POLITIKE

Tela: Çështja Balluku bllokoi rrugën e Shqipërisë drejt BE, shtetit ligjor është vënë në dyshim

Piranjat Përditësimi i fundit 18 Mars 2026, 19:03
Tela: Çështja Balluku bllokoi rrugën e Shqipërisë

Gazetari Andi Tela, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, deklaroi se zhvillimet e fundit në raportet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian lidhen drejtpërdrejt me mënyrën si qeveria ka trajtuar çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Sipas Telës, nga deklarata e parë e Marta Kos në nëntor e deri në mars, ndryshimi kryesor ka qenë në sjelljen e mazhorancës dhe të kryeministrit Edi Rama. Ai theksoi se, megjithëse Shqipëria hapi të gjithë kapitujt e negociatave brenda një viti, një proces i cilësuar si rekord, në vetëm pak muaj është vënë re një ndryshim në gjuhën dhe qëndrimin e BE-së.

Tela argumentoi se mbyllja e kapitujve kërkon përmbushjen e standardeve, ku më kryesori është funksionimi i shtetit ligjor. Sipas tij, ky standard nuk është respektuar, duke përmendur si shembull trajtimin e çështjes Balluku, ku sipas tij nuk u veprua në përputhje me parimin e barazisë para ligjit.

Ai shtoi se reagimi i vendeve anëtare të BE-së ishte i menjëhershëm dhe i unifikuar, duke sinjalizuar se veprimet e qeverisë shqiptare nuk përputhen me standardet evropiane. Në këtë kontekst, Tela e lidh edhe vlerësimin negativ të raportit të Raporti i IBAR me këtë situatë.

‘Nga 4 nëntori që ishte deklarata e parë e Marta Kosës, e deri tash në mars, e vetmja gjë që ka ndryshuar është sjellja e mazhorancës dhe e qeverisë, mbi të gjitha kryeministrit Rama, me çështjen Balluku. Ajo është çelësi i shpjegimit të gjithë mënyrës se si ka ndryshuar artikulimi qoftë i BE-së, qoftë i Ramës.

Në rast se në 4 nëntor e më tej në 4 dhjetor u hapën Shqipërisë të gjitha kapitujt,  brenda një viti, duke u cilësuar rekord dhe duke u gëzuar të gjithë me suksesin e Shqipërisë, dhe mbi të gjitha kryeministri për atë që kishte bërë qeveria e tij, papritur për dy muaj, dy muaj e pak, kemi një ndryshim të gjuhës së BE-së në raport me Shqipërinë. Dhe nuk ka ndodhur asgjë tjetër përveç se ka qenë çështja Balluku fabula e këtyre dy muajve, dy muajve e gjysëm.

Kapitujt hapen dhe duhet të mbyllen, por që të mbyllen kapitujt, ti duhet të realizosh disa detyra dhe duhet të kapësh disa standarde. Standardi thelbësor është kapitulli i parë, është funksionimi i ligjit dhe i shtetit ligjor.

Nuk ka funksionuar. Nëse të gjithë janë shprehur se e vetmja mënyrë për të plotësuar standardet e BE-së është të sillesh se si sillen ata në rrethana të tilla, qeveria shqiptare, kryeministri nuk bëri gjë tjetër veçse ndryshoi standartin.

Tha, të gjithë qytetarët të barabartë përpara ligjit, reforma në drejtësi funksionon për të gjithë qytetarët, por për zv/kryeministren, për anëtaren tonë të qeverisë nuk funksionon. Dhe përgjigja e menjëhershme e asaj dite e vendeve anëtare të BE-së ishte moto a mo, i njëjti tekst i përshtatur nga ambasada gjermane, nga ambasada suedeze, nga ambasada holandeze, me të njëjtin tekst, me të njëjtin paragraf dhe me të njëjtin shpjegim që çfarë po bëhet këtu nuk është sipas standardeve tona.

Testi kritik i artikuluar këtu në mes të Tiranës nuk u plotësua dhe mënyra se si u soll qeveria shqiptare me çështjen Balluku, mazhoranca socialiste me çështjen Balluku, është shpjegimi i përgjigjes, të themi negative, të raportit të Ibar. Raporti i Ibar, i cili është një raport shumë i rëndësishëm për të kuptuar që janë hapur të gjithë kapitujt dhe tashti duhet të fillojë me radhë mbyllja e tyre, nuk ka marrë okej-in nga njerëzit që duhet ta japin atë.

Por, standardi është i tillë që po, janë hapur kapitujt. Tani duhet të fillojmë t'i mbyllim. Përpara se t'i mbyllim kapitujt, duhet të kuptojmë në çfarë stadi ndodhet Shqipëria. Dhe Shqipëria ndodhet në stadin që zv/kryeministres nuk i hoqën imunitetin për ta çuar përpara drejtësisë, përpara reformës në drejtësi e cila ka qenë kali i betejës së Shqipërisë për t'u anëtarësuar në BE.

Kanë qenë dy gjëra. Deklarata e Marta Kos me kalin e trojës më tepër i referohej Vuçiç sesa Edi Ramës. Dhe në gjithë këtë histori, Vuçiç mund edhe të fitojë diçka. Serbia ka dhe një tjetër rrethanë ë? Ka disa rrethana që standartet për Rusinë janë më të ndryshme sesa për Shqipërinë. Pra, parakushtet e Serbisë, përtej plotësimit të standardeve, kanë të bëjnë me mënyrën e sjelljes së saj në raport me Rusinë dhe ka një kusht tjetër që ka të bëjë me ligjin, me zbatimin e ligjit atje, por më e rëndësishmja, që na përket dhe neve, është mënyra e sjelljes së saj me Kosovën. Pra, këto janë tre kushtet kryesore që i vendoset Vuçiçit dhe Serbisë për t'u anëtarësuar në BE. Kështu që ata mund të tolerojnë ç'të duan për të plotësuar tre kushte. Shqipëria nuk ka asnjë kusht të tillë.

Dhe në këtë histori të letrës së Vuçiç dhe Ramës, Vuçiç edhe mund të fitojë ndonjë gjë. Edi Rama dhe Shqipëria nuk fitojnë asgjë’, tha Andi Tela ndër të tjera në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë