POLITIKE

Të lidhur me PS/ Bardhi denoncon me emra përfituesit e rreth 94 milionë euro grante nga BE

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Tetor 2025, 12:06
Të lidhur me PS/ Bardhi denoncon me emra përfituesit e rreth 94

Gjatë fjalës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi denoncoi me emra përfituesit e fondeve të Bashkimit Evropian të lidhur me eksponentë të Partisë Socialiste.

Fjala e plotë:

Në vitin 2015, Kuvendi i Shqipërisë miratoi marrëveshjen kuadër ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave dhe Komisionit Evropian për rregullat e zbatimit të mbështetjes financiare të Bashkimit Evropian për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit IPA II.

Kjo marrëveshje përbënte kuadrin ligjor, mbi të cilin Bashkimi Evropian do niste shpërndarjen e dhjetëra milionë euro ndihmë financiare për Shqipërinë në vitet e ardhshme. Një ndër instrumentet e mbështetjes përfshinte pikërisht sektorin e bujqësisë, nëpërmjet Programit IPARD II. Ky program parashikonte mbështetje financiare në vlerën e 94 milionë euro për fermerët shqiptarë, ku financimi ndahej në masën 75% nga Bashkimi Evropian dhe 25% nga Qeveria shqiptare.

Në kuadër të këtij programi u hapën katër thirrje publike për fermerët shqiptarë, ndërsa numri total i përfituesve të 94 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian ishte vetëm 431 persona, përkatësisht 126 përfitues në thirrjen e parë, 173 përfitues në thirrjen e dytë, 144 në thirrjen e tretë dhe 34 përfitues në thirrjen e katërt. Numri i ulët i personave që përfituan qindra mijëra euro dhe refuzimi i aplikimeve nga fermerë realë, ngriti pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën e funksionimit të këtij programi.

Një fermer nga Erseka, të cilit iu mohua aplikimi për ndërtimin e një pemtoreje, iu drejtua Zyrës Europiane kundër Mashtrimit Financiar (OLAF). Pas një hetimi gjithëpërfshirës nga zyrtarët evropiane të OLAF, rezultuan disa shkelje shumë serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të projekteve. Konkretisht këto shkelje përfshinin: i) aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre të një kompani lokale konsulence; ii) kontratat jepeshin pa garë reale ose përmes një gare të manipuluar nëpërmjet paraqitjes së ofertave të rreme; iii) cmimet ishin të fryra dhe u shkelën rregullat kontraktuale.

OLAF i rekomandoi Komisionit Evropian ta konsiderojnë një pjesë të financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II në shumën 33 milionë euro të papranueshme, cka më pas solli edhe pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, u pezulluan edhe fondet e programit IPARD III në shumën 112 milionë euro. Pra, si rezultat i shkeljeve serioze të ligjit dhe kontratave, të cilat vetë OLAF i konsideroi si “kriminale” dhe “korruptive”, fermerëve shqiptarë iu mohua mundësia për të përfituar 112 milionë euro mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Gjetjet dhe konkluzionet, zyra e OLAF ua përcolli edhe autoriteteve shqiptare, përfshirë edhe Strukturën e Posacme Antikorrupsion për hetime më të thelluara dhe marrjen e zyrtarëve të përfshirë në përgjegjësi penale.

Të dhënat e abuzimit dhe paligjshmërisë me fondet e programit IPARD II u konfirmuan edhe nga një auditim i kryer nga kompania gjermane FTI Consulting, e kontraktuar nga Ministria e Financave në Tetor 2024. Sipas përgjigjes zyrtare që AZHBR i ka kthyer mediave investigative, rezulton se abuzimi kapte vlerën e 1.5 miliardë lekëve ose 15 milionë euro. Sipas AZHBR, nga 431 përfitues të 94 milionë euro nga fondet IPARD II, 164 subjekte kanë abuzuar me fondet e taksapaguesve evropianë. Nga kjo listë rezulton se 86 subjekte tashmë kanë kthyer vlerën e 1.7 milionë euro, ndërsa 85 subjekte të tjera duhet të kthejnë edhe 13 milionë euro abuzime.

Ndryshe nga sa pretendon AZHBR, OLAF dhe Komisioni Evropian kanë konstatuar shuma e fondeve të abuzuara vetëm gjatë vitit 2022 është të paktën në shumën e 33.5 milionë euro. Ndërsa, gjatë vitit 2023, vlera e abuzimeve arrinte në shumën e 4.3 milionë euro. Megjithatë, përtej shifrave, ajo që vlen në këtë rast është fakti se tashmë edhe Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë kanë pranuar zyrtarisht se fondet e Bashkimit Evropian për fermerët shqiptarë janë keqpërdorur, duke përfunduar në xhepat e zyrtarëve të korruptuar dhe fermerëve fiktivë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri i ka konfirmuar mediave, se fondet e programit IPARD III prej 112 milionë euro do të vazhdojnë të mbeten të bllokuara, derisa institucionit shqiptare nuk kanë cuar para drejtësisë abuzuesit e tyre.

Nga investigimet e kryera nga media ka rezultuar se miliona euro nga fondet e programit IPARD II, kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve shtetërorë, familjarëve dhe miqve të tyre. Konkretisht:

(i)              Ardian Tufa, ish-administrator i Njësisë Administrative Farkë, ka përfituar 410 mijë euro;

(ii)           Manjola Haska, motra e deputetit të PS, Termet Peci, ka përfituar 225 mijë euro, ndërsa bashkëshorti i saj ka përfituar 15 mijë euro;

(iii)        Lorenc Bami, drejtor i prokurimeve publike në Bashkinë Tepelenë, ka përfituar 758 mijë euro;

(iv)         Petrit Tare, ish-drejtor i Ujësjellësit të Korcës, ka përfituar 363 mijë euro;

(v)            Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, një prej drejtorëve 5D, në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar 196 mijë euro;

(vi)         Alban Zusi, ish-zëvëndësministër i Bujqësisë, ka përfituar 532 mijë euro;

(vii)      Shkëlqim Bullari, ish-deputet i Partisë Socialiste, ka përfituar së bashku me të vëllain, por cuditërisht shuma e përfitimit nuk është publikuar nga AZHBR;

(viii)   Loreta Tozaj, ish-drejtoreshë e Kadastrës në në Vlorë ka përfituar 82 mijë euro.

(ix)         Gjergj Luca, nëpërmjet kapitenit të tij Andon Nako, ka përfituar 400 mijë euro;

(x)            Ndrec Llusku, ish-kandidat i Partisë Socialdemokrate, ka përfituar 91 mijë euro;

(xi)         Rodolf Xhillari, anëtar i forumeve drejtuese të Partisë Socialiste, ka përfituar 538 mijë euro;

(xii)      Florenc Gjikuria, investitor strategjik dhe përfitues i parapëlqyer i tenderave publik, ka përfituar 198 mijë euro;

(xiii)   Eriona Kokonoshi, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë Fredi Kokoneshi, ka përfituar 144 mijë euro;

(xiv)   Andi Kokoneshi, nipi i Fredi Kokoneshit, ka përfituar 32 mijë euro;

(xv)      Dashamir Peza, ish-deputet i Partisë Socialiste ka përfituar 222 mijë euro;

(xvi)   Alban Berisha, kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka përfituar 121 mijë euro;

(xvii) Elton Bualli, ish-administrator i inceneratorit të Sharrës, lidhje e afërt e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, ka përfituar 310 mijë euro;

(xviii)                      Orjeta Myzeqari, ish-drejtore e ALUIZNI-t Tiranë, ka përfituar 301 mijë euro;

(xix)   Armand Tafili, i punësuar dhe lidhje e kryebashkiakut Erion Isai, ka përfituar 234 mijë euro;

(xx)      Manjola Fidani, e punësuar në Fondin e Kujdesit Shëndetësor Tiranë, ka përfituar 207 mijë euro.

 

Por, nga fondet e IPARD II kanë përfituar edhe familjarë të eksponentëve të krimit të organizuar. Konkretisht Petrit Cela, babai i Suel Celës, ka përfituar 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Pikërisht, për këto arsye, në datën 3 Tetor 2025, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posacëm të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga abuzimi, paligjshmëria, korrupsioni, dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga fermerët shqiptarë.

Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozoi miratimin e një rezolute, ku apelon institucionet e drejtësisë që të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë për të vënë përpara përgjegjësisë penale cilido që ka shkelur ligjin, si dhe Kuvendi i Shqipërisë merr angazhimin për të marrë të gjitha masat e nevojshme ligjore që të shmangen situata të kësaj natyre në të ardhmen dhe që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet e paligjshme.

Ndërkohë që prodhimet tuaja mbeteshin të pashitura dhe hidheshin në kanale, duke marrë më vetë kursimet, punën, mundin dhe djersën tuaj, një tufë zyrtarësh të korruptuar, në bashkpëunim me politikanë, familjarë dhe miq të tyre, biznesmenë dhe eksponentë të krimit të organizuar grabisnin fondet e Bashkimit Evropian të dedikuara pikërisht për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve shqiptarë dhe familjeve të tyre që punojnë nga mëngjesi në darkë për të siguruar jetesën e tyre.

Pikërisht për zhbllokimin e këtyre fondeve prej 112 milionë euro, që do t’u vinin në ndihmë fermerëve shqiptarë, ne kërkuam, në mënyrë të përsëritur mocionin me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posacëm, i cili do të analizonte gjetjet e Komisionit Evropian dhe të rekomandonte marrjen e masave konkrete. Por, Qeveria dhe mazhoranca që janë mësuar të vjedhin paratë e qytetarëve shqiptarë, madje edhe të taksapaguesve evropianë nuk mund të pranojë asnjë nismë që synon t’iu ndihmojë për të zhvilluar investimet tuaja dhe për të garantuar shitjen e tyre.

Kjo nuk është një cështje ndërmjet Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, opozitës dhe mazhorancës. Kjo është një cështje ndërmjet ju, qytetarëve, fermerëve shqiptarë dhe mazhorancës socialiste, qeverisë shqiptare. Sot ata janë përballë jush dhe kartonat e tyre të kuq nuk janë votë kundër kërkesës së Partisë Demokratike, por janë votë kundër jush, kundër fermerëve dhe familjeve të tyre, votë kundër punës, mundit, djersës dhe kursimeve tuaja. Mbani mend cdo karton të kuq që ngrihet sot kundër jush dhe përplasjuani në fytyrë kur t’iu vinë për t’iu kërkuar votat. Përbuzni dhe refuzoni kur të vinë me propagandën e rradhës dhe premtimet boshe që janë në krahun e tyre. Sepse sot është dita e së vërtetës.

 

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë