POLITIKE

Gjetjet e OSBE/ODIHR, Xhixho: Zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të kontrolluara politikisht nga pushteti

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Tetor 2025, 11:10

Gjetjet e OSBE/ODIHR, Xhixho: Zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe

Erisa Xhixho, nga një postim në rrjetet sociale mbi Raportin e OSBE/ODIHR, sipas saj u konfimua se zgjedhjet e 11 majit u zhvilluan nën kontroll politik të pushtetit, duke cenuar standardet demokratike dhe vullnetin e qytetarëve.

Xhixho shton se sipas gjetjeve, tregohet se u zbeh dallimi mes partisë në pushtet dhe shtetit, përmes përdorimit të burimeve publike, fondeve, administratës, madje edhe me dhënien e bonuseve dhe faljen e gjobave për qëllime elektorale.

Raporti i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, një skaner i farsës elektorale
Zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, por të manipuluara dhe të kontrolluara politikisht nga pushteti. Raporti i OSBE-ODIHR provoi të gjitha shqetësimet e ngritura nga opozita e bashkuar që para nisjes së fushatës.
Në mënyrë të veçantë, OSBE/ODIHR thekson se u zbeh dallimi mes partisë në pushtet dhe shtetit, përmes përdorimit të burimeve publike, fondeve, administratës, madje edhe me dhënien e bonuseve dhe faljen e gjobave për qëllime elektorale — të gjitha këto në kundërshtim me Dokumentin e Kopenhagenit.
Pra, 35 vite pas rënies së komunizmit jemi kthyer aty ku shteti dhe partia ishin një.
Përmendja e Dokumentit të Kopenhagenit në raport nuk është thjesht një referencë teknike — ajo është një matës i legjitimitetit demokratik.
Dokumenti i Kopenhagenit (1990) është themel i standardeve të OSBE-së për zgjedhje të lira, pluralizëm politik dhe respektim të të drejtave të njeriut.
Shkelja e tij nënkupton devijim nga vetë parimet që garantojnë demokracinë evropiane.
Raporti vë në dukje:
Mjedisin e polarizuar, përdorimin e administratës dhe burimeve shtetërore
Ligjet e miratuara nga qeveria, bonuset dhe gjobat e falura për të përfituar vota
Mungesën e masave nga KQZ për zyrtarët që shkelën ligjin zgjedhor
Përdorimin e patronazhistëve për t’i bërë presion administratës
Presionin mbi qytetarët për votën, deri te shit-blerja e vullnetit të tyre
Përfshirjen e krimit në zgjedhje dhe kërcënimin e qytetarëve për llogari të kandidatëve dhe partive
Vënien e medias në shërbim të qeverisë
Parregullsitë me votën e diasporës
Këto tregojnë se pushteti aktual nuk fiton zgjedhje — i vjedh ato.
Shteti është kthyer në instrument elektoral të partisë, duke cenuar rëndë demokracinë dhe sovranitetin e qytetarëve.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë