare të mëdha", Berisha: Kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 19:31
"SPAK po bën pazare të mëdha", Berisha: Kriminelët
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë pra mediave ku ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit të SPAK si dhe urdhër-arrestet e lëshuara. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh Edi Rama në zbatim të platformës së tij ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në mënyrë që ai të mund t’i kontrollojë ata totalisht dhe t’i përdorë siç i ka përdorur si hanxharë në procese elektorale, në tenderime dhe emërime, po zbaton me ‘skapin’ e kontrolluar prej tij me në krye Dumanin platformën ‘kokën t’i hanë njëri-tjetrit’.

Ai më tej shtoi se gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Skyecc, encrochat të bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere janë zbuluar qindra krime dhe vrasje, trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit. Sipas tij me këto dokumenta, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit Spaku i Altin Dumanit po bën pazare të mëdha.

Berisha theksoi se kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre. Ai shtoi se kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. 

Deklaratë e Berishës: 

Zonja dhe Zotërinj, Edi Rama në zbatim të platformës së tij ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’ në mënyrë që ai të mund t’i kontrollojë ata totalisht dhe t’i përdorë siç i ka përdorur si hanxharë në procese elektorale, në tenderime dhe emërime, po zbaton me ‘skapin’ e kontrolluar prej tij me në krye Dumanin platformën ‘ kokën t’i hanë njëri-tjetrit’.

Partia Demokratike informon shqiptarët se në zbatim të kësaj platforme gjatë 3 muajve të fundit bazuar në regjistrimet e telefonatave dhe mesazheve të koduara në Skyecc, encrochat të bandave kriminale shqiptare, shërbimet partnere kanë zbuluar qindra krime dhe vrasje, trafiqe të bandave kriminale shqiptare të kryera në Shqipëri dhe jashtë vendit. Lidhje të forta politike të të gjithe niveleve të qeverisjes përfshi këtu Edi Ramën.

Me këto dokumenta, regjistrime të transkriptuara të një rëndësie kapitale për luftën kundër krimit dhe korrupsionit Spaku i Alitin Dumanit po bën pazare të mëdha. Kështu nga 51 mandate të firmosura për metamorfozën 2 përveç 7 personave që kanë qenë në burg për vepra tjera penale kur janë lëshuar urdhër-arrestet, deri sot janë arrestuar 7 të tjerë kurse 36 u njoftuan të largohen në drejtim të paditur ndër të cilët të gjithë bosët e 7 familjeve më të rrezikshme mafioze të Shqipërisë, Ballkanit dhe ndër më të rrezikshmet në Europë të gjitha të lidhura me Edi Ramën.

Në paketën e dytë të arestimeve prej 21 personave u arrestuan gjithsej 4 persona, kurse 17 të tjerë sipas rregullit, u njoftuan dhe ja mbathën në drejtim të paditur. Në serinë e tretë të lidhur me mbylljen nga drejtesia e re të Edi Ramës të dosjes së famshme “Toyota Yaris” në të cilën përveç të tjerash, vetëm në Portin e Durrësit u vodhën 2 milionë euro nga 5.4 milionë që erdhën, u zhdukën 2 milionë, rihapja e kësaj dosje bëri që “SKAP-i i Partisë”, të lëshojë 4 mandate të reja arresti, por nga të cilat vetëm prokurori Zarko u gjet dhe u arrestua, tre të tjerë, pra 75% e tyre u njoftuan dhe ia mbathën në drejtim të paditur.

Së fundi, këto dy ditë po mbi regjistrimet e ardhura nga partnerët, nga ‘skrapi’ i partisë u lëshuan 36 urdhër-arreste nga të cilët 8 persona prej kohësh ishin në burg të arrestuar për vepra të tjera penale, kurse 11 persona u arrestuan mbasi ishin të lirë, kurse 17 të tjerë u njoftuan për tu larguar në drejtim të pa ditur.

Shtoj këtu se në këtë metamorfozën e fundit në të cilën dolën të implikuar gjyqtar në Elbasan, shefa krimesh në Durrës, zëvendës drejtor burgjesh, personazhi më i lakuar në dosje për të gjitha veprat e zeza është Tualant Balla me tre mbiemra, por komunikimet e tij kriminale u fshehën nga Altin Dumani dhe famozi Alfred Shehu, prokurori kriminel, bashkëpunëtor i Mehmet Grecës, Taulant Ballës dhe bandave të tjera të Elbasanit që me datën 21 prill 2021 do mashtronte publikun shqiptar duke deklaruar si kriminel se në makinën e Mehmet Grecës, trafikanti i dënuar në Britaninë e Madhe 7 vite për gjysëm kuintali kokainë, nuk kishte materiale elektorale kur ndërkohë ishte plot me materiale të tilla.

Si përmbledhje gjatë 3 muajve të fundit nga 112 mandate arresti lëshuar nga ‘Skrapi’  i Dumanit, 15 janë lëshuar për persona të burgosur prej kohësh për vepra penale. Kurse 97 mandate arresti janë lëshuar për persona që kanë qenë të lirë. Nga 97 mandate arresti për persona të lirë janë ekzekutuar gjithsej 19 mandate apo vetëm 20% e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur 78 persona apo 80% e tyre për vakanca të përkohshme jashtë vendi ose brenda. Rikujtoj këtu se në raste të ngjashme prokuroria e krimeve të rënda ka lëshur në një rast 53 mandate arresti dhe ka arrestuar 47 pre tyre pra ka arrestuar 88,7 % te tyre.

Partia Demokratike denon me forcën më të madhe lojën kriminale te Dumanit dhe skrapit të partisë me Kallp Mandate. Partia Demokratike deklaron se kjo gjendje katastrofale, kjo lojë kriminale me kallp mandate e Altin Dumanit dhe organizatës së tij kriminale eështë deshmi e pazarve prej qindra mijëra dhe miliona euro për çdo mandat arrest që kriminelët paguajnë ‘skapistët’ dhe Dumanin që ata të njoftohen dhe të largohen para firmosjes së mandate-arrestit të tyre.

Kjo lojë me krimin përbën rrezik madhor për sigurinë e vendit dhe është lojë me jetën, veprimtarinë dhe pronën e çdo shqiptari. Kjo lojë kriminale është zbatim i platformës së rrezikshme të Edi Ramës sipas të cilës ‘banditët t’i hanë kokën njëri-tjetrit’. Partia Demojratike shpall para shqiptarëve platformën e saj për zero tolerancë ndaj krimit dhe kriminelëve kudo që janë dhe kallp mandateve të Altin Dumanit dhe kriminelëve të tjerë që bashkëpunojnë me krimin. Faleminderit! O sot, o kurrë!

sali berisha pd altin dumani rama spak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë