POLITIKE

Teliti: Buxheti i qeverisë për 2025, i shpall besnikëri oligarkisë, tenderave pa garë, lukseve, dhe zyrtarizon për të 12 vit radhazi tradhëtinë ndaj shqiptarit!

ZH.LL Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2024, 20:39
Teliti: Buxheti i qeverisë për 2025, i shpall besnikëri
Teliti

TIRANË- Këshilltari i çështjeve ekonomike në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, e ka cilësuar buxhetin një set instrumentesh. Sipas Telitit, buxheti i shtetit këto 12 vite është përdorur në mënyrën më makabre prandaj nuk ka ndodhur as mirëqenia, as fuqizimi apo rritja ekonomike.

Teliti vuri në dukje se sektori i bujqësisë është ai që po vuan krizën më të thellë, teksa theksoi 3 shtresat që e vuajnë më shumë varfërinë: pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar.

Gjatë fjalës së tij, Teliti vuri dhe një herë theksin te buxheti për vitin 2025, sipas të cilit, i shpall besnikëri oligarkisë dhe i zyrtarizon për të 12 vit radhazi tradhëtinë ndaj popullit shqiptar.

Fjalimi i Dorian Telitit:

I nderuar Kryetari i PD, Dr. Berisha, është një kënaqësi që të kemi midis nesh së fundmi, dhe që drejtësia u vendos pas 333 ditësh në këtë shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të normave minimaliste humane në Republikën e Shqipërisë.

Në fund të fundit, kjo është Shqipëria e Edi Ramës, kjo është Shqipëria e 12 viteve të shkretimit, të rrënimit dhe të varfërimit të shqiptarëve.

Buxheti i shtetit, të nderuar deputetë, drejtues departamentesh, anëtarë, miq, në fund të ditës është një set instrumentesh. Qëllimi është një dhe vetëm një: mirëqenia e shqiptarëve, fuqizimi i ekonomisë, rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, e prekshme nga të tërë, fuqizimi i sipërmarrjes.

Asgjë prej këtyre nuk ka ndodhur, sepse instrumenti kryesor, seti kryesor, pikërisht që është buxheti i shtetit këto 12 vite, është përdorur në mënyrën më makabre të mundshme.

E tha shumë qartë doktori: kur buxheti përdorej drejt për qytetarët, për sipërmarrjet, për sektorët e ekonomisë, patëm zhvillim të ekonomisë në vitet 2005-2013.

Ishim vendi me pagat më të larta, ishim vendi me investimet e huaja direkte më të larta. Ishim vendi që luftuam varfërinë dhe e reduktuam atë në maksimum. Ishim vendi që hapnim vende pune, dhe ishim i vetmi vend që në raportin e FMN të vitit 2013, ishte i vetmi vend Shqipëria, e shkruar e zeza në të bardhë, që i bëri ballë krizës ekonomike botërore të vitit 2008-2014.

I vetmi vend, i cili rezultoi me rritje pozitive ekonomike, dhe kjo ishte, jo sepse ne shpikën rrotën, po kjo ishte sepse ne përdorëm një nga instrumentat kryesore, buxhetin. Politikat fiskale dhe politikat e shpenzimeve i përdorëm vetëm me një qëllim, për t’i ardhur në ndihmë dhe në mbështetje ekonomisë dhe aktorëve të saj.

Ndërkohë, në kto 11 vite të fundit, investime direkte të të huajve nuk shohim, modele ekonomike zhvëllimore nuk kemi. Modeli ekonomik i vetëm është ai i betonit dhe ai i pastrimit të parave të pisëta.

I vetmi sektor që lulëzon ende, edhe në vitin 2024, ndërkohë që sektorët e tjerë prodhues të ekonomisë shqiptare, sektorët e infrastrukturës, të shërbimeve, janë në krizë të thellë.

Por mbi të gjitha, ai që është në krizë më të thellë, është sektori i bujqësisë, i cili prej dy vitesh tashmë nuk po shikon as rritje, por shikon vetëm regres dhe kjo si pasojë e braktisjes zyrtare e dy shuplakave të forta që Edi Rama dhe qeveria e tij i ka dhënë sektorit të bujqësisë. Nga njëra anë, duke dhënë subvencionet më të ulëta në rajon për 11 vite dhe në anën tjetër duke shpikur një skemë kriminale të diferencimit të tvsh-së në hyrje dhe në dalje që e ka rritur koston e fermerit shqiptar me të paktën 20-30%.

Është një model, i cili bazohet tek paratë e pisëta dhe në pastrimin e tyre, prandaj euro në këto vite është shfuqizuar përtej çdo lloj norme dhe arsyeje normale.

Do ishte lajm i mirë, sikur leku shqiptar të fuqizohej nga fuqizimi i ekonomisë shqiptare, por nuk ardhur nga fuqizimi i ekonomisë shqiptare, ka ardhur nga dyndja e miliarda eurove të cilat sot gjenden në tregun shqiptar, kanë deformua konkurrëncën e lirë dhe të ndershme, ka vrarë sipërmarrjen shqiptare, që ka bërë të falimentojmë me qindra dhe dhjetëra prodhues shqiptarë vetëm gjatë pranverë-verë të këtij viti.

Tre janë shtresat që e vuajnë më shumë varfërinë: pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar.

Do ketë një qindarkë shtesë buxheti i vitit të ardhshëm, ky buxheti madhështor për 164 mijë persona me aftësi të kufizuara? Zero. Ndërkohë çmimet do rriten, do varfërohen akoma dhe më tepër.

Po për 62 mijë që janë familje ekonomike, që janë 200 mijë frymë do ketë ndonjë rritje të pagesës së tyre mujore? Zero dhe për ta.

Ndërkohë për pensionistët, do të kujtohet qeveria, që në nëntor të vitit 2025 të bëjë indeksimin ligjor, indeksimi duhet bërë në muajt e parë të vitit, por qeveria do ta bëjë në nëntor të vitit të ardhshëm, ndërkohë deri në nëntorin tjetër për 12 muaj prap çmimet do t’i gërryejnë atë xhepin e shpuar të pensionistit.

Si e luftoi Edi Rama varfërinë? Përkundrazi, po e thellon akoma dhe më tepër atë, ndërkohë që do na marrë para më shumë se sa në 2024.

Ndryshoi gjë për arsimin, apo për shëndetësinë vitin e ardhshëm. Vitin e ardhshëm ajo që do shkojë direkt për arsimin, për arsimin do shkojë 2.6% e GDP-së.Dhe prap do kemi fenomene në vitin e ardhshëm të klasave bosh sepse s’ka mësues dhe klasa me dy turne, sepse investimi në shkolla dhe në çerdhe nuk do bëhen.

2.9% për Shëndetësinë. Këto financime nuk shkojnë atje, përkundrazi.

Do marr një projekt, koncensioni i Sterilizimit, i cili ka vendim gjykate sot, të Shkallës së Parë që urdhëroi qeverinë shqiptare të rishikojë vlerën e kontratës koncensionare sepse është e fryra tha, efektivisht, e thotë gjykata.

Dhe në 2024 kjo kontratë ka marrë 17.5 mln euro. Sa do marrë vitin e ardhshëm, më pak thoni ju, mqs gjykata është shprehur? Jo, do marrë më shumë, 19 mln euro. Për të mos folur për Inceneratorin e Tiranës që do marrë llokmën e vet, 12 mln euro në 2024, 13 mln euro në 2025 edhe pse ende nuk ekziston.

Lukset qeveritare, llokmën e vet. 25mln euro shtesë për lukset qeveritare vetëm të ministrive. Porti i Durrësit, 98 mln euro këtë vit, 147 mln euro vitin e ardhshëm porti i ri në Porto Romano.

Buxheti i vitit 2025 i shpall besnikëri oligarkisë, i shpall besnikëri tenderave pa garë, lukseve dhe i shpall dhe i zyrtarizon për të 12 vit radhazi tradhëtinë ndaj shqiptarit të thjeshtë, ndaj familjes, individit, çifteve të reja, ndaj sipërmarrjes shqiptare, ndaj këtij kombi.

Ndaj, këtë shpopullim që ka ndodhur, ne vetëm një mënyrë kemi, të bëjmë çmos që të realizojmë rotacionin politik. Duke qenë të gjithë bashkë dhe me ide të qarta, me program të qartë, me liderin që e kemi, me ekipin që do jetë dhe me programin e duhur, ne kemi mundësinë t’i bindim shqiptarët për të bërë ndryshimin e madh, sepse ndryshe, thellë e më thellë shkojë kriza, ekonomike, sociale dhe kulturore. Faleminderit!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë