Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi mëngjesin e sotëm një takim me rreth 50 biznese gjermane, në një aktivitet të organizuar nga Konrad-Adenauer-Stiftung, ku përfaqësues të sipërmarrjes gjermane po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri për të eksploruar mundësitë e investimit.
Në këtë tryezë morën pjesë drejtues dhe figura kyçe të ekonomisë gjermane, përfshirë drejtues nga kompani globale si BMW Group, RWE, Swiss Re, Eurowings dhe Harman International, si dhe përfaqësues të industrisë financiare, energjetike dhe teknologjike.
Gjatë diskutimit, Tabaku ndau me përfaqësuesit e biznesit gjerman jo vetëm potencialin e Shqipërisë, por edhe kufizimet reale të modelit aktual ekonomik, i cili, sipas saj, nuk po prodhon zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk po tërheq investime cilësore.
“Shqipëria nuk mund të vazhdojë me këtë model ekonomik. Duhet të kalojmë drejt një modeli tjetër – një modeli që prodhon vlerë, që mbështet industrinë dhe që tërheq investime produktive, të cilat sot mungojnë,” u shpreh ajo.
Deputetja e PD theksoi se rruga e vetme strategjike për vendin mbetet integrimi në Bashkimi Evropian, por nënvizoi se integrimi nuk mund të vijë në kushtet e një ekonomie të deformuar nga mungesa e konkurrencës dhe nga orientimi i gabuar i investimeve.
“S’ka integrim europian me një ekonomi që nuk prodhon. S’ka zhvillim me investime që nuk krijojnë vlerë. Shqipëria duhet të tërheqë investime që ndërtojnë industri, që krijojnë punë të mirëpaguar dhe që lidhen me zinxhirët europianë të furnizimit,” theksoi Tabaku.
Në takim ishte gjithashtu një nga figurat më të rëndësishme të industrisë automobilistike europiane, Rainer Feurer, përgjegjës për investimet strategjike në BMW Group dhe për zhvillimet në teknologjitë e reja të baterive, një sektor që sipas Tabakut përfaqëson pikërisht llojin e investimeve që Shqipëria duhet të synojë.
Ajo i ftoi bizneset gjermane të konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion për investime afatgjata në sektorë strategjikë si energjia, data centers, industria e përpunimit dhe teknologjitë e avancuara, duke theksuar se vendi ka potencial real për t’u bërë pjesë e zinxhirëve të rinj të furnizimit në Europë.
“Shqipëria ka pozicion strategjik. Por ky potencial nuk shfrytëzohet vetë. Duhet një politikë ekonomike që e mbështet dhe nuk e pengon,” u shpreh ajo.
Në të njëjtën kohë, Tabaku vuri në dukje se mungesa e investimeve produktive lidhet drejtpërdrejt me klimën e biznesit dhe me mungesën e sigurisë ligjore.
“Sot kemi më shumë investime që lidhen me pasuri të paluajtshme dhe më pak investime në prodhim dhe industri. Ky është një sinjal që modeli nuk funksionon,” theksoi ajo.
Në takim ishte gjithashtu një nga figurat politike më me ndikim të spektrit konservator gjerman, Joachim Pfeiffer, ish-deputet i Bundestagut dhe zëdhënës për ekonominë dhe energjinë për grupin CDU/CSU.
Në përmbyllje, Tabaku theksoi se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të qartë kursi ekonomik, ku investimet e huaja – veçanërisht ato gjermane – të mos jenë thjesht prezencë, por motor real zhvillimi.
“Ne duhet të kalojmë nga një ekonomi që konsumon, në një ekonomi që prodhon. Nga një ekonomi që shpërblen privilegjin, në një ekonomi që shpërblen punën dhe investimin e ndershëm,” përfundoi ajo.
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot punëtorët për ditën e 1 Majit duke shprehur nderim dhe mirënjohje për sakrificën, përk...
Monika Kryemadhi ka folur sërish për ndarjen nga Ilir Meta, duke zbuluar arsyet që çuan në krizën familjare, e cila siç t...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar gjyqin ndaj Ilir Metës në GJKKO. I ftuar në News 24, Lubonja u shpreh se kafazi ku qëndronte Meta ...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania debatet e brendshme në Partinë Socialiste pas përpla...
Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në studion e “Çim Peka LIVE”, foli mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ku u shpreh ...
Për analistin Enton Abilekaj, çështja gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një proces i montuar politikisht,...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, zbuloi një kontradiktë të rëndësish...
Ditët e fundit është komentuar shumë në pothuajse çdo studio televizive paraqitja e ish-presidentit Ilir Meta, në sean...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, në një postim të gjatë në Facebook, ka reaguar në lidhje me zhvillimet ...
I ftuar në emisionin “Task Force”, gazetari Bledian Koka u shpreh se çështja “Partizani” po trajtohet si një proce...