BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

Zv. Sekretarja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat, e ka quajtur "Tetorin Rozë" një fushatë propagande që fsheh mungesën e medikamenteve dhe kushte të papranueshme në spitalet publike. Ajo tha se në repartin e kimioterapisë në QSUT, 19 poltrona përdoren për 100 paciente, ndërkohë që shumë gra janë të detyruara të paguajnë për trajtime private.
Haxhiu kërkoi menjëherë furnizim me medikamente, riparimin e aparaturave dhe mbështetje financiare dhe psikologjike për gratë me kancer.
"Gratë nuk kanë nevojë për foto propagandë, por për kushte dinjitoze dhe ilaçe", u shpreh ajo ndër të tjera.
Deklarata e Zv. Sekretares së Përgjithshme të Partisë së Lirisë, Znj. Brunilda Haxhiu.
Tetori duhet të ishte një muaj reflektimi dhe mbështetjeje për gratë që luftojnë me kancerin e gjirit. Ne fakt “Tetori Rozë” është kthyer në fushate propagande nga qeveria që ka shkatërruar sistemin shëndetësor publik. Me parrulla dhe foto përpiqen të fshehin një realitet të dhimbshëm: në Onkologjik mungojnë medikamentet jetike, aparaturat janë jashtë funksionit dhe pacientët trajtohen në kushte të papranueshme.
Në repartin e kimioterapisë në QSUT ka vetëm 19 poltrona për rreth 100 paciente në ditë . Një pamundësi njerëzore dhe mjekësore për të ofruar kujdesin e nevojshëm. Gratë që luftojnë me vdekjen, që janë në kushte të rënda shëndetësore dhe psikologjike, u duhet të presin me orë të tëra për të marrë kimioterapnë.
Për më tepër, mungesa e medikamenteve ka bërë që shumë prej tyre të ndërpresin trajtimin ose të detyrohen të shkojnë në klinika private, duke paguar shuma të papërballueshme. Ndërkohë që fushata rozë shkëlqen në media, në realitet spitalet publike janë kthyer në “zona gri” të dhimbjes, ku çdo ditë humben jetë që mund të shpëtoheshin.
Ky nuk është “Tetori Rozë”.
Ky është Tetori i Zi i një sistemi shëndetësor të rrënuar nga korrupsioni, keqmenaxhimi dhe mungesa e përgjegjësisë.
Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar një situatë alarmante në Spitalin Onkologjik: mungesë të medikamenteve jetike për muaj të tërë, ndërprerje të trajtimeve, përdorim të barnave jashtë protokolleve ndërkombëtare dhe aparatura kryesore jashtë funksionit, si mamografia dhe brakiterapia.
Në kushte të tilla, pacientët detyrohen të presin me ditë për një trajtim që shpesh nuk e marrin, ndërsa qindra të sëmurë janë kthyer në shtëpi pa ilaçet e tyre. Ky dështime që kanë cenuar drejtpërdrejt jetën dhe shpresën e grave që luftojnë për mbijetesë.
Ne kërkojmë që Ministria e Shëndetësisë të mbajë përgjegjësi për këtë situatë kriminale që vret çdo ditë me neglizhencë.
Gratë që po luftojnë për jetën e tyre nuk kanë nevojë për foto propagandistike, por për ilaçe, aparatura funksionale, kushte dinjitoze dhe mbështetje reale.
Sepse çdo vonesë në trajtim është një jetë e humbur.
Sepse çdo mungesë ilaçi është një akt shtetëror i papërgjegjshëm.
Nuk mund të flasim për tetor rozë, kur në spital mbizotëron errësira e zezë e braktisjes.
Partia e Lirisë qëndron në krah të grave që përballen me kancerin dhe kërkon:
• Furnizim të menjëhershëm me medikamente onkologjike;
• Vënien në funksion të aparaturave diagnostike e terapeutike;
• Rritjen e kapaciteteve spitalore dhe kushteve të trajtimit;
• Krijimin e një fondi të posaçëm për mbështetjen financiare dhe psikologjike të grave me kancer.
Shteti ka një detyrim moral dhe ligjor të garantojë kujdes shëndetësor dinjitoz për çdo grua që lufton me kancerin. Mungesa e kujdesit shëndetësor është shkelje e të drejtës për jetën dhe dinjitetin njerëzor.
Zv. Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike, Ilirjana Kucana, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor paratë e drogës ...
Qeveria shqiptare ka prezantuar për herë të parë një projektligj që synon të rregullojë veprimtarinë e lobimit, d...
Zëdhënësja e Anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur akuza të forta ndaj Bashkisë së Durr...
Erisa Xhixho, nga një postim në rrjetet sociale mbi Raportin e OSBE/ODIHR, sipas saj u konfimua se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan nën kontrol...
Kryeministri Edi Rama kritikoi kryetarët e bashkive për vonesa në zbatimin e skemës së njohur si “Paketa e Maleve”, por e...
Kryeministri Rama komentoi nga Berlini momentin viral në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, teksa një shaka mes tij, preside...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin e Berlinit, tha se ministrja për Inteligjencës Artificiale, Diella ësh...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue ...
Kryeministri Edi Rama nga Berlini, bëri kritika ndaj BE-së, ku ju drejtua me thirrjen që të ndryshojë. Ai tha më tej, se zoti e...
Kryeminsitri Rama, nga Berlini, nuk është kursyer ndaj BE-së me sulme, duke u shprehur se u zgjua vetëm pasagresionit në Ukrainë...