POLITIKE

Teliti: Këshilli Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar! Zhulali: Shkarkimi i Veliajt nuk është çështje partiake

n.f Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2025, 13:10

Teliti: Këshilli Bashkiak të ngrejë Komisionin e Brendshëm

TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak PD, Dorian Teliti në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashkiakë të opozitës u shpreh se shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj është vonuar.  Teliti u shpreh se sa kohë Veliaj ishte në krye të punëve, janë vjedhur e shpërdoruar miliona euro. Sipas tij përveç kërkesën për mocion sot Këshilli Bashkiak duhet të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak.

Ai tha se Komision është ngritur që në vitin 2023, por gjithmonë është refuzuar me forcë nga Veliaj dhe Këshilltarët e majtë. Sipas tij fakti që ai sot është i arrestuar është një provë e pakundështueshme dhe një provë e ngritjes së këtij komisioni.

"Është për tu vlerësuar fakti që Veliaj sot nuk është më në krye të bashkisë së Tiranës, por largimi i tij është i vonuar. Çdo ditë që ai ka qenë në krye të punëve, janë vjedhur miliona euro e shpërdoruar e përveç kërkesën për mocion sot, Këshilli Bashkiak duhet të bëjë dhe diçka tjetër, të ngrejë Komisionin e Brendshëm të kontrollit financiar që është detyrim ligjor dhe i rregullores së vetë Këshillit Bashkiak.

Komision i cili është ngritur që ne vitin 2023, por gjithmonë është refuzuar me forcë nga Veliaj dhe Këshilltarët e majtë. Fakti që ai sot është i arrestuar është një provë e pakundështueshme dhe një provë e ngritjes së këtij komisioni. Këshilltarët socialistë nuk e kanë më kryetarin që t’i urdhërojë e këta të mos sillen më si ushtarët e tij, por si ushtarë të Tiranës e qytetarëve, që ngrihen në mëngjes e ngrysen në darkë për qytetarët që kanë 1000 probleme", tha Teliti.

Anëtarja e këshillit bashkiak të Tiranës nga PD, Ilda Zhulali gjatë fjalës së saj i bëri thirrje çdo këshilltar bashkiak të luftojë korrupsionin dhe të çrrënjosim këtë model qeverisës, sepse Tirana meriton më shumë. Ajo theksoi se shkarkimi i Erion Veliaj nuk është një çështje partiake, por detyrim qytetar dhe përgjiegjësi politike, morale e çdo këshilltari bashkiak të Tiranës. Zhulali shtoi se Erion Veliaj ka kryer korrupsion madhor dhe ka bërë shpërdorimin e detyrës.

“Do të përfitoja nga ky rast për t’i bërë një thirrje publike të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak të Tiranës. Ne e morëm nismën si PD, si grup këshilltar i PD kemi pasur mbështetje edhe nga grupi i këshilltarëve të PL. Shkarkimi i Erion Veliaj nuk është një çështje partiake, por detyrim qytetar dhe përgjiegjësi politike, morale e çdo këshilltari bashkiak të Tiranës. Mos të harrojmë që Erion Veliaj, jo vetëm është sot në qeli, ka kryer korrupsion madhor, ka bërë shpërdorimin e detyrës.

Duhet të mos harrojmë që ka 3 detorë të tjerë kryesor të cilët po ashtu janë të arrestuar, shumë të tjerë që janë nën hetim me masa shtrënguese ose jo. Të gjithë piraminda drejtuese e bashkisë Tiranë, është e përfshirë në korrupsion të organizuar. Ky model qeverisje duhet të çrrënjoset Tirana meriton më shumë. Çdo këshilltar bashkiak duhet të luftojë korrupsionin," tha ajo.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë