POLITIKE

"Strukturat e PD të dalin në krye dhe të udhëheqin qytetarët", Berisha: Rënia e regjimit të Assad duhet të jetë frymëzim për çdo shqiptar

r.ll Përditësimi i fundit 11 Dhjetor 2024, 20:02
"Strukturat e PD të dalin në krye dhe të udhëheqin
pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në takimin me krerët e degëve të PD, se me mosbindje civile dhe votë do të arrijnë fitoren në zgjedhjet e ardhshme. Berisha tha se PD është e vetmja forcë politike shprese për qytetarët. 

Ai pati një kërkesë për strukturat e PD-së, ku tha se duhet të dalin në krye të udhëheqin e të zhvillojnë sa më shumë takime me qytetarët. Kryedemokrati tha se udhëheqësit e PD-së gjithashtu me fakte, argumente dhe prova duhet të motivojnë çdo mbështetës demokrat. 

Lideri i opozitës mori si shembull rënien e regjimit të Bashar Al Assad në Siri, ndërsa theksoi se këto zhvillime duhet të jenë frymëzim për çdo shqiptar, pasi sipas tij, kjo qeveri së cilës Berisha i referohet si "diktaturë" do të bie. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Për të qenë të bindur secili prej jush, dhe çdo demokrate e demokrat, se ajo kalbësirë që pa bota në Siri me Asadin, është e njëjta kalbësirë në Tiranë me Edi Ramën. Natyrisht, ne, e kam thënë dhe e them: diktaturat rrëzohen me dy mënyra. Rrëzohen me armë, lëvizje të armatosur. Rrëzohen me mosbindje civile. Ne, kemi zgjedhur në mënyrë përfundimtare këtë të dytën.

Sot, është rasti të ritheksoj se një nga gjërat, ose ndofta tiparet më themelore të kësaj partie, e cila kur u themelua ditët e para kishte përpara një parti terroriste. Vetëm një javë pas themelimit tonë, Ramiz Alia mblodhi konferencën kombëtare të PPSH dhe e shpalli me të madhe që njerëzit të mos kujtojë kush se u dobësua, se marksizmi-leninizmi, pra doktrina terroriste është doktrina udhëheqëse e PPSH.

Atë e kishte në statut, por tani e rikonfirmoi edhe njëherë. Kurse ne, PD, parti e vlerave demokratike, jo e dhunës. Dhe ne, jemi përmbajtur, siç e dini ju. Në ’97, e morën me dhunë, i përzumë me votë dhe tani prap me votë do t’i përzemë. Mosbindje civile dhe votë. Dhe, këtë takim me ju, e thirra se, tani që kemi krijuar grupet e punës, të cilat keni autoritet dhe autorizim t’i shtoni, të sillni propozimet.

Sektori i Organizimit ka bërë një punë, mund të ketë harruar persona. Ja ku jeni ju. Ata jeni ju që i drejtoni, dhe i udhëhiqni. Nuk keni kufizime, nuk keni pengesa për të kërkuar bashkëpunimin e çdo demokrati. Por, kur e konsideroni se duhet të jetë në shtab elektoral dhe ka ndikimin, sigurisht që ata do t’i merrni, ia sillni sektorit të Organizimit, dhe sektori i Organizimit plotëson listat. Vetëm një gjë është. Me dhjetëra e dhjetëra herë, e kemi theksuar dhe qindra herë që ne jemi shpresa e fundit, dhe kjo është e vërteta.

Tani do t’u them një gjë unë ju. Do jem shumë i hapur. Në qoftë se do shihni se do dilte një forcë tjetër politike, që do t’i mirrte shqiptarët me vete, do t’u printe, Sali Berishën nuk do e dëgjonit ndonjëherë të thoshte: jemi shpresa e vetme. Por, e vërteta është që, jemi shpresa e vetme. Ky është realiteti, dhe kjo na detyron shumë. Na detyron shumë që tek çdo anëtar, tek çdo simpatizant, tek çdo mbështetës t’i ngulitim këtë bindje.

Ne jemi shpresa e vetme, dhe si të tillë ne duhet ta mbjellim këtë shpresë në çdo votër, në çdo zemër, në çdo mendje të shqiptarëve. U kërkoj strukturave të PD, për të cilat kam admirim të pakufishëm, të çlirohen nga çdo ngurtësi dhe të dalin në krye të udhëheqin qytetarët drejt fitores. Sot, jemi në një situatë, e thashë edhe njëherë, diametralisht të kundërt me atë që ishim, dhe kërkon që secili ta realizojë këtë. Çdo demokrat ta realizojë këtë, çdo mbështetës i yni ta realizojë këtë, çdo demokrate ta realizojë këtë.

Sot, është plotsisht e mundshme të krijojmë një front të gjerë kundër kësaj diktature. Po çfarë e lidh, thoni ju, pensionistin që ka votuar çdo 4 vjet këta të cilët në fund e paguajnë më pak se gjermanët qenin e shtëpisë. Po, Gjermania ka vendosur 135 euro, i jep për kafshë shtëpie, për qen shtëpie gjermanit. Kurse, këta: po të lëmë 16 milionë euro për 800 mijë pensionistë. S’e lidh, në qoftë se ai mbetet i lidhur është dobësia jonë. Do ulem me të, do i them hajde, ta bëjmë ndryshimin, sepse nuk do pranojmë kurrë që ti të qendrosh në këtë situatë që je sot. Dhe ne do e përmbysim këtë situatë, dhe ne do e përmbysim në mënyrë absolute. Dhe ju garantoj ju, ne e përmbysim që vitin e parë.

Ato që kemi dërguar në parlament. Ajo paketë nuk ka asgjë, asnjë lidhje për politikë. Ajo është paketa e cila do firmoset 3 muajt e parë nga qeveria, do votohet në parlament. Po, zotëri, pa asnjë vështirësi. Dhe ju them një gjë, dhe është brenda me rezerva biles, sa për dijeni, se nuk mund të ndërtojmë ne kurrë me çmim të dhjetëfishtë siç vjedhin këta. Po nuk ndodh kurrë. Hyri vëllai i Erion Veliajt me 100 euro kur i bëhet vëllai kryetar, tani qarkullon 32 milionë euro me zyra në qendër në mes të Vjenës. Po Fuga? Se ata janë nëj sekt. Po, po, janë njëlloj të dy. Në Singapor, me agjenci ky. Këta janë hajdutë ndërkombëtarë, nuk kanë të përmbajtur.

Ndaj dhe, do ulemi me çdo njeri. Po një gjë ua them prap. Ju jeni drejtues, ju jeni udhëheqës të PD, kjo kërkon zotërinj dhe zonja që, të motivoni çdoanëtar tonin, të motivoni ço mbështetës tonin dhe keni çdo argument, logjikë, faktikë të çdo lloji për t’i motivuar. Siç ra Asadi. E patë, apo jo? Po pse ra? Se ishte diktaturë. Ata vërtetë ishin lëvizje e armatosur. Por po të marrësh për armë, Sadami kishte 100 herë më shumë se ata. Po, po. Po është kalbësirë. Diktaturat janë kalbësira. Nuk rezistojnë. Ato rrinë në këmbë vetëm se njerëzit kujtojnë, të forta, por në fakt ato janë kalbësira. Kështu, është dhe ky. Dhe ky la nam. Çon mesazhe në Europë për reformimin e Opozitës, e kuptoni apo jo? Hoqi maskën, si diktator. Ndaj edhe, këto zhvillime duhet të jenë një frymëzim për çdo anëtar, mbështetës, po për çdo shqiptar.

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë