Berisha: Situata është kritike, kriza e narkoshtetit është thelluar. Kjo është revolta më e fuqishme studentore
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka mbledhur në një takim drejtuesit e PD-së të Tiranës. Gjatë fjalës së tij, ai u s...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të shpërndarë studentët. Efektivë të shumtë i kanë goditur me shko...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Mes tensioneve dhe përplasjeve të protestës, një efektiv policie ka ndërhyrë për të shpëtuar një djalë t&...
Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mb&...
Një 11-vjeçar i identifikuar me emrin Bardhi raportohet se ka humbur gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë. Përmes n...
Protestuesit kanë hapur derën e Kryesisë së Kuvendit. Gjithashtu në hyrje të godinës është ndezur edhe zjarr. Prot...
Pamje shokuese vijnë nga protesta e studentëve te Ministria e Arsimit në Tiranë për shkak të sjelljes kafshërore dhe tejet ...
Për të dytën ditë radhazi studentët janë tubuar përpara Ministrisë së Arsimit (11:00), sot më të shumt&...
Astrit Idrizi, 35-vjeçari i arrestuar për zjarrin në banesat sociale në Shkozë ku humbën jetën dy të moshuar, dyshoh...
Tirana po përjeton orë kaosi, ndërsa protesta studentore është shoqëruar me një valë sulmesh, zjarresh dhe shkatërrimesh në disa zona të kryeqytetit.
Pas përplasjeve të forta përpara Kryeministrisë, protestuesit janë shpërndarë në grupe dhe kanë nisur të lëvizin në drejtime të ndryshme, duke goditur institucione shtetërore, biznese dhe objekte në hapësirat publike.
Situata është veçanërisht e tensionuar për shkak se incidentet nuk janë përqendruar më në një vend të vetëm. Grupe protestuesish po lëvizin nga një rrugë në tjetrën, ndërsa në disa prej zonave ku po shkaktohen dëme nuk raportohet për ndërhyrje të forcave të rendit.
Një nga sulmet më të fundit është regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë, ku protestuesit kanë thyer xhamat në katin e parë dhe kanë ndezur zjarr në godinë.
Më herët, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit, demonstruesit thyen derën hyrëse, hynë në ambientet e brendshme dhe nxorën objekte, të cilave u vunë flakën. Zjarri përfshiu gjithashtu katin e parë të Ministrisë së Financave.
As Kryesia e Kuvendit nuk i ka shpëtuar sulmeve. Protestuesit kanë thyer derën e institucionit dhe kanë ndezur zjarr në hollin e godinës.
Përpara Kryeministrisë, situata u përshkallëzua me hedhje gurësh, barrikada në bulevard dhe përplasje me policinë. Një grup protestuesish depërtoi brenda rrethimit të godinës së qeverisë, ku pemët u përfshinë nga flakët dhe zjarri mori përmasa të mëdha.
Në atë zonë, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion, por pas shpërndarjes së protestuesve në drejtime të ndryshme, sulmet ndaj godinave dhe bizneseve kanë vijuar.
Te Piramida u thyen xhamat e bizneseve në katin e parë dhe u ndezën zjarre, ndërsa flakët përfshinë edhe tabelat reklamuese.
Bizneseve u është vënë flaka edhe në katet e poshtme të kullave përballë Kryeministrisë, duke krijuar rrezik për përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të ndërtesave.
Në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmuan filialin e Iute Credit, duke dëmtuar ambientet dhe duke ndezur zjarr. Në të njëjtën zonë u dogjën kosha mbeturinash, dyshekë dhe stola të marrë nga hapësirat publike.
Ndërsa sulmet vijojnë në disa pika të kryeqytetit, mungesa e ndërhyrjes policore në vendet ku po ndodhin incidentet e fundit ngre pikëpyetje për mënyrën se si po menaxhohet situata.
Megjithëse më herët policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në disa nga episodet e fundit protestuesit kanë arritur të dëmtojnë godina dhe të ndezin zjarre pa u penguar në momentin e sulmeve.
Ende nuk ka një bilanc të plotë të dëmeve materiale apo të personave të lënduar gjatë incidenteve të kësaj të mërkure.
Nga ministritë te Kryesia e Kuvendit, nga Kryeministria te Piramida dhe bizneset private, sulmet janë shtrirë në disa zona të Tiranës, ndërsa situata mbetet tepër e tensionuar.
Protesta në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione dhe dëmtime të pronës private. Këtë herë, protestuesit kan&...
Nga Andi Bushati Manifestimet e forta të dy ditëve të fundit, që të kujtojnë një miniaturë të ngjarjeve të vi...
Situata vijon të jetë e tensionuar në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën dy kamionçinave të Bashkis&...
Protestuesit i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Drejtësisë. Studentët u zhvendosën nga Kryeministria dhe Bulevardi ...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar për protestat studentore që kanë përfshirë Tiranën dhe thotë se vendi ë...
Rrjeti më i madh televiziv në Amerikë, FOX NEWS, ka publikuar pamje nga protestat në Shqipëri. Moderatori i njohur, Bill Hemmer ka kom...
Tifo-grupe të Tiranës i janë bashkuar protestës së studentëve në kryeqytet kundër qeverisë së kryeministrit Ed...
Pas përplasjeve të dhunshme pranë Kryeministrisë dhe Piramidës, protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Parlamenti...
Sipas të dhënave nga Spitali Universitar i Traumës (QSUT), aktualisht në urgjencë po marrin trajtim 3 protestues dhe 4 efektivë po...
Protesta studentore në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish po sulmon bizneset që ndodhen t...