Gazetari Klodian Tomorri u shpreh se, vendimi i fundit i Edi Ramës dhe PS-së për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pritet të kenë pasoja serioze për procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Europian.
I ftuar në SYRI TV, ai paralajmëroi se Shqipëria mund të përballet me bllokime në të ardhmen, edhe pse ato mund të mos jenë të menjershme dhe të dukshme.
Sipas Tomorrit, nuk pritet që Komisioni Europian të reagojë në mënyrë dramatike duke shpallur publikisht bllokimin e integrimit të Shqipërisë. Megjithatë, ai theksoi se pasojat mund të shfaqen më vonë gjatë procesit të vendimmarrjes në BE.
Gazetari paralajmëroi se vende të rëndësishme të BE-së, përfshirë Gjermania, mund të vendosin veto në procese të caktuara të negociatave, duke rrezikuar avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit.
Tomorri theksoi gjithashtu se anëtarësimi në BE është jetik për qytetarët shqiptarë, pasi lidhet me përmirësimin e standardeve të jetesës, të lirisë dhe të shërbimeve publike sipas modelit europian.
‘Unë nuk pres që Komisioni Europian të dali me shpatë dhe të thojë , të thotë që shiko tani Shqipëria, integrimi i Shqipërisë u bllokua, Shqipëria përjashtohet, sepse këta burokratët e Brukselit Edi Rama i sistemon kollaj dhe e kemi parë ne këtë në gjithë këtë historik. Por ky është një vendim dhe një veprim i cili qartazi e ka shkëputur Shqipërinë nga treni për në Bashkimin Europian, sepse do të ndodhi ajo që ne e dimë, pra do të ndodhin vetot.
Gjermania sigurisht ka për të, ka për të vendosur veto për proceset integruese të Shqipërisë dhe shqiptarët duhet të kuptojnë diçka. Pra, kjo është një bombë që nuk do shpërthejë me zhurmë, që ta dëgjojnë të gjithë që u bllokua, por do shpërthejë kur të vijë momentet për të votuar, kur të vijnë dhe rrezikon ta lërë vendin , që vendi të humbasë trenin e anëtarësimit.
Madje Edi Ramës nuk ka çfarë i duhet integrimi, sepse ai sigurisht që ai i ka kaluar standardet e Bashkimit Europian, ai është në rangun e sheikëve, ndoshta dhe më lart. Dhe nuk i duhet atij.
Anëtarësimi në Bashkimin Europian është për qytetarët shqiptarë, që të, që të kenë, që të kenë standardet e jetesës të Bashkimit Europian, që të kenë standardet e lirisë të Bashkimit Europian, që të kenë standardet demokratike të Bashkimit Europian, që të marrin shërbime publike si qytetarët e Bashkimit Europian e kështu me radhë.
Dhe pse është e rrezikshme e gjitha kjo që ka ndodhur? Është e rrezikshme edhe për një fakt tjetër. Ishte krijuar një klimë pozitive për procesin e anëtarësimit dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Për një sërë faktorësh gjeopolitikë.
Mund të ndodhë që kjo klimë pozitive mund të ndryshojë shumë shpejt. Dhe ne, historia na ka treguar që oreksi i, i, po themi, oreksi i Bashkimit Europian për zgjerim ndryshon, ndryshon në mënyrë të shpeshtë dhe nga një ekstrem mund të shkojë në ekstremin tjetër.
Imagjino çfarë ndodh që nëse ti humb trenin tani që e ke mundësinë dhe më pas klima për zgjerimin nuk është pozitive, do të duhet të presësh vite dhe dekada të të vijë radha sërish që të mund të anëtarësohesh në Bashkimin Europian. Pra ky, kjo është pasoja e madhe e këtij veprimi apo këtij, po themi, e këtij sfidimi të Bashkimit Europian.
Dhe ne e kemi patur të qartë sepse delegacioni i Parlamentit Europian erdhi në Shqipëri e tha publikisht, ky është një test kritik për integrimin Europian. Pra nuk kishte, domethënë si rrallerë madje sepse unë nuk i kam falë, nuk i kam parë shpesh diplomatët e huaj apo politikanët që të flasin me gjuhë aq direkte. Këtu mesazhi ishte i drejtpërdrejtë, i qartë, që ky është një test kritik. Dhe tani ne këtë test kritik e kaluam me sukses, siç e pamë’, ironizoi gazetari Tomorri.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Mars19:08
“Gjermania më e ashpra nga vendet e BE”, media gjermane: Ministrat e akuzuar për korrupsion të hetohen pa vonesa nga SPAK
Nga Milan Nič & Nikola Xaviereff – Internationale Politik Quarterly
Zgjerimi është rikthyer si një përparësi...
POLITIKE
12 Mars18:41
“Brukseli paralajmëron pasoja”/ Politico: Rama mbron Ballukun nga arrestimi pas akuzave për 200 mln euro abuzime
Parlamenti i Shqipërisë votoi të enjten kundër heqjes së imunitetit për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cil...
POLITIKE
12 Mars18:05
“Nuk do lejojmë asnjë kalë Troje në BE”/ Deklarata e Marta Kos: Duhen shtete me demokraci të forta, s’ka rrugë të shkurtra në reforma
“Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rus...
POLITIKE
12 Mars18:00
Ambasadorja e SHBA-ve në Athinë, vizitë misterioze në Kryeministri me Ramën! Pamjet virale
Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri. Në ambientet e godinës ...
POLITIKE
12 Mars17:49
'Votimi për Ballukun dëshmoi se SPAK i bindet Ramës'/ Strazimiri: Sot u varros zyrtarisht ajo që quhej drejtësia e re
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, reagoi pas votimit të shumicës socialiste në Kuvend lidhur me kërkesën e Struktur...
POLITIKE
12 Mars17:26
Mazhoranca nuk hoqi imunitetin e Ballukut/ Ambasada e Suedisë: Ndjekja penale e korrupsionit, kusht për integrimin
Ambasada e Suedisë ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku mazhoranca votoi kundër autorizimit të SPAK për të arr...
POLITIKE
12 Mars16:51
Meta mesazh Ramës nga salla e gjyqit: S’lëvizja me charter, as pija vera 33 mijë euro
GJKKO përmbylli seancën paraprake për Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë dhe t&eum...
POLITIKE
12 Mars16:05
Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër vendimit për Ballukun: Imuniteti nuk mund të bëhet mburojë ndaj drejtësisë
Në një deklaratë të përbashkët, një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar pas vendimit t&eum...
POLITIKE
12 Mars15:21
PS pengoi heqjen e imunitetit të Ballukut, Blushi: Sot në Kuvend shpërthyen ’82 bomba’ kundër Shqipërisë!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i cilësoi 82 votat e maxhorancës kundër arrestimit të B...
POLITIKE
12 Mars15:14
Kritikat e forta të Ambasadës Gjermane dhe Britanike, reagon Rama: Balluku nuk akuzohet për korrupsion!
Me anë të një postimi në X, kreu i qeverisë deklaroi se vendimi që mori sot Kuvendi ishte i drejtë, ndërsa theksoi se ...