POLITIKE

Takimi i PD në Korçë, Rama: Dje e morën vesh të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës! Ai është defakto "The boss"

r.ll Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 14:57
Takimi i PD  në Korçë, Rama: Dje e morën vesh të
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje në rrjetet e tij sociale lidhur me deklaratat e demokratit Ilir Vrenozi, në takimin e djeshëm të PD-së në Korçë. Rama tha me ironi se Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë "kënetën pa u bërë qesharak në premtime".  

Më tej shtoi se demokrati shpalosi me fjalimin e tij programin real të Partisë Demokratike. Rama u shpreh gjithashtu se më 11 maj demokratët e Korçës do të vendosin vetë nëse do zgjedhin Bashkimin Europian apo opozitën. 

“Dje e morën vesh besoj të gjithë pse Latifi i Trump u takua ca ditë më parë më Vrenozin e Korçës. Sot besoj se askush nuk ka më çfarë thotë as për arsyen e kërkesës sime për kafe me të. Qëkur e pashë takimin e Vrenoz me Tifen, më dogji, e kapa që Latifi kishte kuptuar atë që unë e kisha kuptuar kohë më parë. Bufi nuk tërheq më. Ilir Vrenozi është i vetmi që mund ta udhëheqë kënetën pa u bërë qesharak në premtime që po gajasin dynjanë dhe as për gjynah në ato rrjedhjet e shpeshta në fjalimet e tij.

Dje Vrenozi e mori në dorë drejtimin real nga Korça ku për të më goditur mua, rivalin e tij të drejtpërdrejtë nesër dhe rang kombëtar, lëshoi nga goja programin real të asaj partie dhe ngriti peshë turmën fanatike siç kishim kohë pa parë. Njësoj si në kohën kur bufi i printe me histeri, ajo turmë deri mbrëmë ishte ujë i ndenjur me zhurmë bretkosash. Ky zhvillim i ri dhe i fuqishëm në frontin e kënetës, e bën më të qartë zgjedhjen e 11 majit, duke nisur nga Korça, ku Vrenozi hyri në garë si një hipopotam në një dyqan qelqurinash dhe u ofroi korçarëve modelin shembullor, shumë të sinqertë të kënetës madhështore.

Demokratët e Korçës do ta vendosin vetë se ç’duhet të ndodhë më që ata të bëjnë atë që duhet në votën e 11 majit kur duhet të zgjedhin për BE apo kënetë… Ama bluza e Vrenozit dje e kishte mesazhin qartësisht madhështor. Mbi të shkruhej ç’ka i thoshte të gjitha… bos! Ai është sot defakto ‘the boss’. Bosi i atyre që nuk do ikin nga këneta deri sa ta shohin në fronin e bufit plak, në fillim në Korçë e më pas pse jo në vend të bufit. Korçë o Korçë të lanë Vrenozin të të bëjë madhështor. Shih e bëj, por vetëm më shaka mos e merr aleancën e Vrenozit të Korçës me Latifin e Trump”, tha Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë