POLITIKE

Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis për median greke: Marrëdhënia me Shqipërinë është komplekse! Jemi fqinjë të dënuar të jetojmë bashkë

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 17:41
Takimi i Ramës në Athinë/ Mitsotakis për median greke:
Mitsotakis

GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka zhvilluar një intervistë për mediat vendase në emisionin “Morning Zone”. Gjatë intevistës Mitsotakis foli në lidhje me fjalimin që kryeministri Edi Rama që mbajti ai disa ditë më parë në Athinë në takimin që zhvilloi me shqiptarët e diasporës që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Mitsotakis gatë fjalës sq tij u shopreh se marrëdhënia e Greqisë me Shqipërinë është komplekse. Sipas tij, Greqia dhe Shqipëria janë dy shtete fqinje, “të dënuar” të jetojnë bashkë. Sa i takon Fredi Belerit, Mitsotakis thotë se mënyra se si çështja e tij u trajtua, është e papranueshme.

Pjesë nga intervista: 


Anna Livathynou: Po dëgjojmë sa i zhgënjyer është kryeministri shqiptar Edi Rama, që së fundmi pretendon se shqiptarëve që jetojnë në Greqi ju është kërkuar nën presion ndryshimi i emrit. A do të vijojë bllokimi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian?

Kyriakos Mitsotakis: Marrëdhënia jonë me Shqipërinë fqinje është tashmë komplekse.  Më duhet të them se mënyra se si Shqipëria e trajtoi kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës ishte krejtësisht e papranueshme. Ai tani është kandidati ynë për eurodeputet. Ne kemi në fletëvotime dy kandidatë nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë.

Përtej kësaj, mund të them që ne kemi qindra mijëra shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë. Fëmijët e tyre janë shtetas grekë, jemi bashkuar besoj, do të thoja në mënyrë harmonike në shoqërinë greke, shkojnë në shkollë, studiojnë. Mendoj se çdo gjë që helmon marrëdhëniet mes dy popujve nuk është e mirë për të dy popujt tanë. Jemi fqinjë, jemi “të dënuar” të jetojmë bashkë.

Përtej kësaj, Shqipëria duhet të dijë, dhe e njëjta gjë vlen jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Maqedoninë e Veriut se ka rregulla në lidhje me rrugën e saj evropiane. Respekti për shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe minoritetet është një bërthamë qendrore e asaj që ne e quajmë acquis evropiane, të cilën Shqipëria duhet ta respektojë.

Anna Livathynou: Pra, në një lirim të mundshëm të Freddy Beleris, a mendoni se kjo do t’i ndihmonte sadopak marrëdhëniet Greqi-Shqipëri, për të zbutur gjithë këtë tension?

Kyriakos Mitsotakis: Besoj se… Le të shohim fillimisht se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet evropiane. Ka mundësi që këtë çështje ta zgjidhin vetë qytetarët grekë me zgjedhjen që do të bëjnë për eurodeputetet në Parlamentin e ardhshëm Europian.

mitsotakis rama shqiperia greqia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë