POLITIKE

‘Gjyqi ndaj Berishës, proces i montuar në zyrën e Ramës’, Abilekaj: E bëri Taulant Ballën - Nesti Angoni!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Prill 2026, 22:15
‘Gjyqi ndaj Berishës, proces i montuar në zyrën e

Për analistin Enton Abilekaj, çështja gjyqësore ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha është një proces i montuar politikisht, i orkestruar nga zyra e Kryeministrit Edi Rama dhe i vënë në jetë përmes Prokurorisë së Posaçme (SPAK), me Taulant Ballën në rolin e kallëzuesit.

I ftuar në stdion e ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Abilekaj tha se i gjithë procesi nisi pas një urdhri direkt nga kryeministri Rama, i cili dyshohet se i ka kërkuar Ballës të veprojë si një “Nesti Angoni” modern, duke dorëzuar një kallëzim penal kundër Berishës.

Materialet e dorëzuara nga Balla në SPAK, sipas analistit, nuk janë lexuar paraprakisht prej tij, por i janë përcjellë prokurorisë dhe disa mediave specifike, të cilat më pas kanë kryer një lloj “hetimi paraprak”.

Ajo që është dyshuese për Abilekajn, është fakti se SPAK nuk e mori asnjëherë në pyetje kallëzuesin Taulant Balla gjatë fazës hetimore, ndërsa ai u paraqit për të dëshmuar në gjykatë vetëm pas kërkesës së palës mbrojtëse.

"Ky që nga fillimi, duket si një proces i qartë që ku SPAK-u mundohet të fshehë se kush e ka ngritur çështjen. Pra, Edi Rama, pasi foli në kongres që SPAK-u duhet të merret me Berishën, caktoi Nesti Angonin e vet, domethënë Taulantin, i tha bëhu Nesti Angoni dhe shko i merre ato materialet e tjera e të tjera. Po, ai e bëri Nesti mirë. Mori materialet Taulanti, i çoi atje pa i lexuar fare. Ja dorëzoi, ja dorëzoi dhe një medie që u përmend këtu, medias së Report TV-së dhe shqiptare.com, të cilët bënin hetimin paraprak, që mos e bënte prokuroria. Dhe ata e bënë hetimin paraprak në bazë të materialeve që Taulanti i dha me urdhrin e Ramës. Tani jemi te SPAK-un ne. SPAK-u e merr dosjen dhe kallëzuesin nuk e thërret kurrë. T'i thotë, po na thuaj dhe neve pak çfarë informacionesh ke tepër, shtesë? Nuk e thirri asnjëherë. Taulantin për Berishën. Dhe nuk e thirri kurrë dhe ne sot në gjyq, në gjykatë thirret ai njeriu që e nisi këtë gjë, apo jo? SPAK-u  duhet të ishte i pari që duhet të bënte pyetje.

Pra hetimi i prokurorisë nuk e përfshiu Taulantin fare, paditësin. Hetimi i gjykatës e përfshiu për shkak të mbrojtjes, apo jo? Se mbrojtja kërkon, thotë prit të vijë ky të na tregojë pse. Dhe ky për të treguar pse e bëri padinë, thotë që unë e bëra padinë sepse e pashë te Karlo para se të publikohej tre ato pjesët e hetimit të Berishës, si e kishte vetë, apo jo? Se s'ka tjetër arsye. Por, ai nuk e di për çfarë e ka bërë padi. Një gjykatë normale që funksionon normalisht me logjikën minimale thotë, çështja mbyllet se ky paditësi nuk e di për çfarë e ka bërë padinë. Madje është habitur aq shumë paditësi nga puna e palodhur e SPAK-ut, sa tha unë e bëra, i shkretë e bëra për shpërdorim detyre, këta e paskan bërë për korrupsion tha. Ka ecur kjo punë, e kupton? Domethënë SPAK-u s'e ka pasur Taulantin në mendje fare, ka pasur Edi RamënTaulanti bëri atë punën dhe këta e bënë ashtu siç ishte edhe urdhri i Ramës.

Po, se s'dinte që ishte e firmosur nga Rama, ai s'dinte asgjë nga dosja pra. Dhe në atë moment gjykata thotë, po ky paditësi s'di asgjë nga dosja, po për çfarë është bërë, është hapur kjo çështje? Të mbyllet, se paditësi e ka futur kot. Në rast, në qoftë se nuk ka bërë kallëzim të rremë, siç e pretendon pala mbrojtëse dhe siç e gjeti Malltezi sot me 11 pika ku Taulanti. Si kallëzues e merr, dhe e kalon nga shpërdorim detyre, se e bën për korrupsion. Pra kjo është një marrëveshje e Ramës me SPAK-ut, sigurisht dhe gjykata, aformancë që do bëjë atë që i thotë SPAK-u, që të fshehin që kjo është gjyqi i Ramës. Dhe si ta fshehin ata, ndërtojnë një proces në skenë, por nuk dinë ta fshehin dot, sepse Taulanti është Nesti Angoni, po të ishte njeri, po ta bëjmë me AI si Diellin, Nesti Angonin, do e çonim si Diella, me AI, do dinte ndonjë gjë nga çështja. Ky nuk di asgjë.

Pra ky është, ky është një njeri që ka shkuar atje në gjykatë dhe ka thënë, unë kam bërë një çështje me urdhër. Dhe në një moment i shkau dhe goja gjatë gjyqit tonë, jo tonë, po besoj është e qartë, që thotë, i kam lënë nja 10 pyetje prokurorisë si detyrë për t'ia bërë këtyre, e kupton? Dhe ishte detyra e prokurorisë, të Taulantit, për t'ia bërë të akuzuarve. Pra ai i shpëtoi, e nxori dhe këtë. Një proces i montuar paraprakisht në zyrën e Edi Ramës, që mundohet të formohet në sytë e publikut si një proces gjyqësor, është i dështuar,  i desitinuar të dështojë. Dhe kjo seancë këtë na tregoi sot. Që ai ishte një proces politik që duan ta kthejnë në një proces gjyqësor".

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë