POLITIKE

"Sterilizimi"/ GJKKO kaloi për gjykim dosjen, ja çfarë akuzash rëndojnë ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 8 të pandehurve të tjerë

r.ll Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 16:37
"Sterilizimi"/ GJKKO kaloi për gjykim dosjen, ja
ilir beqaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë.

Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal". 

Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

NJOFTIMI I PLOTË: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.

2. Në seancën e datës 23.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 13, datë 23.01.2025, vendosi:

I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të  Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:

1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;

2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e
25 të Kodit Penal;

3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;

4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;

9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

III. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile
Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.

IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit.

V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim.

Në seancën e sotme, ish-ministri, Ilir Beqaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata.  Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet. 

ilir beqaj gjkko dosja e sterilizimit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë